AKTUALITET

20-vjeçari dhunoi nënën dhe më pas u vetëmbyt, mikesha e familjes shqiptare tregon detajet: Ende se di për të birin

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Mars 2026, 12:57

20-vjeçari dhunoi nënën dhe më pas u vetëmbyt,

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Rreth mesditës së 22 shkurtit, ku është gjetur trupi i pajetë i 20-vjeçarit Riccardo Merkuri, i cili një ditë më parë ishte hedhur në ujërat e portit të Civitanova Marche.

Sipas autoriteteve, gjithçka ndodhi pas një episodi të rëndë dhune në banesën e familjes, ku 20-vjeçari kishte ushtruar dhunë brutale ndaj nënës së tij Albana Kastrioti, duke e goditur me grushte në fytyrë.

Si pasojë e dhunës, 53-vjeçarja pësoi frakturë të nofullës dhe u gjet e shtrirë në dysheme, e gjakosur dhe pa ndjenja, pas britmave që alarmuan fqinjët rreth orës 21:00.

Në momentin e ngjarjes, bashkëshorti i saj, Mario Merkuri, ndodhej jashtë banesës. Pas sulmit, i riu u largua me automjetin e tij, duke lënë celularin në shtëpi, dhe u drejtua për në Civitanova Marche.

Automjeti u gjet pranë hyrjes së portit. Pamjet e kamerave të sigurisë e kanë filmuar fillimisht në hyrje të portit dhe më pas në momentin kur hidhej në det. Një regjistrim tjetër e tregon duke dalë sërish në sipërfaqe dhe duke u hedhur përsëri, pa u rishfaqur më.

Operacioni i kërkimit u zhvillua nga zjarrfikësit, palombarët e Teramo, Garda Bregdetare dhe karabinierët. Trupi i pajetë u gjet një ditë më pas.

Aktualisht, Albana Kastriot ndodhet e shtruar në spitalin e Maceratës në gjendje të rëndë, nën kujdes intensiv.

Familja, me origjinë shqiptare dhe prej më shumë se 20 vitesh në Itali, njihet mirë në komunitetin e Pollenzës.

Për këtë ngjarje të rëndë flet në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” mikesha e familjes, e cila rrëfen detaje dhe gjendjen e rënduar të nënës.

Ajo tha se për moderatoren dhe autoren e emisionit Evis Ahmeti ajo tregoi se nëna nuk di asgjë mbi fatin tragjik të të birit, pasi ndodhet në koma.

“Ishim të gjithë në varrim. Kisha ishte plot e përlotë. Kam ndenjur për orë të tëra pranë vajzës, pasi qante. Do të ishte më bukur sikur intervistën ta kishit bërë me të rinj shqiptarë. Kam sjell 47 studentë nga Kosova dhe Shqipëria me bursë në Itali. Mikesha ime është në koma, pasi e kanë bërë operim.

Nuk e di akoma që i biri nuk është më. Janë dy djem. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Aty ishte e ëma dhe i biri. Ajo fatkeqësisht shpëtoi. Kush ka fëmijë, nuk shkon gjithçka vaj.

Ose do ketë qenë ndonjë incident, do ketë shtyrë të ëmën. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Imagjino kur morën vesh se Riccardo kishte ikur nga shtëpia dhe policia kishte gjetur makinën në port, një grup të rinjsh shkuan atje me shpresën se mos e gjenin. Menduan se ishte fshehur.

Telekamerat e kanë regjistruar se ai është hedhur, jo një herë, por për dy. Të gjitha mediat thonin; ai ishte i dhunshëm.

Ai nuk kishte qenë i dhunshëm. Ish-e dashura e tij foli në kishë me fjalë shumë të mira. Kishin pasur një lidhje 2-vjeçare, problemet e tyre. Me rininë duhet të flasim, t’i qëndrojmë afër më shumë. Jo të presim momentin e fundit kur ndodh tragjedia. Të gjithë jemi fajtorë, edhe mënyra se si e gjykojmë. Mos të arrijmë deri aty sa të masakrohemi!”, e mbyll rrëfimin e saj mikesha e familjes.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?