Parashikimi i motit, ja sa do të jenë temperaturat
Gjatë ditës së hënë, moti në vendin tonë pritet të karakterizohet nga reshje lokalisht të dobëta, ndërs...
Gjatë ditës së hënë, moti në vendin tonë pritet të karakterizohet nga reshje lokalisht të dobëta, ndërs...
Investimet kapitale nga buxheti i shtetit arritën në 62,7 miliardë lekë gjatë 9-mujorit, duke realizuar vetëm 35,6% të plan...
Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi, ato ju nxisin të bëni edhe më shum&eum...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Një mega-operacion ndërkombëtar i koordinuar nga EUROJUST ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti të rrezikshëm kriminal franko-italian dhe shqiptar, i përfshirë në krime të rënda si vrasje me metoda mafioze, trafik droge dhe pastrim parash.
Gjatë operacionit të shtrirë në dy shtetet, në Itali dhe Shqipëri, janë vënë në pranga 12 persona të dyshuar si dhe janë lëshuar urdhër-thirrje për tre të tjerë. Ky rrjet kriminal dyshohet se fshihet pas një vrasjeje të bujshme të ndodhur vitin e kaluar në territorin italian.
Hetimet e koordinuara zbuluan se gjithçka nisi më 25 maj të vitit të kaluar, ku një sherr në një bar në rajonin e Barit në Itali, eskaloi shpejt në një vrasje brutale. Viktima u ekzekutua me metoda mafioze dhe trupi i tij u gjet në një shpellë të izoluar në zonën e “Alta Murgia”.
Hetimet e mëtejshme për këtë vrasje zbuluan lidhje të forta me një rrjet të trafikut të lëndëve narkotike, i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar.
Pasi autoritetet ranë në gjurmët e vrasjes dhe trafikut të drogës, zbuluan një strukturë të mirëfilltë kriminale që merrej me pastrimin e parave në nivel ndërkombëtar. Nga të dhënat zyrtare të EUROJUST, ky grup kishte arritur të pastronte rreth 1 milion euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në Itali, duke i transferuar ato drejt Shqipërisë përmes një rrjeti të strukturuar me bazë në Tiranë.
Në total, 15 persona janë marrë të pandehur dhe akuzohen për vepra të rënda si: vrasje me paramendim e kryer me metoda mafioze, gjobëvënie e mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje e municioneve, si dhe përkrahje e autorit në krim.
Ky operacion është kurorëzimi i një pune të gjatë investigative falë skuadrave të përbashkëta hetimore (JIT) të ngritura mes Prokurorisë së Barit (DDA) dhe Strukturës Ndërkohë të Posaçme (SPAK) në Tiranë.
Që nga viti 2018 e deri më sot, janë ngritur 5 skuadra të përbashkëta hetimore që kanë shënjestruar organizatat kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e kokainës dhe heroinës. Bilanci i këtij bashkëpunimi disavjeçar është mbresëlënës: mbi 170 të arrestuar dhe sekuestrimi i më shumë se 7 tonëve drogë (kokainë, heroinë, marjuanë dhe hashish), ku shumë prej të dënuarve kanë marrë dënime deri në 20 vite burg.
Në këtë aksion të fundit morën pjesë aktive Antimafia e Barit (DDA), Policia Italiane, Atasheu i Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë, si dhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) së bashku me Policinë e Shtetit Shqiptar.
Peshkatarët e Durrësit janë mbledhur këtë të mërkurë për të ngritur shqetësimet mbi vështirësit...
Dy kongresmenë amerikanë do të zhvillojnë sot takime të ndara me përfaqësues të Lëvizjes Studentore shqiptare dhe m...
Një 46-vjeçar nga Kosova, me inicialet B.G., është arrestuar nën dyshimin se gjatë natës mes së martës dhe së...
Francesco Diviesti u vra një vit më parë dhe trupi i tij u dogj në një zonë të izoluar të Alta Murgias. Sot janë e...
Sot në plazhin e Velipojës, një Jet Ski është parë duke bërë manovra të rrezikshme shumë pranë pushuesve,...
Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar në Itali ka goditur një rrjet të organizuar shqiptar të trafikut të kokainës q&e...
Këshilltari ekonomik i PD-së, Dorian Teliti ka reaguar ashpër në lidhje me goditjen e padrejtë që i bëhet biznesit në ...
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në bypass-in e Fierit, n&e...
Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen që lidhet me grabitjen e b...
Mijëra shqiptarë të Kosovës kanë shfrytëzuar ditën e Kurban Bajramit për të festuar dhe për të vizituar...