Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

TIRANË- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vlerëson se rreth 92% e familjeve shqiptare kishte internet me linja fikse në fund të vitit të kaluar. Mbështetur në vlerësimet e AKEP, norma e penetrimit të aksesit broadband nga rrjetet fikse për familje u rrit me afërsisht 4 pikë përqindje vitin e kaluar.
Ndërkohë, norma e penetrimit të internetit me linja fikse në popullsi arriti në 28.9%, nga 22.9% që kishte qenë një vit më parë. Të dhënat e AKEP tregojnë se numri i abonentëve të shërbimit të internetit me linja fikse në fund të vitit 2024 arriti në 693 mijë, në rritje me 10% krahasuar me një vit më parë.
Tregu i shërbimit të internetit broadband me linja fikse në dekadën e fundit ka shfaqur një tendencë të vazhdueshme në rritje dhe konkurrencë të lartë mes operatorëve, veçanërisht në qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i popullsisë është më i lartë dhe ku janë përqendruar edhe investimet e operatorëve në infrastrukturë rrjeti.
Sipas numrit të abonentëve, tregu vitin e kaluar kryesohej nga One Albania, me 22% të numrit të përgjithshëm të abonentëve, e ndjekur nga Vodafone Albania me 21%, A.S.C (Tring) 9% pjesë tregu, Abissnet me 6%, Digicom me 5% dhe Nisatel me 4% pjesë tregu.
Gjatë vitit 2024, trafiku i internetit broadband nga rrjete fikse arriti në rreth 1.78 miliardë GB ose rreth 41% më shumë se viti 2023. Sipas AKEP, rritja e vrullshme e përdorimit të marrjes së shërbimeve nëpërmjet rrjetit të internetit, ka sjellë gjithnjë e më shumë nevojën për lidhje që mundësojnë transmetim të dhënash broadband më shpejtësi dhe cilësi të lartë.
Të dhënat e raportuara nga sipërmarrësit e ofrimit të rrjeteve fikse tregojnë së përveç rritjes së numrit të pajtimtarëve, zhvillim mjaft pozitiv ka pasur edhe në drejtim të zhvendosjes drejt shpejtësive më të larta, duke i ofruar këto shërbime me rrjet teknologjik të aftë që mundësojnë transmetim me shpejtësi të lartë dhe shumë të lartë (kryesisht nëpërmjet fibrave).
Rritja e ndjeshme e numrit të pajtimtarëve që kanë akses në lidhje fikse me shpejtësi më shumë se 100 Mbps është një tregues mjaft pozitiv në funksion të arritjes së objektivave të parashikuara në planin kombëtar të broadband për infrastrukturë digjitale broadband të shpejtësisë së lartë dhe shumë të lartë në të gjithë vendin, për të ngritur themelet për një shoqëri Gigabit.
Në fund të vitit 2024 numri i pajtimtarëve që kanë akses me shpejtësi më shumë se 30 Mbps përbën rreth 83% të totalit të numrit të pajtimtarëve me akses broadband nga rrjetet fiks, duke shënuar rritje të konsiderueshme me periudhën pararendëse ku pajtimtarët me shpejtësi më shumë se 30 Mbps përbënin rreth 69% të totalit.
Ndërkaq, numri i pajtimtarëve të shërbimeve broadband nga rrjetet fikse me akses mbi 100 Mbps është më shumë se 294 mijë (rreth 43% e pajtimtarëve) duke shënuar rritje mjaft të konsiderueshme krahasuar me vitin pararendës (rreth 28% të totalit të pajtimtarëve për 2023).
Bazuar në të dhënat e raportuara lidhur me teknologjinë e ofrimit të shërbimit broadband fiks vërehet se gjithnjë e më shumë sipërmarrësit që ofrojnë këto shërbime po i zhvendosin linjat e tyre nga lidhjet tradicionale me DSL (dhe kombinimet me të) drejt ofrimit të këtij shërbimi nëpërmjet fibrave optike./ Monitor
TIRANË- Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të t&...
TIRANË- Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash t&eum...
foto ilustruese TIRANË- Një aksion policor po zhvillohet në qytetin e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Vlorës. Aksioni bëhe...
vendngjarja DURRËS- Një sasi eksplozivi është gjetur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si “Veliera” ...
foto ilustruese RUSI- Në dhjetor të vitit 2023, Aleksandri nga qyteti siberian Ulan-Ude, ashtu si dhjetëra mijëra djem 18-vjeça...
DURRËS- Kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë në Durrës se kanë konstatuar një sasi eksplozivi. Sipas infora...
ITALI- Arrestimet për trafik droge nga karabinierët e Cesenës vazhdojnë në aksin Shqipëri-Itali, është raportuar edhe ...
VENEZUELA- Pas publikimit të deklaratës së presidetit venezuelian Nicolas Maduro se mafia shqiptare në Ekuadorështë e poros...
ITALIA- Çështja e ndalimit të azilkërkuesve në qendrën e riatdhesimit (QRR) në Gjadër t&eum...
KORFUZ- Një situatë e tensionuar është regjistruar ditën e sotme në institucionin e vuajtjees së dënimit të ...