EMRAT/ Arrestohet në Astir i kërkuari për drogë, babai në burg për rrëmbim dhe vrasje
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” u arrestua në zonën e Astirit, në Tiranë, Siçilian Cakraj, i dys...
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” u arrestua në zonën e Astirit, në Tiranë, Siçilian Cakraj, i dys...
Kanë kaluar katër vjet që nga vala e emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe, por reagimet e politikanëve të...
Kalimi drejt një vendi pune me pagë mbetet një mision i vështirë në Shqipëri, veçanërisht për personat e p...
Gazeta e njohur zvicerane ‘Tages Anzeiger’ publikoi një shkrim të gjatë në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri...
Pas ditëve të nxehta me temperatura mbi 40 gradë Celsius, fundjava do të kthehet në vlerat tipike të muajit gusht. Gjatë m...
Me qindra media në kontinentin tonë, por jo vetëm, vazhdojnë t’i bëjnë jehonë Revolucionit të Flamingove në...
“Kryeministri Edi Rama ndodhet në krizë imazhi dhe legjitimiteti”. Kështu është shprehur deputeti i Partisë Dem...
Këshilli Bashkiak i Selenicës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, ku në qendër të dis...
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka hapur një procedurë të re prokurimi me vlerë rreth 23 milionë dollarë për ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se partitë politike duhet të fillojnë diskutim...
Ish-boksieri nga Porto Riko, Prichard Colon ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare, 11 vite pasi një dëmtim i rëndë në tru e la në koma pas një ndeshjeje të diskutueshme në ring.
Lajmin e ka bërë të ditur babai i tij, Richard Colon, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Me keqardhje ju njoftoj për ndarjen nga jeta të djalit tim Prichard nga kjo botë. Tani ai është në një botë më të mirë”, shkroi babai i ish-boksierit, duke falënderuar të gjithë ata që e kishin mbështetur familjen me dashuri dhe lutje ndër vite.
Colon ishte një nga talentet më premtues të boksit profesionist. Para ndeshjes fatale, ai kishte një rekord prej 16 fitoresh dhe asnjë humbjeje, me 13 prej tyre të ardhura me nokaut.
Në vitin 2015, ai u përball me amerikanin Terrel Williams në një duel që do të ndryshonte përgjithmonë jetën e tij.
Gjatë ndeshjes, Colon u godit disa herë në pjesën e pasme të kokës, goditje që janë të paligjshme në boks. Boksieri portorikan i kërkoi arbitrit të ndërhynte, por përballja vazhdoi.
Në raundin e nëntë, Colon u rrëzua në tapet. Më pas ndodhi një konfuzion i madh, pasi ekipi i tij mendoi se ndeshja kishte përfunduar dhe i hoqi dorezat. Megjithatë, arbitrat e shpallën Colon të skualifikuar. Gjendja e tij u përkeqësua menjëherë pas përballjes. Ai u dërgua në dhomën e zhveshjes, ku filloi të vjellë dhe më pas humbi ndjenjat.
Në spital, mjekët konstatuan një hematomë subdurale, një grumbullim gjaku në tru që shkakton presion mbi trurin. Colon iu nënshtrua një operacioni urgjent për të reduktuar ënjtjen e trurit dhe për të hequr hematomën. Pas ndërhyrjes, ai ra në koma, e cila zgjati 221 ditë.
Pas zgjimit nga koma, Colon mbeti në një gjendje vegjetative dhe nuk ishte në gjendje të komunikonte normalisht. Për të komunikuar, ai kishte nevojë për ndihmën e një kompjuteri.
Gjatë gjithë këtyre viteve, kujdesi për të u mor nga familja e tij, e cila qëndroi pranë tij deri në momentet e fundit.
Para se të bëhej profesionist, Colon kishte spikatur edhe në boksin amator, duke fituar tituj kombëtarë në kategoritë 141 dhe 152 paund. Ai tentoi të siguronte një vend në Lojërat Olimpike të Londrës 2012 përmes turneut paraolimpik në Brazil, por u eliminua në raundin e parë.
Po atë vit vendosi të kalonte në boksin profesionist. Debutimin e zhvilloi në shkurt 2013 dhe më pas regjistroi 16 fitore radhazi në pak më shumë se dy vite.
Humbja ndaj Terrel Williams ishte e vetmja disfatë në karrierën e tij profesionale.
Ndeshja miqësore e Costa del Sol midis Malagas dhe Fulham përfundoi në një mënyrë të pazakontë dhe kjo po bën tashm...
Diant Ramaj është pranë rikthimit te Kopenhagen, klub ku portieri me origjinë shqiptare ka luajtur më parë në formë huaz...
Egnatia zbret në fushë për ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Ligës së Europës, ku do të përb...
Tottenham ka bërë një lëvizje të fortë për transferimin e Savinhos, duke i dorëzuar Manchester Cityt një ofertë...
Dushan Vlahoviç ka mbyllur aventurën me Juventusin dhe do të vijojë karrierën në Turqi, te Beshiktashi. Klubi turk ka zyrtarizua...
Ruben Amorim u ka bërë të ditur tre lojtarëve të Milanit se janë të lirë të largohen nga klubi gjatë kësa...
Lionel Messi u rikthye në fushë për Inter Miamin të mërkurën, duke u aktivizuar në pjesën e dytë të sfid&eum...
Superkupa e Greqisë në futboll ka parë dy lojtarë të Kombëtares shqiptare në fushën e lojës, por ai që ka fe...
Ish-futbollisti me origjinë nga Vlora, Agim Bubeqi është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare, duke shënuar...
Paris Saint-Germain dhe Aston Villa përballen sot në Salzburg për trofeun e Superkupës së Europës, në një duel që v...