“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

Më 7 shtator, Policia e Shtetit doli para publikut me një bilanc mbresëlënës në shifra: 90 operacione policore, 22 faza në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, 664 persona të arrestuar, prej të cilëve 61 në kërkim – mbi 23 mijë rrënjë kanabisi të asgjësuara, 340 kilogramë drogë të sekuestruar, 35 armë zjarri, granata dhe dhjetëra armë të tjera të ftohta të kapura. Gjithashtu, Policia tha se kishte zbardhur 10 ngjarje kriminale të rënda, nga vrasje, plagosje, deri te shkatërrimi i pronës me eksploziv.
Në pamje të parë, këto shifra duken si sukses. Por në të vërtetë, ato tregojnë diçka tjetër: kriminaliteti në vend është i përhapur në çdo qelizë të shoqërisë dhe qytetarët ndihen më të pasigurt se kurrë. Vetëm në pak ditë në Shkodër, tre viktima u përcollën me arkivol dhe ngelën të plagosur 2 persona të tjerë mes tyre një 25-vjeçare, teksa punonte për të fituar një të ardhur shtesë për familjen. Këto nuk janë thjesht shifra, janë prova e një dështimi institucional. Jo gjithmonë vret vetëm dora e kriminelit. Shpesh, fajin më të madh e mban shteti, gjyqtarë që japin vendime të dyshimta, prokurorë që zvarrisin dosje, institucione që mburren me arrestime, ndërkohë që nuk arrijnë të parandalojnë tragjeditë.
Problemi nuk qëndron tek numri i prangave, por tek fakti që politika, biznesi dhe krimi i organizuar janë bërë një. Në vend që të goditen “kokat” e grupeve kriminale, policia dhe drejtësia ndëshkojnë individët e vegjël. Kështu, krimi jo vetëm që mbijeton, por rigjenerohet çdo ditë. Edhe kur arrestimet ndodhin, shumica e rasteve bien në gjykatë ose zvarriten pafund, me dënime të buta dhe vendime që lejojnë rikthimin e të njëjtëve emra në skenë.
“Bosët” vijojnë aktivitetin e tyre, ndërsa zinxhiri i dhunës dhe drogës ushqehet pa ndërprerje.
Shqipëria nuk është e izoluar nga rajoni. Ndërsa disa vende fqinje raportojnë ulje të kriminalitetit, vendi ynë vazhdon të renditet ndër më problematikët në Europë për sigurinë publike, sipas raporteve të Europol dhe OSBE. Pra, jo vetëm që nuk kemi progres, por mbetemi prapa edhe në krahasim me fqinjët tanë.
Çfarë ofron sot shteti shqiptar për qytetarët? Pasiguri, stres, pabarazi. Një administratë arrogante, që shpeshherë shërben si pengesë për të zakonshmit dhe si mburojë për klientët politikë. Të rinjtë pa punë dhe pa perspektivë rekrutohen lehtësisht në skema kriminale – duke u bërë “ushtria e vogël” e grupeve të mëdha. Ndërkohë, kultura e pandëshkueshmërisë është e përhapur: kush ka para dhe lidhje, i shpëton ligjit. Ky perceptim jo vetëm rrënon besimin te shteti, por i shtyn të tjerët të besojnë se krimi është rruga më e shpejtë drejt pasurisë. Kur ekonomia zyrtare dështon, ekonomia e zezë lulëzon. Krimi i organizuar nuk fiton vetëm para, por blen ndikim, pushtet dhe njerëz. Në këtë mënyrë, pushteti i tij bëhet më i fortë sesa çdo masë policore me pranga dhe konferenca shtypi.
Shqipëria është e bekuar por në duart e gabuara quhet e mallkuar
Prej pozicionit të saj gjeografik: është një korridor natyral për trafik droge, armësh dhe emigrantësh, që e ka kthyer vendin në pikë strategjike për rrjete kriminale ndërkombëtare. Në mungesë të një shteti të fortë dhe mungesa e një drejtësie të pavarur, ky korridor është shfrytëzuar për dekada si burim i pandalshëm kriminaliteti.
Deri kur do të numërojmë shifra arrestimesh, ndërsa numri i viktimave në atentate rritet? Kush mban përgjegjësi për dështimin e shtetit për të garantuar sigurinë? Nëse shteti do të vazhdojë të mburret me statistika arrestimesh, pa prekur rrënjët e krimit dhe lidhjet e tij me politikën e biznesin, Shqipëria do të mbetet një vend ku numrat flasin, por qytetarët heshtin nga frika. Dhe kjo është kriza e vërtetë e sigurisë!/Piranjat.al
Rrjeti po gëlon së fundmi pas publikimit të një studimi të ri nga Icahn School of Medicine në Mount Sinai, i cili thotë se ...
Ka mbërritur në Shqipëri, anija luftarake amerikane e quajtur Uss Mount Whitney, e cila është ndaluar në Porto-Romano. “MIR...
Prej katër vitesh, nxënësit e fshatit Donofrosë në bashkinë Dimal zhvillojnë mësimin në kushte skandaloze, në ...
Akulloret, ëmbëlsirat e ngrira dhe pijet e gazuara super të ftohta marrin një pamje të re në vapën e verës. Ndërsa ...
Lapraka është zona më e zhurmshme e kryeqytetit. Jo vetëm ditën, por edhe natën, banorët e kësaj zone janë të ...
Një nga anët e errëta të rrjeteve sociale dhe internetit është “cyberbullying” ose ngacmimi dhe mashtrimi kibernetik...
Para 70 vjetësh një karikaturist gjerman krijoi figurën e Lilit. Kurse sipërmarrësja Ruth Handler e shndërroi Lilin, objektin e ...
Federata Ndërkombëtare e Diabetit ka njohur zyrtarisht diabetin e tipit 5, një formë e veçantë e diabetit që lidhet me kequ...
Dashi Gjatë kësaj dite do jetë sektori profesional ai që do privilegjohet dhe mund të keni arritje të mëdha nëse tregoh...
Një turiste nga Australia ka pësuar një dëmtim serioz gjatë eksplorimit të një rruge malore në zonën turistike t&eu...