SOCIALE

Pse ‘Ligji i Pasqyrës’ konsiderohet si rregulli ‘magjik’ për të zgjidhur problemet

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Prill 2023, 12:41

Pse ‘Ligji i Pasqyrës’ konsiderohet si rregulli

Ligji i Pasqyrës na tregon se origjina e ndjenjave tona negative ndaj një personi të veçantë qëndron në zemrën tonë dhe jo në tjetrin. Me fjalë të tjera, ai na mëson se ndjenjat janë të lindura brenda nesh, dhe kjo është arsyeja pse jemi përgjegjës për menaxhimin e besimeve tona, ideve tona dhe mendimet e këqija që kemi formuluar mbi të tjerët.

Sepse zemërimi, zakonisht, është i drejtuar kah vetvetja, dhe jo tek tjetri. Me fjalë të tjera, gjithçka fillon dhe përfundon brenda vetes sonë; është ky projeksion që ka luajtur me mendjen tonë, sikur realiteti ynë të ishte një pasqyrë, që na jep mbrapsht imazhin që po gjenerojmë.

Yoshinori Noguci, në librin e tij të quajtur Ligji i Pasqyrës, tregon një histori të bukur dhe emocionale, që na prek dhe na jep mundësinë për të integruar këtë ide, në jetën tonë të përditshme.

Ky autor na vendos përpara një pasqyre për të na bërë të ballafaqohemi me brendësinë tonë, ose me origjinën e gjithçkaje që na ndodh në jetë. Në këtë drejtim, Jung do të thoshte “ajo që ti mohon të nënshtron, ajo që pranon të transformon”.

Ajo që na irriton tek të tjerët, është ajo që mohojmë për veten

Ne duhet të shqyrtojmë gjërat që na shqetësojnë tek të tjerët. Pse urrejmë komentet e vëllait tonë gjatë drekave familjare? Pse nuk mund të arsyetojmë më, kur jemi në shoqëri të kunatës? Pse nuk durojmë dot, kur nuk na mbështesin atëherë kur ne duam?

Për të analizuar të gjitha këto, ju duhet të bëni një listë me të gjitha elementet që na shqetësojnë tek njerëzit rreth nesh. Ne ndoshta do të kuptojmë se ka vlera që padrejtësisht po i përbuzim, dhe se ka gjëra që nuk i bëjmë ashtu siç duhet.

Ne duhet t’i bëjmë vetes pyetje të tilla si “pse në një situatë të caktuar unë nuk reagoj në të njëjtën mënyrë me të gjithë?”. “Pse një “përshëndetje” e vogël dhe e thatë”, më shqetëson kur e bën dikush, ndërkohë që nuk më provokon asnjë lloj reagimi, e thënë nga dikush tjetër?” Përgjigjja është e thjeshtë: ne nuk përjetojmë të njëjtat ndjenja ndaj të gjithë njerëzve.

Për këtë arsye, hapi tjetër është të bëjmë një listë të gjërave për të cilat duhet të jemi mirënjohës ndaj njerëzve që na irritojnë: sigurisht që ata do të kenë bërë të paktën një gjë të mirë për ne, ose për dikë që e duam.

Nuk ka afate kohore për realizimin e kësaj liste; me fjalë të tjera, duhet të marrim kohën e nevojshme për të kuptuar se sa prej karakteristikave të tjera që na bëjnë nervozë janë gjithashtu pjesë e jona. Kur ta kemi bërë, mund të bëjmë një listë tjetër ku të shpjegojmë çështjet për të cilat dëshirojmë të kërkojmë ndjesë.

Është e mundshme që ky ushtrim nuk është i lehtë dhe se sapo të përfundojë, do të duket sikur kemi ndërtuar një listë të detyrueshme të detajeve të vogla pa rëndësi. Megjithatë, ky gjest i guximshëm do të na lejojë të kuptojmë se nganjëherë edhe sytë tanë janë armiqësorë, toni ynë i ashpër dhe kritika jonë e rëndë dhe e pakërkuar. bota.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?