SPORT

Vendosje e re dhe emra risi nga trajneri italian, “digjen” krahët! Si pritet Shqipëria me trajnerin Maran

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Maj 2026, 07:56

Vendosje e re dhe emra risi nga trajneri italian, “digjen”

Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin qershor dhe pas 3 vitesh të suksesshme me trajnerin Silvinjo në krye, kuqezinjtë do të paraqiten në këto takime me një trajner të ri. Rolando Maran është italiani që u zyrtarizua si trajner i kuqezinjve gjatë së martës, ndërkohë që menjëherë ka nisur nga puna për listën me lojtarët që do të grumbullojë për këto dy takime, të cilat janë dy teste në të cilën Maran do të takohet për herë të parë me futbollistët e skuadrës sonë. Në konferencën për shtyp, ai pranoi se disa i kishte ndjekur dhe fakti që shumë lojtarë shqiptarë luajnë në kampionatin italian, natyrisht që e bëjnë Maranin që të jetë më i njohur me to.

Veç trajnerit, Shqipëria mund të paraqitet edhe me një fytyrë të re në këto ndeshje duke qenë se Maran ka një tjetër fi lozofi që ndryshon shumë nga formacioni me të cilin Silvinjo luante. Dëshira e brazilianit, ishte që të kishte patjetër dy lojtarë krahu dhe i jepte shumë garanci mbrojtjes ku shpesh herë luante me 4-3-3, ku dy nga qendërmbrojtësit ishin më pranë mbrojtjes dhe vetëm njëri bëhej si urë lidhëse me sulmin, edhe pse jo mesfushor i avancuar në mënyrë direkte.

VENDOSJA E RE- Trajneri Rolando Maran ka si formacion të preferuar vendosjen 4-3-1-2, aty ku 4 mbrojtësit do të mbështeten edhe nga 3 mesfushorë të tjerë, të cilët do të kenë rolin e “6”- shit dhe mesfushorëve të krahëve, ndryshe nga Silvinjo që preferonte sulmuesit e krahut (uingera). Më i avancuar në mesfushë, pritet të jetë një tjetër lojtar që do të ketë rolin e organizatorit si 10-sh, që do të bëjë edhe lidhjen mes mesfushës dhe sulmit, ndërkohë që sulmi pritet të përbëhet nga dy pyka, vendosje të cilën Silvinjo nuk e kishte preferuar kurrë. Madje, edhe në rastet kur kuqezinjtë kishin vetëm një pozicion sulmuesi pykë, shpesh herë Silvinjo kishte dëshirë të eksperimentonte, ashtu siç bëri në ndeshjen e fundit ku titullar e nisi Nedim Bajrami, i cili humbi edhe një rast të artë që i kushtoi Shqipërisë kualifi kimin për në Botëror. Me vendosjen e re që Maran do të ketë, shumë nga lojtarët aktualë mund të përfundojnë jashtë planeve edhe pse ndoshta në Ligën e Kombeve dhe në këto miqësore mund të mbahet e njëjta listë, me ndryshime të pakta. Mbrojtja dhe sulmi pritet të ketë ndryshime të vogla dhe ndoshta vetëm risi të lojtarëve ndërkohë që në mesfushë mund të ketë ndryshimet më të mëdha, duke qenë se veç mesfushorëve me tipare mbrojtëse, tashmë duhen edhe mesfushorë krahu, por jo të avancuar siç i kishte trajneri brazilian.

FORMACIONI I MUNDSHËM- Me ardhjen e trajnerit Maran, pritet që Shqipëria të jetë në mbrojtje më solide. Në mbrojtje, me shumë gjasa mund të rikthehet titullar Ismajli duke qenë se aktivizohet në Serinë A italiane dhe Maran si trajner italian, poadyshim që do t’i japë prioritet lojtarëve që aktivizohen atje. Me përjashtim të Mitajt nga e majta që aktivizohet në Arabi, tre të tjerët janë nga kampionati italian me Hysajn në të djathtë dhe Gjimshitin e Ismajlin në qendër të mbrojtjes. Edhe në mesfushë, pritet që të ketë ndryshime, ku në rreshtimin me 3, mund të ketë sërish fanellë titullari për Asllanin, i cili me shumë gjasa do të ketë si shokë reparti lojtarë si Ylber Ramadani që gjithashtu aktivizohet në Serinë A, si edhe Qazim Laçi që po bën shumë mirë në kampionatin turk. Titullar mund të qëndrojë ndoshta Nedim Bajrami në rolin e mesfushorit të avancuar, por ka shumë gjasa që të zërë një vend në formacion edhe Ernest Muçi si sulmues i dytë ose si mesfushor i avancuar dhe Bajrami të kthehet në mesfushë, si mesfushor i djathtë. Në sulm, alternativat janë të shumta dhe në këtë moment, mund të ketë një fanellë titullari për Brojën dhe Uzunin, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që Daku të zërë vend duke qenë se është rikthyer në kampionatin rus si protagonist.

TË PENALIZUARIT- Vendosja e re e Shqipërisë mund të penalizojë disa futbollistë që me Silvinjon kanë qenë protagonistë, por në krahun tjetër mund t’i hapë rrugë edhe shumë lojtarëve të rinj. Kështu, sulmuesit e krahut, mund të jenë alternativa për pozicionet e mesfushorit të krahut, por do të duhet të jenë më larg me portën. Ai që pritet ta vuajë më shumë diçka të tillë, është padyshim Arbër Hoxha i cili me Silvinjon kishte vendin e tij si sulmues i krahut të majtë. Nga ana tjetër, Silvinjo fi llimisht përdorte Asanin e më pas Brojën, teksa në këtë moment, Broja mund të përfundojë në rolin e tij natyral ndërsa Asani jashtë planeve të trajnerit të ri.

AFRIMET E REJA- Duke qenë njohës i mirë i futbollit italian, nuk përjashtohet mundësia që në këto ndeshje, Maran të provojë edhe dy sulmuesit nga Seria B, Kristian dhe Stiven Shpendi të cilët po bëjnë shumë mirë me Çezenën dhe Empolin. Pjesë e kuqezinjve mund të konfi rmohet Anis Mehmeti që ishte me skuadrën edhe në “play off”, ndërkohë që pritet të ketë edhe risi të tjera në Ligën e Kombeve, megjithëse koha për të eksperiemntuar nuk premton shumë. Presidenti Duka kërkoi vendin e parë në Ligën e Kombeve, në një grup të lehtë në letër për kuqezinjtë, por veç vendit të parë, Maran duhet të ketë edhe një ide të qartë për lojtarët që do të grumbullojë për ndeshjet kualifi kuese të Europianit të ardhshëm.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan