Tre persona u arrestuan nga policia pasi akuzohen se fusnin lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut të Elbasanit. Në pranga u vunë punonjësi i policisë, Ndriçim Kroi, i paraburgosuri Gerald Stamolla, dhe një grua, familjare e këtij të fundit, Esmeralda Komici.
Në dosje shpjegohet se si efektivi Ndriçim Kroj arrinte që të shpërndante lëndët narkotike brenda burgut. Për të kamufluar aktivitetin e tij të paligjshëm, ai punonte jashtë orarit të punës si shitës ambulant, ku shiste telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë, ku edhe merrte porosi nga familjarët e të paraburgosurve.
Siç theksohet në dosje, ai ka arritur që t’u dërgonte drogë të paraburgosurve Gerald Stamolla, Fatjon Pellumbi dhe Emiljano Dinja. Për të mos rënë në sy, këtë aktivitet ai e kryente gjatë turnit të tretë të shtunën apo të dielën, ku në burg personeli ishte i reduktuar.
“Punonjësi i policisë së burgjeve shtetasi Ndriçim Kroj i cili kryen shërbim në regjimin e brëndshëm në IEVP Elbasan merret me aktivitet të kundraligjshëm e konkretisht në futjen e lëndeve narkotike në regjimin e brëndshëm. Për të kamufluar aktivitetin e tij të kundraligjshëm Ndriçimi gjatë orëve që nuk është në punë është shitës ambulant në qytetin e Elbasanit dhe shet telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë. Në vendin ku Ndriçimi është shitës ambulant merr porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe jua sjell në IEVP Elbasanit. Në vijim të verifikimeve të kryera është marrë dhe administruar e dhëna se Ndricimi furnizon me lëndë narkotike të paraburgosurit Gerald Stamolla, Fatjon Pellumbi dhe Emiljano Dinja të cilët janë të akomoduar në IEVP Elbasan. Më pas shitja dhe shpërndarja e lëndës narkotike bëhet në regjimin e brendshëm nga të paraburgosurit e mësipërm. Është marrë dhe administruar informacioni se Ndricimi këtë veprimtari të kundraligjshme në futjen e lëndës narkotike në regjimin e brendshme e bën gjatë marrjes së shërbimit turni i tretë dhe ditën e shtunë dhe të djele ku në institucion nuk ka personel të administrates.”, thuhet në dosje.
Autoritetet kanë dokumentuar të paktën pesë episode ku efektivi Ndriçim Kroj kryen të njëjtin intenerar të dyshimtë. Në fillim shkonte te automjeti i tij, dhe më pas shkonte në sallën e informacionit për të vijuar më pas në regjimin e brendshëm, ku shpërndahej lënda narkotike.
“Në zyrën e SHKBB-s pranë IEVP Elbasan janë këqyrur pamjet filmike te dates 17.05.2025, 24.05.2025, 26.05.2025, 05.06.2025, dhe 14.06.2025 dhe në pesë episode të ndryshme vihet re që shtetasi Ndriçim Kroj ka të njëjtin intenerar lëvizjesh e konkretisht pasi mbaron instruktazhin largohet nga rreshtimi dhe shkon tek automjeti i tij tip ford me ngjyrë gri me targë AA 857 LE, futet brënda në makinë qëndron disa sekonda, bën disa lëvizje të dyshimta dhe më pas futet në sallen e informacionit për tu future në regjimin e brëndshëm.
Në një episode vihet re që Ndriçimi sapo hyn në sallën e informacionit vendos sendet personale, vesh shapkat dhe vrapon drejt automjetit të tij ku qëndron disa sekonda brenda dhe më pas hyn në sallën e informacionit dhe vendos celsin e makines së tij sipër skanerit pa e kontrolluar atë, dhe pasi kontrollohet vetë fizikisht merr celsin dhe e fut në xhep. Vihet re që sapo futet në sektor, hyn në dhomat e të paraburgosurve dhe qëndron disa sekonda dhe më pas del dhe bën lëvizje të pakontrolluara dhe të dyshimta.”, thuhet më tej në dosje.
Në dosjen hetimore janë zbardhur bisedat telefonike mes efektivit të policisë, Ndriçim Kroj, bashkëshortes së tij, Majlinda, por edhe personave të tjerë.
Në bisedat me gruan e tij, efektivi Ndriçim Kroj flet për një porosi, çantë të cilën e dispononte bashkëshortja e tij.
“Po atë porosinë që kam unë te çanta, unë do ti mbaj tani?”- I thotë bashkëshortja efekitivit të policisë.
Në biseda është e përfshirë edhe një grua tjetër, me emrin Esmeralda Komici, që rezulton të jetë familjare e një prej të paraburgosurve.
Esmeralda Komici flet në mënyrë të vazhdueshme në telefon me efektivin Ndriçim Kroj, herë me telefonin e tij dhe herë me telefonin e bashkëshortes, duke u koordinuar për të marrë mallin dhe për ta futur në qeli.
Esmeralda i kërkon që të takohen në burg, por efektivi nuk pranon. “He mo Çim a do vish te burgu të takohemi, te lutem?”, i shkruan familjarja e te paraburgosurit, por efektivi ia kthen: “Jo jo aty svij dot un, hajde icik ma përpara te rrethi”.
Pjese nga dosja:
Në datë 10.07.2025 ora 10:38 AM Majlinda me numër e kontaktit 067….. telefonon Ndriçimin.
Ndriçimi: Alo, Alo.
Majlinda: Me degjon?
Ndriçimi: Hë ?
Majlinda: Po atë porosin që kam un te çanta, un do ti mbaj tani?
Ndriçimi:Obobo ik iher ik merr ma von.
Në datë 14.07.2025 ora 05:17 PM Ndriçimi e telefonon Esmralda Komici me numër kontakt 068……
Esmeralda Komici: Alo !
Ndriçimi: Ca bën Ada si je ?
Esmeralda Komici: Je në punë ti sot ?
Ndriçimi: Isha i pari, atij isha.
Esmeralda Komici: Ok po do kalosh më vonë nga unë ?
Ndriçimi: Vallai nuk e di nuk e di një her, nuk e di kaloj s’kaloj për zotin e madh, është turp është me thënë po është full tha ai.
Esmeralda Komici: Ore cdo gjë në rregull mo vëlla, thjesht me mbaru punë dhe hec, je ok me cdo gjë, as më prit as më pret për lekët, thjesht hajde mere dhe ik.
Ndriçimi: Të marr paketën, të marr dhe lekët, të marr cigare të marr dhe lekët për këtë po thuaj ?
Esmeralda Komici: Po bravo.
Ndriçimi: Mir me është tamam kjo.
Esmeralda Komici: Jo jo është fiks mo lal do të them un për sa do vish, po pres robin të vijë, por vetëm të jesh gati.
Ndriçimi: Ok në rregull, më thua mua kur të jesh gati të nisem.
Në datë 14.07.2025 ora 10:25 PM Ndriçimi telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…….
Esmeralda Komici: Alo, ca po bën, tani fola un me atë është duke ardhur nga Durrësi për në Tiranë.
Ndriçimi: E po un të shkruajta mesazh në uhatsapp, ti e kishe numëri të fikur. A di pse të mora unë, më është prishur makina dhe nuk vi dot aty, më është prishur Egr-ëja.
Esmeralda Komici: Ska gjë se po vi vet un aty nesër.
Ndriçimi: Ok po erdhe vetë nesër më merë në telefon se pushim jam un nesër.
Në datë 14.07.2025 ora 10:30 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…..
Esmralda Komici: Un nga mbasditja mund të vi nesër, nga ora 4.
Ndriçimi: Oo se harrova të të them un se na ora 4 iki nesër, iki në Librazhd.
Esmeralda Komici: Ok ska gjë, pasnesër nuk prish punë.
Esmeralda Komici komunikon me shtetasin Ndricim Kroj në lidhje për të lënë një orar për tu takuar dhe në fund e lënë që do komunikojnë në telefon përsër për tu takuar. Do mbeten në kontakt me njëri-tjetrin.
Në datë 15.07.2025 ora 10:32 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…..
Esmrala Komici: Çimi si je, unë nga ora 11-12 mendoj të vi në Elbasan, ti ku do jesh ne puna për atje ku është Geri, Po më dëgjo një cik është një shoku i Gerit që do ja cosh.
Ndriçimi: Po se di kush është.
Esmeralda Komici: Po kur të vi do ta them atje emrin e të gjitha, për cdo gjë je në rregull, mir vëlla.
Ndriçimi: Mir ok.
Në datë 15.07.2025 ora 11:19 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…..
Esmeralda Komici telefonon Ndricimin dhe i thotë po ka ndonjë shok apo koleg që ti coj një kartë telefoni Gerit e i duhet atijë që të flasi në telefon dhe e lënë për tu takuar me njëri-tjetrin para orës 4.
Në datë 15.07.2025 ora 02:44 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…..
Esmeralda Komici: Alo, tani po vi un për Elbasan ku do takohemi ne ?
Ndriçimi: Te kryqëzimi i Cërikut, kur të afrohesh më kalo shoferin në telefon.
Esmrala Komici: ok në rregull !!
Në datë 15.07.2025 ora 3:37 PM Ndriçimi përdor telefonin e Majlinda (bashkëshortja e tijë) dhe telefonon Esmeralda Komicin me numër kontakti 068…..
Ndriçimi: Alo.
Esmeralda Komici: Alo.
Ndriçimi: Ça bane Ada, Çimi jam.
Esmeralda Komici: He mo Çim a do vish te burgu të takohemi, te lutem?
Ndriçimi: Jo jo aty svij dot un, hajde icik ma përpara te rrethi .
Esmeralda Komici: Po shiko se unë jam me taksi, me dëgjo të lutem.
Ndriçimi: Po mir pra të vij aty te turku te kurumi, jo atje.
Esmeralda Komici: Ku?
Ndriçimi: Jo te instituconi, të vij ma përpara.
Esmeralda Komici: Po pra po E di ku, mu ke rrethi.
Ndriçimi: E pra ke rrethi po them un po hap krahun aty
Esmeralda Komici: E mir hajde takohemi aty
Ndriçimi: Aty je ti?
Esmeralda Komici: Ore un jam ke burgu tani?
Ndriçimi: Mbarove pune?
Esmeralda Komici: Jo jo, ik të marr un ma vone.
Në datë 15.07.2025 ora 3:55 PM Esmrala Komici me numër kontakt 068….. telefonon Majlindën (bashkëshorten e Ndriçimit)
Majlinda: Alo
Esmeralda Komici: Alo
Majlinda: Po?
Esmeralda Komici: Ku është Çimi?
Majlinda: Nuk e di te rrethi Bradasheshi më tha mua.
Esmeralda Komici: Te rrethi Bradasheshit? E mir.
Majlinda: Merruni vet vesh në telefon.
Esmeralda Komici: E mir hajde.
Në datë 15.07.2025 ora 03:56 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068….
Esmeralda Komici: Te Kastrati je ?
Ndriçimi: Un këtu sa kthehen për tu futesh ne rruga e burgut, Ajo taksia që ishte aty ne burgu ishe ti ?
Esmeralda Komici: Eeeee.
Ndriçimi: Kthehuni nga erdhët është një urë e vogël.
Esmeralda Komici: Sic erdhem ?
Ndriçimi: E pra e ktheje turirin e makinës dhe hajde.
Esmeralda Komici: Ku je ti ?
Ndriçimi: Te lokali në krahun e majt ne kryqëzim, bëni kujdes aty se ishte një makine e bardhë me targa angëleze.
Esmeralda Komici: Ku je mo Çim, mo hajde mo tani tashi ?
Ndriçimi: Hajde se po vi unë andej.
Në datë 15.07.2025 ora 03:59 PM Ndriçimi e telefonon Esmralda Komici me numër kontakt 068….
Esmeralda Komici: Ku je moo, se jam me taksi nuk jam me makinën time, më vete taksia sa qimet e kokës.
Ndriçimi: Aaa kupton ti që nuk dua që të më shofin, e pak kaloje burgun.
Esmeralda komunikon me Ndricimin se nuk po kordinohen mir për tu takuar me njëri-tjetrin. Të dy janë afër burgut po nuk po meren vesh. Ndricimi e ka parë Esmeraldën po akoma nuk po arrijnë të kordinohen.
Në datë 15.07.2025 ora 04:04 PM Ndriçimi mer sms nga Esmralda Komici me numër kontakt 068….
Esmeralda Komici: Yllson Berberi e ka emrin ai.[2]
Në disa biseda, të zhvilluara nga data 25.06.2025 deri 10.07.2025, Esmeralda Komici komunikon në telefon me Gerald Stamollën, i ndodhur në burg, teksa ky i fundit i kërkon të kryejë porosinë për drogën.
Në bisedë, i paraburgosuri i thotë asaj se një shok i tij do ta marrë në telefon dhe se do t’i japë “cigaren” në Elbasan. Më pas, i thotë që të marrë një çift në telefon për t’ia dhënë.
PJESË NGA DOSJA:
Biseda me interes nga 25.06.2025 deri 10.07.2025 të zhvilluara nga Esmeralda Komici.
Në datën 26.06.2025 në orën 10:50 PM shtetësja Esmeralda Komici e merr ne telefon Gerald Stamolla (kabina IEVP Elbasan);
Geraldi: Një shoku im do të marë në telefon dhe do të jap cigaren aty në Elbasan, dhe më pas i thotë merr çiftin në telefon dhe jepja.
Esmeralda: Nuk e marr se nuk kam mundësi se nuk kam lekët ta paguaj.
Geraldi: O zemra do ta jap ai pa lek dhe lek jepja sa lek të kesh, tako çiftin dhe jepja.
Në një tjetër bisedë, Esmeralda Komici i dërgon mesazh një numri të paidentifikuar. Ajo shkruan “40 bëj dhe 10 mijë lek se pak do ky, totali 50 mijë lekë.” Numri në fjalë i shkruan asaj që ta presë te një rrugicë në qytet për të zbatuar porosinë.
Pjesë nga biseda:
Në datën 27.06.2025 në orën 03:16 PM Esmeralda Komici me i dërgon SMS personit.
Esmeralda: 40 bëj dhe 10 mijë lek se pak do ky, totali 50 milek.
Numri: Ku je ti ?
Esmeralda: Këtu ku erdhe.
Numri: Te prokuroria, po 10 për hundë.
Esmeralda: Po lali, të dal.
Numri: Sa po i hipi motorit, për tre minuta dil të lutem. Më del dot te rrugica e Brakës. Dil.
Esmeralda: Yes! o lal po sa pak e kishe bo?
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
24 Janar16:55
“He mo Çim a do vish te burgu të takohemi?”, zbardhen bisedat mes policit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës
Tre persona u arrestuan nga policia pasi akuzohen se fusnin lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut të Elbasanit.
Në pranga u vun&...
AKTUALITET
24 Janar16:53
VIDEO/ Gardiania u kap duke bërë s*ks me të burgosurin shqiptar, shkakton alarm në burgjet britanike
Njësitë më të mira kundër korrupsionit po forcojnë ekipet e tyre në një përpjekje për të ndaluar nj&eum...
AKTUALITET
24 Janar16:30
E përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, goditet organizata kriminale shqiptare me shtrirje në tre shtete
Drejtoria Rajonale Antimafia e Ankonës, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Konfederatës Zvicerane, ka përfunduar me suk...
AKTUALITET
24 Janar16:20
Protesta kombëtare e PD/ Mbi 1300 efektivë në shesh, në gatishmëri edhe RENEA, blindohet Kryeministria
Sot në orën 17:00 përpara Kryeministrisë do të zhvillohet protesta e PD.
Mbi 1300 forca të policisë, duke nisur nga ato t&eu...
AKTUALITET
24 Janar16:10
Përfshihet nga flakët një banesë në Astir, zbulohet shkaku
Përfshihet nga flakët një banesë në zonën e Astirit.
Mësohet se apartamenti ndodhej në katin e gjashtë të nj&...
AKTUALITET
24 Janar16:03
Qinglong, Albtalent, GES, Petrosolution/ Rrjeti kriminal i Bankers Petroleum që vodhi miliardat e naftës së shqiptarëve
Një rrjet nënkontraktorësh satelitë u përdorën nga Bankers Petroleum për të vjedhur miliarda lekë nga pasuria pub...
AKTUALITET
24 Janar15:59
Aksident në Bulqizë, automjeti përplaset me një ambulancë
Një aksident ka ndodhur në Bulqizë. Një ambulancë është përplasur me një automjet tjetër në Bulqizë....
AKTUALITET
24 Janar15:48
Kultura e mungesës së përgjegjësisë, si po rrezikon ta “shkatërrojë” vendin
Ky degradim i qeverisjes, i ekspozuar prej vitesh dhe që sa vjen e thellohet, reflektohet në të gjithë piramidën administrative, duke...
AKTUALITET
24 Janar15:40
Tumoret e aparatit tretës në rritje/ Ekspertët: Kapen vonë, mungon kultura e kontrollit
Profesor Myzafer Kaci renditi disa faktorë të jashtëm që ndikojnë në rritjen e këtyre tumoreve dhe kërkoi nga autorite...
AKTUALITET
24 Janar14:38
Tentoi të kontrabandonte cigare elektronike, arrestohet 59-vjeçari
Një 59-vjeçar është arestuar ditën e sotme në portin e Durrësit për kontrabandë. Mësohet se 59-vje&cc...