Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentor...
AKTUALITET
U denoncuan nga PIRANJAT/ GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj zyrtarëve të Bashkisë Tropojë, SPAK kërkon të thirren 10 dëshmitarë
PiranjatPërditësimi i fundit 2 Mars 2026, 12:34
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen ndaj disa zyrtarëve të Bashkisë Tropojë, të cilët u denoncuan nga emisioni PIRANJAT.
Gjyqtarja e themelit Atalanta Zeqiraj konstatoi se te pandehurit për shpërdorim detyre nuk kishin bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar në seancë paraprake.
Kryebashkiaku dhe zv/kryetari i bashkisë Tropojë akuzohen për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim lidhur me ndërtimin e disa rrugëve ne kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, rast ky i denoncuar nga emisioni Piranjat.
VIDEO
Dy zyrtarët akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 2.7 milion euro, ku për ndërtimin e dy rrugëve, rrafshuan pyjet pa u konsultuar me institucionet e tjera të mjedisit dhe pa kryer aplikimin në sistemin elektronik e-leje pranë Bashkisë Tropojë.
Prokurori i SPAK Elvin Gokaj, lexoi kërkesën për gjykim dhe kërkoi të thirren në proces 10 dëshmitarë si dhe bëri me dije emrat që janë pyetur gjatë kësaj kohe në cilësinë e personave që kanë dijeni. Gogaj po ashtu, iu referuar edhe një ekspertimi që është kryer ne zbatim edhe te detyrave të lëna nga gjykata, ku është konstatuar dëmi ekonomik që dy zyrtarët i kanë shkaktuar buxhetit.
Në gusht të vitit 2025, GJKKO zëvendësoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” me atë “detyrim paraqitje” për Byberin dhe nënkryetarin Kërrnaja./Piranjat News