Ulen temperaturat, shi në disa zona! Njihuni me parashikimin e motit për sot
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe t&e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe t&e...
Dashi Gjatë ditës mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në rutinën tuaj. Sa i përket punës, ...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Në prag të sfidës kualifikuese ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, mesfushorët Qazim Laçi dhe Juljan Shehu dolën sot në një konferencë për media, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.
Të dy futbollistët theksuan rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe u shprehën se ekipi do të hyjë në fushë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv.
Julian Shehu tha se pavarësisht presionit që ka kjo ndeshje, të gjithë djemtë janë futbollistë profesionistë dhe nënvizoi se dëshira e të gjithë skuadrës është të vazhdojë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026.
Si e ndjen këtë ndeshje, duke pasur parasysh edhe presionin që ka? – Ne jemi futbollistë profesionistë. Për ne, presioni është gjë normale. Është një ndeshje pa dyshim e rëndësishme për ne, por ne do të shkojmë aty për të marrë maksimumin e mundshëm.
Si përjetohet kjo ndeshje, duke pasur parasysh edhe ndryshimin e stadiumit dhe bisedat e para mes lojtarëve? – Kjo nuk është çështje që na takon ne. Për ne është e rëndësishme që të gjithë të jemi të fokusuar dhe të përqendruar te objektivi që kemi për këtë ndeshje. Do të shkojmë aty për të dhënë maksimumin tonë, për të marrë tre pikët. Kjo është më e rëndësishmja për ne. Nuk kemi folur akoma me çunat, sepse nuk jemi grumbulluar të gjithë. Jemi shumë pak lojtarë për momentin. Për ne është e rëndësishme, pavarësisht stadiumit dhe fushës, të shkojmë aty dhe të marrim maksimumin.
Sfida kundër Serbisë, finale që na çon më afër Botërorit? – Kjo është ndeshje e rëndësisë shumë të madhe për ne, për vetë faktin se nga kjo ndeshje besoj se vendoset edhe vazhdimësia e objektivit që kemi për të shkuar në Botëror. Është ndeshje decizive për objektivin që ne kemi, prandaj jemi shumë të përqendruar që të marrim maksimumin dhe të vazhdojmë ëndrrën që kemi për të shkuar në Botëror.
I keni marrë “vendin” Ramadanit në Kombëtare. Keni folur me të? Çfarë komenti ka? – Në Kombëtare jemi të gjithë për të bërë më të mirën, pavarësisht se kush e nis si titullar. Këto janë çështje që i vendos trajneri. Ne jemi këtu për të bërë më të mirën dhe për të dhënë maksimumin për Kombëtaren. Me Ramadanin jemi shokë, kemi marrëdhënie shumë të mirë dhe e mbështesim njëri-tjetrin, pavarësisht se kush luan.
A mund të sjellësh në Kombëtare atë që po bën në skuadër? – Kam sjellë versionin më të mirë timin te Kombëtarja, pavarësisht pozicionit dhe taktikave, dhe do të vazhdoj të bëj më të mirën time për Kombëtaren.
Qazim Laçi u shpreh se skuadra është gati dhe e motivuar për të dhënë maksimumin në përballjen ndaj Serbisë, me synimin për të mbajtur gjallë ëndrrën e Botërorit.
Sa e vështirë është të ruash balancën emocionale me atë profesionale? – Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Është ndeshje vendimtare. Ne jemi profesionistë. Jemi mësuar me presionin, secili te ekipi i vet. Objektivi është të marrim 3 pikët, për ëndrrën tonë për të shkuar në Botëror. Kështu duhet ta përgatisim, pra të marrim fitoren.
Keni kapur formën optimale, a do ta japësh ti asistin për golin ndaj Serbisë? – Kur je me Kombëtaren duhet të japësh më shumë, pasi e ke detyrim sepse përfaqëson kombin. Kam dhënë maksimumin me Shqipërinë për të marrë fitore dhe kështu do të vazhdojë. Shpresoj për një fitore në Serbi.
Si përjetohet një ndeshje e tillë? – Jam dakord me ju, do të ketë shumë emocione kjo ndeshje. Si profesionistë duhet të jemi të qetë, të kemi përqendrim dhe të shikojmë çdo detaj. Pikërisht kjo pikë do të bëjë diferencën. Aty do të fokusohemi për të marrë tre pikët.
Kush do të jetë çelësi i ndeshjes? – Nga ana jonë, ndeshjet i shkojmë me kë kundërshtar luajmë. Kundërshtari që kemi përballë është i fortë. Në takimin e parë në “Air Albania” treguam se presionin e evituam. Treguam se kishim mundësi ta fitonim, pavarësisht se doli barazim. Nga ana jonë, duhet të jemi të përqendruar. Detajet do të bëjnë diferencën. Të dyja ekipet do të jenë të mbyllura, si ndeshja e parë. Por ne e kemi në dorën tonë. Do të futemi që në minutën e parë për të marrë tre pikët.
Luajmë në një stadium me kapacitet të reduktuar dhe Serbia nuk ndodhet në kushtet më të mira, si i shikoni shanset për fitore? – Statistikat janë për ju, ne presim një ndeshje të fortë. E dimë që Serbia luan në shtëpinë e saj. Do të përgatitemi për të marrë 3 pikët. Do të jetë vendimtare për ëndrrën e Botërorit.
Kombëtarja U-19 nis sot grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore kundër bashkëmoshatarëve të Irlandës...
Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 6-të të Abissnet...
Barcelona luan sot një ndeshje të komplikuar në transfertë ndaj një rivali historik si Sevilja, me shpresën që të dal&eu...
Trajneri Silvinjo dhe Kombëtarja Shqiptare do të vuajnë mungesën e futbollistit Ardian Ismajli. Pavarësisht dëmtimit të p&eu...
Teuta ka siguruar një fitore 1-0 përballë Bylisit në javën e 6-të të “Abissnet Superiore”, duke u pozicionuar n&e...
Shqipëria do përballet me Serbinë në Leskovc mbrëmjen e 11 tetorit, në kualifikueset për botërorin, një nga ndeshje...
Humbja me shifrat 0-3 në derbin përballë Tiranës, ka vënë në lëvizje drejtuesit e Partizanit. Vetëm disa orë m...
Real Madrid është rikthyer te fitorja në kampionat. Madrilenët fituan 3-1 ndaj Villarreal, në stadiumin "Santiago Bernabeu". Pas pjes&...
Albina Drazhi është mundësja shqiptare që arriti të fitojë medaljen e Bronzit në turneun ndërkombëtar “Valmar...
Shqipëria do të ketë një përballje historike me Serbinë, më 11 tetor. Në Leskovac do të kërkohet fitorja, p&...