Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet
Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri është rritur më shumë se dyfishi në gjashtë vit...
Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri është rritur më shumë se dyfishi në gjashtë vit...
DashiDite e mire kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. ritet qe gjithçka t’iu eci si e kishin ëndër...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shprehur gatishmërinë për të zhvilluar një takim tripalësh me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe presidentin kinez, Xi Jinping për të diskutuar çështjen e armëve bërthamore dhe mundësinë e pakësimit të tyre.
“Do të ishte një takim ku do të diskutohet rreth armëve bërthamore dhe eliminimit të tyre”, u tha Trump gazetarëve, kur u pyet për mundësinë e një takimi të tillë.
Sipas presidentit amerikan, një takim mes udhëheqësve të tri fuqive më të mëdha bërthamore në botë, ku do të diskutohet pakësimi i armëve bërthamore do të ishte një gjë shumë pozitive për botën.
Ai shtoi se ishte i gatshëm të punonte për realizimin e këtij takimi në çdo kohë.
Trump tha se gjatë bisedimeve do të ngrinte edhe çështje të tjera, përfshirë luftën në Ukrainë.
Takimi me Putinin dhe Xi Jinping mund të zhvillohet në nëntor, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), që do të mbahet në qytetin kinez, Shenzhen.
Gazeta “The Washington Post” raportoi se ideja për këtë takim ishte propozuar nga Putini.
Kina nuk ka konfirmuar ende nëse takimi do të zhvillohet. E pyetur sot për deklaratat e Trump, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning tha se për momentin nuk kishte informacione për të ndarë lidhur me këtë çështje.
Ukraina kundërshton bisedimet pa pjesëmarrjen e saj
Trump ka ashpërsuar deklaratat e tij ndaj Ukrainës, duke e akuzuar vendin, se nuk tregon mirënjohje dhe se nuk ofron asgjë në këmbim të mbështetjes amerikane, ndërsa vazhdon të mbrohet nga pushtimi rus në shkallë të gjerë, i nisur në shkurt të vitit 2022.
Nga ana e tij, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Trump se po mban një qëndrim në favor të Kremlinit dhe se po pakëson ndihmën amerikane për mbrojtjen e Ukrainës, si dhe mbështetjen në fushën e inteligjencës, informacionet e rëndësishme për sigurinë dhe lëvizjet ushtarake të Rusisë.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha paralajmëroi se një takim mes Rusisë, Kinës dhe SHBA-së, pa pjesëmarrjen e Ukrainës, do ta nxiste Moskën të vazhdonte luftën.
Paralajmërimi i tij vjen në një kohë kur Rusia po shton sulmet gjatë gjithë ditës dhe natës me dronë me motorë reaktivë, ndërsa Ukrainës po i pakësohen gjithnjë e më shumë kapacitetet e mbrojtjes ajrore, të përdorura për të zbuluar dhe rrëzuar raketat dhe dronët sulmues.
Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Sybiha tha se Putini nuk e meritonte të ulej në tryezën e negociatave.
“Ftesa e Putinit në një takim të tillë do të ushqente dëshirën e tij për t’u paraqitur si një figurë e rëndësishme dhe do t’i jepte një status që nuk e meriton. Ai nuk është një udhëheqës botëror, ai është një kriminel lufte”, deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas.
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka akuzuar Ukrainën se nuk i ka dhënë asgjë Amerikës në këmbim të mbështetj...
Vala e protestave të nxënësve, studentëve dhe mbështetësve të tyre tashmë është shtrirë nga Franca, Bel...
Deputetja e pavarur e Parlamentit federal të Australisë, Helen Haines, 65 vjeçe, ka humbur njërën këmbë pasi u përpl...
Gjatë një vizite në Izrael, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu n...
Autoritetet në shtetin amerikan të Floridës kanë lëshuar një urdhër-arrest për ish-udhëheqësin kuban Raul Cast...
Një valë e re sulmesh ruse goditi Ukrainën gjatë natës, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e 11 të tjer&e...
Franca po përballet me një valë protestash dhe trazirash, që ka detyruar autoritetet të marrin masa të jashtëzakonshme sigu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të hënën se dikush tjetër përveç presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, duhet t&...
Një shitës në qytetin e Nicës, në Francë, është bërë viral në rrjetet sociale, pasi u përpoq të...