Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Shqipëria ka siguruar së fundmi një nga paketat më të mëdha të financimit evropian për sektorin e mjedisit, ku përfshihen 124 milionë euro grante nga Western Balkans Investment Framework (WBIF), të destinuara për projekte infrastrukturore në Durrës, Lezhë e Sarandë. Vendimi përfshin zgjerimin e Impianteve të Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Lezhë dhe Sarandë, si edhe përmirësimin e Impiantit të Durrësit, të shoqëruar me rehabilitimin e sistemit të kanalizimeve në zonën historike të qytetit.
Sipas njoftimit të SASPAC(Agjencia Shtetërore e Programimit Strategji dhe Koordinimit të Ndihmës), zgjerimi dhe modernizimi i impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në Lezhë, Sarandë dhe Durrës pritet të përmirësojë ndjeshëm menaxhimin e ndotjes urbane dhe të ulë presionin mbi ekosistemet bregdetare dhe ujore, veçanërisht në qytete me flukse të larta turistike. Rehabilitimi i sistemit të kanalizimeve në zonën historike të Durrësit synon gjithashtu mbrojtjen e trashëgimisë urbane dhe përmirësimin e shërbimeve bazë për banorët dhe vizitorët.
Ndërkohë, realiteti në terren vijon të tregojë një kontrast të fortë mes fondeve të akorduara dhe efikasitetit të investimeve. Përmbytjet e përsëritura, në këtë rast në Durrës dhe Lezhë, edhe pas reshjeve të fundit, kanë nxjerrë sërish në pah një problem strukturor: mungesën e një qasjeje të integruar dhe efektive në planifikimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës urbane dhe mjedisore.
Ndërsa projektet e financuara nga BE, KfW dhe AFD synojnë modernizimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura dhe rehabilitimin e sistemeve të kanalizimeve, sidomos në zona me ndjeshmëri historike dhe turistike, përvoja e viteve të fundit tregon se investimet e kryera deri më tani nuk kanë prodhuar gjithmonë ndikimin e pritshëm. Në veçanti në Durrës dhe Lezhë, qytete me zhvillim të shpejtë urban dhe presion të lartë ndërtimi, infrastruktura ekzistuese ka rezultuar e pafuqishme për të përballuar volumet e ujërave dhe ndryshimet klimatike, duke reflektuar probleme jo vetëm financimi, por edhe projektimi, koordinimi institucional dhe kontrolli territorial.
Faktori thelbësor mbetet efikasiteti i shpenzimit të fondeve. “Lumenjtë” e financimeve, qofshin nga donatorë të huaj apo nga buxhetet vendore, nuk garantojnë automatikisht zgjidhje nëse investimet nuk shoqërohen me plane të qarta urbane, standarde të forta teknike, transparencë në zbatim dhe përgjegjshmëri institucionale. Përndryshe, rreziku është që edhe projektet e reja, sado të mëdha në vlerë, të mbeten ndërhyrje të fragmentuara, pa arritur të adresojnë shkakun real të përmbytjeve dhe degradimit mjedisor.
Në këtë kontekst, sfida për Durrësin, Lezhën dhe bashkitë e tjera nuk është më sigurimi i fondeve – pasi ato tashmë ekzistojnë – por transformimi i këtyre investimeve në infrastrukturë funksionale, të qëndrueshme dhe të integruar me zhvillimin urban. Përndryshe, përmbytjet do të vijojnë të jenë simboli më i dukshëm i një hendeku të thellë mes financimeve të disponueshme dhe rezultateve reale për qytetarët.
Pas reshjeve të shiut, në të gjithë qarkun e Dibrës kanë nisur reshjet e dëborës. Në zonat e thella malore, si Nj...
Nisin reshjet e dëborës prej orëve të para të mëngjesit. Sipas të dhënave deri më tani në këtë zon...
Pas reshjeve të shiut, në të gjithë qarkun e Dibrës kanë nisur reshjet e dëborës. Në zonat e thella malore, si Nj&e...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Në Katund të Ri, në Durrës, lumi Erzen ka d...
Zona e Gjirokastrës po përballet me situata problematike për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive të shiu. Uji për...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.9 lekë, në shitje me 83 lekë. Euro do të blihet me 96 l...
Brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë pritet të jenë të integruara në sistemin e ri informatik të Kadastrës Fiskale, i...
Pas dy ditësh reshjesh intensive shiu, territory i Kukësit është përfshirë nga reshjet e borës. Gjatë orëve t&eum...
Nga viti 1945, e deri në ’85-ën që vdiq, për 40 vite me radhë, udhëheqësit kryesor të Shqipërisë komun...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri t&e...