8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Një propozim i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) pritet që të lehtësojë ndjeshëm punëdhënësit dhe punëmarrësit, që i paguajnë sigurimet në bazë të pagës maksimale, pasi rritja e pagës minimale do të shoqërohet me një rritje shumë më të ulët sesa deri tani të pagës maksimale.
Në mbledhjen e fundit të datës 21 qershor, Këshilli i Ministrave ka miratuar një ndryshim në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilit:
Në nenin 10, “Masa e kontributeve”, bëhen shtesat e mëposhtme:
Deri tani, paga maksimale rritej me të njëjtën përqindje që rritej ajo minimale. Psh, kur paga minimale nga 1 prilli u rrit nga 34 mijë lekë në 40 mijë lekë, apo me 17.6%, paga maksimale, që ishte deri në fund të marsit 149,954 lekë u rrit me po me 17.6%, duke arritur në 176,416 lekë.
Pra, ndërsa paga minimale në vlerë u rrit me 6 mijë lekë, ajo maksimale u rrit me rreth 26.5 mijë lekë, duke rënduar ndjeshëm si punëdhënësit ashtu dhe punëmarrësit.
Ndërsa me propozimin e ri, nëse paga minimale rritet me 5 mijë lekë, po me 5 mijë lekë që do të rritet dhe ajo maksimale.
Astrit Hado, drejtor i ISSH-së tha për Monitor se propozimi u bë pasi rritja në mënyrë agresive e pagës minimale dhe çdo rritje e ardhshme pagës minimale e rriste shumë dhe pagën maksimale.
P.sh., kur paga minimale të shkojë 45 mijë lekë vitin e ardhshëm, sipas planit të qeverisë, me një rritje prej 12.5%, ajo maksimale sipas ligjit aktual pritet të shkojë në gati 200 mijë lekë.
Duke pasur parasysh se rritja e pagës minimale pritet të vazhdojë Hado tha se “kemi propozuar ta bëjmë me vlerë absolute deri në një vit të caktuar”.
Pra kur paga minimale nga 40 mijë lekë të bëhet 45 mijë lekë, paga maksimale do të rritet me vetëm 5 mijë lekë, nga 22 mijë lekë që do të shtohej nëse do të vazhdohej me formulën e vjetër.
Kur do të hyjë në fuqi?!
Nga 1 prilli, bizneset kanë paguar sigurimet e punonjësve për pagën maksimale prej 176,416 lekë. Ndonëse vendimi i qeverisë parashikon se ndryshimi ligjor i shtrin efektet nga 1 prilli 2023, Hado thotë se propozimi i tyre ishte bërë që në shkurt, me shpresë që do të miratohej deri në 1 prill.
Tashmë ndryshimi ligjor do të kalojë në komisionet parlamentare dhe shpresohet që të miratohet në Kuvend deri në datën 31 korrik. Si rrjedhojë duhet e vështirë që ligji të ketë efekte prapavepruese dhe me shumë mundësi do të hyjë në fuqi në momentin që do të bëhet rritja e ardhshme e pagës minimale.
Deri në fund të marsit, sipas të dhënave nga tatimet kishte 23,862 të punësuar, që paguanin sigurime për pagën maksimale prej 149,954 lekë. Hado thotë se ky numër u ul pas rritjes së pagës maksimale, por pritet të shtohet sërish pas ndryshimeve të pagave në administratën shtetërore./Monitor
U bë kohë që reperët Mozzik me Loredana përfliten për një ribashkim të tyre. Loredana ka publikuar së fundmi k&e...
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj celebruan disa ditë më parë dashurinë e tyre në martesë. Çifti të cilët zgjod...
Duhet pranuar se Valbona Mema ka qenë dhe është mbështetësja më e madhe e Luizit. Madje brenda “BBV” asokohe u p&eum...
Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri është kritikuar nga ndjekësit e saj pas një postimi që ajo ka bërë së fundmi...
Floku i bukur aq sa është gjenetike po aq rol luan edhe mënyra se si kujdesemi për to. E nëse doni një mënyrë të...
Një video e fundit e aktores Arjola Demiri ka irrituar tej mase ndjekësit e saj. Aktorja shfaqet në kishë, e veshur me një fustan t&...
SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max u përball me një situatë të paprecedentë në koncertin në Los ...
TIRANË- Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike Petrit Ahmeti tha sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese...
Në Shqipëri, çmimet ishin sa 61.3% e mesatares së Bashkimit Europian, sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT. Ndë...
Vera sjell aventura, dashuri dhe momente të paharrueshme. Për disa shenja të zodiakut, java e tretë dhe e fundit e qershorit 2023 do t&eum...