“Do të vras, këtë ta garantoj”/ Kërcënohet me vdekje gazetari Stafa, AGSH kërkon hetim
Gazetari i News24, Osman Stafa, është kërcënuar me vdekje përmes një mesazhi të dërguar në llogarinë e tij n...
Gazetari i News24, Osman Stafa, është kërcënuar me vdekje përmes një mesazhi të dërguar në llogarinë e tij n...
Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratat bombë të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj se qeveria Rama b&e...
Policia e Fierit ka vënë në pranga, dajën e deputetes së PS, Zegjine Çaushi, pasi Bledar Bakaj dyshohet se plagosi me drap&eum...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka bërë thirrje deputetëve dhe drejtuesve politikë që të përmbyllin procesin p&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, ku një 18-vjeçar ka përpla...
Protestat kundër Edi Ramës kanë vazhduar për 106 ditë me radhë. Ndërkohë protesta e të shtunës shënoi n...
Tensione në protestën që u mbajt mëngjesin e sotëm në disa pika të Tiranës, nga sheshi Skënderbej, rruga e Durr&e...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët për protesta të mëdha q...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën kundër rregullores së ...
Ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor 2026-2027, ndërsa në ZVA bashkia Vlorë-Himarë do të ulen për herë t&eum...

Pavarësisht investimeve masive, infrastruktura rrugore në Shqipëri vijon të mbetet një nga pikat më problematike të zhvillimit ekonomik. Nga viti 2014 deri në vitin 2025, në këtë sektor janë shpenzuar rreth 981 miliardë lekë, ose afërsisht 10 miliardë euro, një nivel investimi që në kushte të standardeve të Bashkimit Evropian do të kishte qenë i mjaftueshëm për të përfunduar tërësisht rrjetin kombëtar rrugor dhe për të ndërtuar paralelisht disa qendra moderne spitalore.
Megjithatë, rezultatet në terren nuk reflektojnë të njëjtin nivel eficience. Vetë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e pranon këtë realitet në dokumentet strategjike afatgjata. Në Strategjinë e Transportit dhe Planin e Veprimit 2030, institucioni evidenton haptazi se “vendi vazhdon të përballet me mangësi infrastrukturore, trafik të rënduar, mungesë uniformiteti në standardet e korridoreve dhe sfida të vazhdueshme në siguri, faktorë që kufizojnë ndërlidhjen dhe performancën ekonomike.”
Ky pranim zyrtar konfirmon atë që është diskutuar shpesh në analizat publike: problemi nuk qëndron vetëm te niveli i investimeve, por te mënyra se si ato janë përdorur. Fragmentarizimi i projekteve, kostot e larta për kilometër dhe mungesa e një rrjeti të integruar funksional kanë bërë që, edhe pas miliardave të shpenzuara, infrastruktura të mos arrijë të përmbushë rolin e saj si motor zhvillimi.
Dokumenti strategjik nënvizon se përshpejtimi i modernizimit të Korridorit VIII, Korridorit Adriatik-Jonian dhe nyjeve multimodale është thelbësor për përmbushjen e kërkesave të rrjetit TEN-T, eliminimin e ngushticave dhe forcimin e lidhjeve mes porteve, aeroporteve dhe hekurudhave. Por fakti që këto prioritete mbeten ende objektiva për të ardhmen, pas një dekade investimesh rekord, ngre pikëpyetje serioze mbi eficiencën e politikave publike në këtë sektor.
Shqipëria duket se ndodhet në një paradoks: ka shpenzuar si për një rrjet modern evropian, por vijon të funksionojë me probleme tipike të një infrastrukture të papërfunduar. Dhe këtë herë, nuk është më vetëm kritikë nga jashtë, është vetë strategjia zyrtare e qeverisë që e pranon. /ekofin.al
Katër shtetas egjiptianë që jetonin në Shqipëri, janë shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit për akuzën ...
Drejtoria e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë së Tiranës ka rikujtuar bizneset se sot 20 Prilli ësht...
Tre vite pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në qytetin e Fierit, ku një 41-vjeçar u qëllua me armë zjarri pë...
Një situatë shqetësuese është konstatuar në rrugët e Shkodrës, ku një autobot është parë duke qark...
Pas operacionit të fundit të policisë ndaj një call centeri, ku u arrestuan disa persona dhe u sekuestruan qindra mijëra euro, reagimet...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të konflikti...
AARGAUER ZEITUNG “Shkruaj Burimit, Burimi e di çfarë i duhet dhe unë flas me babin”: Këtë e ka thënë “Vi...
Babai i 19-vjeçares Myrto, e cila humbi jetën në një ngjarje që ka tronditur opinionin publik, ka shprehur zemërim dhe zhg&eum...
Një aksident i trefishtë është shënuar pak minuta më parë në aksin nacional Maqellarë-Peshkopi (20 prill). Tre a...
Komisioni parlamentar i Arsimit zhvilloi një seancë dëgjimore mbi projektligjin për AKSHI-n, nën drejtimin e nënkryetarit të...