Sot protesta e 103-të, qytetarët nuk largohen nga sheshi para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen!
Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënojnë ditën e ...
Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënojnë ditën e ...
Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjik. Moti parashikohet me k...
Shqipëria po përballet me mungesë gjithnjë e më të theksuar të fuqisë punëtore për shumë sektorë t...
Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani një ambient sa me te ngrohte ne jetën tuaj ne çif...
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...
Një prej aktivistëve të protestës para Kryeministrise ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhu...
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve. Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në breg...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...

Shqipëria po përballet me mungesë gjithnjë e më të theksuar të fuqisë punëtore për shumë sektorë të ekonomisë, ku vakancat e stafeve po prekin edhe sektorin për kujdesin e të moshuarve.
Përveç mungesës së mjekëve geriatër, qendrat private për të moshuarit po hasin vështirësi në gjetjen e kujdestarëve vendas. Emigracioni dhe largimi i fuqisë punëtore po i shtyjnë drejtuesit e këtyre qendrave të shqyrtojnë mundësinë e punësimit të shtetasve të huaj. Filipinet dhe Tunizia po shihen si burime të reja punësimi.
Hysni Kuka drejtues i një qendre për të moshuarit në Tiranë tha për Monitor se po shqyrton mundësinë e punësimit të dy shtetasve nga Filipinet. Shkak kryesor, sipas tij është përballja e vështirësive për gjetjen e punonjësve vendas, e lidhur kryesisht me emigracionin.
Edhe një qendër tjetër për të moshuarit në Sauk po shqyrton mundësinë e punësimit të dy shtetaseve nga Tunizia, me profesion infermiere. Sipas drejtuesve të qendrës të kontaktuar nga Monitor punonjëset kanë punuar më parë në Shqipëri, në sektorin e shërbimeve gjatë sezonit turistik.
Megjithatë, shqyrtimi i mundësisë për punësimin e tyre në kujdesin ndaj të moshuarve, sipas drejtuesve të qendrës po shoqërohet me një sërë pikëpyetjesh, veçanërisht sa i përket kualifikimit profesional dhe mosnjohjes së gjuhës shqipe.
“Mungesa e stafit po na vështirëson shumë vijimin e aktivitetit. Jemi në vështirësi për gjetjen e punonjësve. Shkak është emigracioni, si kudo. Për këtë arsye jemi të detyruar të shohim mundësinë për punësimin e shtetasve të huaj. Por edhe për punësimin e tyre nuk jemi shumë optimistë, e shohim si problem mosnjohjen e gjuhës shqipe, mosnjohjen e procedurave për punësimin e tyre, por edhe mungesën e qëndrueshmërisë, pasi këta punonjës mund të largohen edhe pa të njoftuar ”, shprehen drejtuesit e qendrës.
Sipas të dhënave të tregut, pagat neto për kujdestarët në qendrat për të moshuarit variojnë nga rreth 55 mijë, 60 mijë deri në 70 mijë lekë në muaj, për një orar pune prej 8 orësh.
Ndërsa në shtëpitë private për të moshuarit, tarifat mujore sipas drejtueses nisin nga 70 mijë lekë-100 mijë lekë në muaj deri në 120 mijë lekë në muaj, në varësi të gjendjes shëndetësore të të moshuarit.
Ndërsa nëse një familje punëson një kujdestar të moshuarish në shtëpi, tarifat nisin nga 50 mijë lekë, 60 mijë lekë deri në 80 mijë lekë në muaj për 6 orë punë.
Nevoja për punonjës të huaj nuk kufizohet vetëm te bizneset dhe qendrat e kujdesit për të moshuarit. Punësimi i shtetasve të huaj është zgjeruar edhe në familjet shqiptare.
Shtetase nga Filipinet po punësohen për kujdesin ndaj fëmijëve si dado, për kujdesin ndaj të moshuarve, si dhe për mirëmbajtjen e shtëpive.
Të dhënat e Regjistrit Elektronik për të Huajt, të dhëna për “Monitor” nga Policia e Shtetit, tregojnë se deri në qershor 2026, numri i shtetasve të huaj të punësuar në Shqipëri arriti në 22,6 mijë, nga 18,1 mijë në dhjetor 2025.
Rritja e punësimit të të huajve është një tendencë që është forcuar vitet e fundit. Vetëm gjatë vitit 2025, numri i tyre u rrit me 43,4% krahasuar me vitin 2024.
Rreth 90% e shtetasve të huaj të punësuar në vitin 2026, ose rreth 20,3 mijë persona, janë të pajisur me leje unike si punëmarrës. Ndërsa rreth 10%, ose 2,361 shtetas janë të regjistruar si të vetëpunësuar.
Në mesin e punëmarrësve të huaj dominojnë shtetasit nga Filipinet, India dhe Egjipti. Për këto tri vende janë miratuar gjithsej 10,258 leje unike ose rreth gjysma e totalit.
Filipinasit kryesojnë listën. Deri në qershor 2026, 3 552 shtetas nga Filipinet ishin të pajisur me leje pune në Shqipëri, duke përbërë rreth 16% të totalit të të huajve të punësuar.
Pas tyre renditen shtetasit indianë me 3 423 të punësuar, ndërsa nga Egjipti janë regjistruar 3 283 të punësuar.
Më tej renditen Turqia me 1 503 leje unike dhe Italia me 1 306 leje. Ndër shtetet e tjera janë SHBA-ja me 619 leje, Indonezia me 229 dhe Kina me 212./Monitor
Të ardhurat që shteti siguron nga dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara kanë shënuar një rritje t...
Studiuesi Taulant Muka ka reaguar lidhur me rezultatet e Shqipërisë në raportin PISA 2025, duke ngritur shqetësime mbi mënyrën e...
Konsumimi i mishit të pulës me antibiotik përbën një rrezik serioz për shëndetin e njeriut, pasi mbetjet e medikamenteve ve...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Risia e vitit të ri shkollor është leja e përdorimit të inteligjencës artificiale nga mësuesit dhe nxënësit në...
Deri në muajin qershor 2026 stoku i numrit të shtetasve të huaj të punësuar në vend arriti në 22,6 mijë individë ...
Një stuhi e fuqishme breshëri ka goditur fshatin Dobranj, duke shkaktuar dëme të mëdha në tokat bujqësore dhe në prodhim...
2026 po shënon një kapitull të ri për Rossmann & Lala. Një vit ndryshimesh të rëndësishme, investimesh dhezhvillimi,...
Shqipëria rezulton dukshëm më mirë se pjesa më e madhe e Ballkanit Perëndimor për peshën e të rinjve që kan&eu...
Çmimet e produkteve bazë të shportës në tregun e fruta-perimeve në qytetin e Elbasanit vijojnë të mbeten të larta...