SOCIALE

Hija e D'Alemas?/ Rama i fal Pashalimanin një biznesmeni italian nën hetim nga prokuroria

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Shtator 2025, 16:20

Hija e D'Alemas?/ Rama i fal Pashalimanin një biznesmeni italian

Nga Klodian Tomorri

Ndërsa shqiptarët u dehën një ditë më parë me propagandën se si një algoritëm i pakorruptueshëm do t'i jepte fund hajdutërisë me tenderat publik dhe kryeministri kapi faqet e para të mediave ndërkombëtare për idenë e tij gjeniale, në krahun tjetër biznesi, ose më mirë plaçkitja, vazhdon si zakonisht.

Komiteti i Investimeve Strategjike i drejtuar nga Edi Rama ka marrë vendim që t'i japë 25 hektarë nga baza e Pashalimanit një biznesmeni italian që aktualisht po hetohet nga prokuroria italiane për falimentim mashtrues me dëm mbi 20 milionë euro. Biznesmeni quhet Dante Mazzitelli, një ndërtues nga bari, që njëkohësisht është edhe pronari i televizionit Telebari.

Në qershor të vitit 2021, Mazzitelli themeloi në Shqipëri një kompani të quajtur Meta Resorts Albania. Kompania i kishte vënë syrin një nga perlave më të lakmuara të bregdetit shqiptar, Pashalimanit. Dhe e arriti.

Javët e fundit, Komiteti i Investimeve Strategjike, miratoi statusin e investitorit strategjik të kompanisë Meta Resort Albania duke i dhënë biznesmenit italian 25 hektarë tokë shtetërore, në një zonë e cila mbrohej nga disa ligje njëkohësisht. Kjo në foto është zona që i falet kompanisë.

Hija e D'Alemas?/ Rama i fal Pashalimanin një biznesmeni italian

Rrethuar me te kuqe, zona ku shtrihet resorti

Në vendimin për miratimin e statusit, zbulohen detajet e një rrëmbimi, i cili nuk pyet as për prona ushtrie dhe as për monumentet e kulturës.

Begaj e nxorri nga plani i përhapjes

E gjithë zona e ngjyrosur me rozë, të verdhe dhe të kuqe ka qenë pjesë e bazës së Pashalimanit, një territor prej 114 hektarësh. Pjesa e mesit, ajo e ngjyrosur me të verdhë, është kantieri i anijeve. Por në shkurt të këtij viti, përmes një dekreti sekret, presidenti Bajram Begaj ka hequr nga Plani i Përhapjes së Forcave të Armatosura, të gjithë sipëraqen e rrethuar me vijën e kuqe.

Hija e D'Alemas?/ Rama i fal Pashalimanin një biznesmeni italian

Rrethuar me te kuqe, siperfaqja e nxjerr nga Plani i Perhapjes ne shkurt nga Begaj

Bëhet fjalë për një sipërfaqe mbi 70 hektarë. Resorti, që do të ndërtojë italiani, gjendet në kodrën që duket në foto dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 25 hektarësh.

"Gjurma e synuar, përveç që mbrohet nga legjislacione të posaçme, është gjithashtu pjesë e listës së inventarit të pronave në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes. Gjurma prek pronën nr.1314, me emërtim “Ish Flotilja Detare Jugore”, Pashaliman, Vlorë, por nuk bën pjesë në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes së Forcave të Armatosura, miratuar me Dekretin e Presidentit të Republikës, nr. 24, datë 03.02.2025," thuhet në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike.

Hija e D'Alemas?/ Rama i fal Pashalimanin një biznesmeni italian

Pjese nga vendimi per Statusin Strategjik

Resorti do të ngrihet mbi disa objekte të rëndësishme ushtarake, siç konfirmon edhe vet vendimi i Statusit Strategjik.

Brenda zonës së synuar për investim, ndodhet objekti nr. 25, që përdoret nga Komanda e Forcës Tokësore, N/Stacioni dhe Kabina Elektrike, nga e cila furnizohet me energji elektrike Baza Detare e Pashalimanit si dhe është në përdorim të përbashkët rrugëkalimi kryesor për në Kantierin e Ndërtimit dhe Riparimit të Anijeve (KNRA), Distriktin Detar Jugor (DDJ) dhe tek subjektet private që kryejnë aktivitete të ndryshme, në gadishullin e Karaburunit," thuhet në vendim.

Por kapacitetet mbrojtëse të vendit janë të parëndësishme përballë oreksve të papërmbajtura. Presidenti i vendit, njeriu që duhet të garantojë operacionalitetin e Flotës Detare, bën noterin e tjetërsimit të pronave për ndërtim resortesh dhe firmos pandalim dhe fshehurazi nxjerrjen e pronave të ushtrisë nga Plani i Përhapjes.

Për më tepër, për këtë sipërfaqe ka një kallëzim në SPAK nga ish zv/komandanti i Flotës, Artur Meçollari, i cili kishte parandjerë rrëmbimin e pronës që në vitin 2016, kur përmes një truku Baza e Pashalimanit u nda në katër prona, duke e rrudhur sipërfaqen e saj në vetëm 14 hektarë. 

Zonë e Mbrojtur

Por tjetërsimi i pronave të ushtrisë nuk është problemi i vetëm ligjor i resortit. E gjitha gjurma e resortit shtrihet në një zonë të mbrojtur të kategorisë së parë. "Gjurma e synuar i mbivendoset qytetit antik të Orikumit, dhe Lagunës në juglindje të tij. Qyteti Antik Orikut është shpallur Park Arkeologjik. Ky i fundit ka statusin Monument Kulture Kategoria I," pranohet në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike.

Përtej kësaj, gjurma prek edhe Kepin e Shën Gjergjit, i cili bën bën pjesë në zonën e mbrojtur Rezervat Natyror i Menaxhuar (RNM) "Karaburun" (kategoria IV).

Por pavarësisht të gjitha këtyre ndalesave ligjore, Komiteti i Investimeve Strategjike nuk ka hezituar fare duke e miratuar projektin. "Në përfundim, pasi u njoh me gjithë dokumentacionin e nevojshëm, Komiteti i Investimeve Strategjike vendosi Miratimin e Statusit “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Asistuar” për projektin e investimit “Pashaliman Laguna Eko Resort”, me subjekt “Meta Resorts Albania" thuhet në vendim.

Hija e D'Alemas

Vite më parë, mediat në Itali shpërthyen një polemikë të vërtetë teksa publikuan një foto të ish kryeministrit Massimo D'Alema me pushime në Saint Moritz. Në foto shfaqej D'Alema, Dante Mazzitelli dhe bashkëshortet e tyre.

Hija e D'Alemas?/ Rama i fal Pashalimanin një biznesmeni italian

D'Alema dhe Mazzitelli me bashkeshortet me pushime ne Saint Moritz

Në atë kohë, gazetat shkruanin se D'Alema kishte qenë për pushimet dimërore në hotel Bernina, që zotërohet pikërisht nga Dante Mazzitelli dhe familja e tij. Nuk dihet nëse pas suksesit të biznesmenit italian për të marrë një nga zonat më të bukura, por njëkohësisht edhe më të vështira dhe thuajse të pamundura ligjërisht, i dedikohet D'Alemas.

Verën e vitit të kaluar, mediat italiane publikuan një lajm se D'Alema kishte synim ndërtimin e një resorti në bregdetin shqiptar të Vlorës.

"Prej disa kohësh në Tiranë po qarkullojnë zëra për aktivitetet e ish-kryeministrit italian në atë vend. Disa nga këto kanë të bëjnë me përpjekjen për të bashkuar një konsorcium sipërmarrësish italianë për të marrë pjesë në një tender të nënshkruar nga presidenti shqiptar Edi Rama për ndërtimin e një fshati të madh turistik në zonën e Vlorës pak kilometër larg aeroportit të ri i cili duhet të hapet gjatë vitit 2024," shkruante asokohe Open e Enrico Mentanas.

Por lajmi u mohua nga kontabilistja e D'Alemas në Tiranë, një person i quajtur Majlinda Haloçi. E megjithatë një italian mbi në Pashaliman duke përlarë perlën e bregdetit shqiptar, falas.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan