Përplasje me policinë gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur përpara zonës ku po ndërtohet Muzeu Hebraik në Vlorë, duke protestuar dhe kundërs...
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur përpara zonës ku po ndërtohet Muzeu Hebraik në Vlorë, duke protestuar dhe kundërs...
41-vjeçari Gentian Çipi, i arratisur mbrëmjen e djeshme nga një spital në Greqi, rezulton person në kërkim në Shqi...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Trojas, ku një 32-vjeçar, punonjës i OSHEE-s...
Një shpërthim shkaktoi zjarr në një depo armësh në Bullgarinë qendrore gjatë natës, raportuan...
Mariglen Lalës që iu vendos tritol mëngjesin e sotëm rezulton person me precedente kriminale, i akuzuar dhe burgosur për grabitje. A...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Bardhyl” në Tiranë. Sipas informa...
Teksa të hënën nis viti i ri shkollor, kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dalë në një konferencë p&...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dhënë detaje rreth një aksioni të policisë gr...
Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, prej t&eum...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mazhar të Sevasterit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë ng...
Kur në 12 nëntor mediat në Shqipëri transmetuan videon e një telefonatë të acaruar të Edi Ramës rrugëve të Romës, fati i Julian Hodajt sapo ishte vendosur. Për koiçidencë apo qëllimisht zyrtarizimi erdhi fiks një muaj pas telefonatës, teksa këtë të premte Edi Rama firmosi shkarkimin e Hodajt nga posti i zëvendësministrit të Brendshëm.
Ndonëse publikisht motivet e shkarkimit mund të sajohen si arsye personale apo për rienergjizimin e ministrisë së Rendit, arsyeja e vërtetë që hengri kokën e Hodajt është kontrata e nxehtë 140 milionë dollarë e projektit Smart City.
Julian Hodaj ngurroi të shtynte përpara kontratën kontroverse, shuma e së cilës u rrit dy herë. Ndoshta ngaqë kuptoi se kur të vinte momenti, me shumë gjasë do ta caktonin si hamës dardhësh pas kurizzit. Por në biznes nuk ka tolerim.
“Për çfarë je bërë bashkëkryetar ti? Që të krijosh pengesa. Për ça je vënë ti bashkëkryetar aty? Na keni kthyer një vit mbrapsht. Çfarë oponence bëni ju aty?," ishin fjalët e fundit nga Roma, që vulosën fatin e Hodajt.
Sepse ai bëri gabimin që të kërkonte më shumë garanci ligjore për të hedhur firmën mbi koncesionin miliarder, i cili përveç sikletit të kostove të fryra dhe proçedurës ekstraligjore ka dhe një siklet tjetër, ndoshta më të madh. Shqetësimin e partnerëve strategjikë të Shqipërisë, se pas projektin qëndron një kompani e quajtur G42, e cila ndonëse me seli është në Abu Dabi, dyshohet për lidhje të forta kineze.
Kështu që Hodaj e kishte shumë të qartë se steka ishte shumë lart, ndaj kërkonte oponencën dhe hezitonte të firmoste.
140 milionë dollarë pa garë
Në mars të këtij viti, qeveria dërgoi për miratim në Parlament projektligjin për ratifikimin e një kredie prej 118 milionë dollarësh, që Shqipëria do të marrë nga Fondi i Abu Dhabit. Borxhi, me afat shlyerje 15 vjet dhe interes 4 për qind në vit, po merret për të shkuar sërish në Abu Dhabi.
Sepse 118 milionë dollarët do të shkojnë për të paguar një kompani nga Abu Dhabi e quajtur Presight Al Ltd, e lidhur me G42, e cila do të realizojë projektin e monitorimit të trafikut me kamera në 20 qytete të vendit. Kontrata 118 milionë dollarëshe, e cila bashkë me TVSH-në shkon 140 milionë dollarë do të jepet pa tender dhe pa asnjë lloj gare, por me marrëveshje direkte.
Pra, e thënë më thjesht. Qeveria shqiptare do të marrë 118 milionë dollarë borxh nga arabët për t'ja u paguar sërish arabëve, ndërsa qytetarëve shqiptarë u mbetet barra e shlyerjes së borxhit.
Pas miratimit të ligjit për kredinë, qeveria ngriti një grup të posaçëm pune për të negociuar kushtet teknike të projektit. Grupi kryesohet nga drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit dhe zvministri i Financave Juljan Hodaj. Por për shkak se anëtarët e grupit hezitonin të firmosnin pataten e nxehtë që u kishte servirur qeveria, disa prej tyre kishin kërkuar oponencën e studimit të fizibilitetit, pasi bëhej fjalë për një kontratë më të madhe se 100 milionë euro.
Kjo është arsyeja se pse nga rrugët e Romës, Rama i bërtiste Hodajt dhe drejtorit të IT-së në Polici në telefon që "çfarë oponence bëni ju se na keni kthyer një vit mbrapa."
Dhe zv/ministri sapo e mori oponencën që kërkonte.
The Economist Për Edi Ramën, këto janë kohët më të mira dhe më të këqija, por kryesisht më të mirat...
Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime media...
26-vjeçari i plagosur pak ditë më parë pranë rrethrrotullimit të Freskut ndodhet në gjendje kritike për jetën, pa...
Air Albania, linja ajrore e shpallur si krenaria kombëtare e Shqipërisë, ka humbur zyrtarisht licencën e operimit, duke i dhënë fu...
Qindra shpendë kanë ngordhur brenda një kohe të shkurtër në fshatin Kraps në Fier, duke krijuar një situatë alarm...
Policia e Pogradecit ka kapur në flagrancë 4 të rinj duke hapur gropa në Varret Monumentale Ilire të Selcës së Poshtme n&eu...
Në korrikun e nxehtë të vitit 2025, në fshatin alpin të Thethit – zemra e Parkut Kombëtar “Alpet e Shqip&...
Policia ka arrestuar inspektorin e IKMT pranë Drejtorisë Rajonale Kukës pasi ka kërcënuar drejtorin e institucionit. Kërc&...
Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime med...
Një 57-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Elbasan pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia teksa po punonte për riko...