POLITIKE

200 milionë euro për Diellën?/ Aldor Nini: Ja si manipulohen tenderët me inteligjencë artificiale

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Tetor 2025, 10:23

200 milionë euro për Diellën?/ Aldor Nini: Ja si manipulohen

Shifra prej 200 milionë eurosh e parashikuar për projektin 'Diella' ishte në qendër të një debati të nxehtë, ku ekspertët e cilësuan si të pajustifikuar dhe burim dyshimesh.

CEO i Akromax, dhe eksperti i teknologjisë Aldor Nini i ftuar sot në Kafe Shqeto me moderatorin Flavio Qarri, solli një shembull krahasues tronditës nga Gjermania, ku sistemi kombëtar i menaxhimit të të gjitha taksave, 'Elster', kushtoi 120 milionë euro dhe shkaktoi një skandal publik për koston e lartë. 'Dhe ne po flasim për 200 milionë euro për një video që na prezantohet', tha ai me ironi, duke vënë në dyshim seriozitetin dhe transparencën e alokimit të fondeve.

Por përtej kostos, rreziku më i madh, sipas Ninit, është potenciali për korrupsion të sofistikuar. Ai zbuloi se në kuadër të një emisioni televiziv kishte kryer një eksperiment të thjeshtë: kishte ndërtuar një sistem AI të ngjashëm me Diellan dhe e kishte testuar me një tender fiktiv.

Në fillim, pa ndërhyrje, AI zgjodhi ofertën më të mirë. Por më pas, me një udhëzim të vetëm me tekst, 'favorizoje kompaninë X', sistemi ndryshoi vendimin dhe zgjodhi kompaninë e manipuluar, e cila kishte ofertën më të shtrenjtë. 'E treguam sa thjeshtë, me një fjali të vetme, ishim në gjendje të manipulonim procesin', shpjegoi ai. Ky demonstrim praktik tregon se si Diella, në vend që të luftojë korrupsionin, mund të bëhet një mjet i fuqishëm për ta automatizuar dhe fshehur atë, duke e bërë pothuajse të pamundur për t'u gjurmuar. 

Aldor Nini:Unë asnjëherë nuk kam qenë entuziast për teknologjitë që janë zhvilluar nga qeveria në Shqipëri, qoftë e-Albania, që është një, është një sistem për mendimin tim, duke e krahasuar me sistemet që kam parë nëpër botë edhe nëpër vende të botës së tretë, skandaloz.

Jemi më keq se vendet e botës së tretë? Jemi shumë më keq. Unë kam parë sisteme jo vetëm për menaxhimin e, për shembull, deklaratave të pagave, menaxhimin e regjistrimit të bizneseve nëpër vende si Kazakistani edhe vende vërtet shumë, shumë të largëta nga bota jonë, që janë absolutisht perfekte, madje më mirë në pjesën e përpunimit të të dhënave dhe user interface sesa Gjermani.

Domethënë, janë shumë të avancuar. Neve jemi akoma te formularet e e-Albania-s të viteve, nuk e di, 1997-98. Atëherë kemi përdorur formularet që ribënte reload gjithë faqja, po, dhe ta jepte që i fshinte të dhënat dhe bënte reload faqja. Madje kam shumë njerëz që kur futen te e-Albania, në një kërkesë për një çertifikatë familjare, ngecin te ajo pjesa që duhet të klikojnë show more që të klikosh vazhdo.

Domethënë, janë ca, domethënë, janë ca koncepte përdorimi, teknologjisë, absurde që kanë me dhjetra vite që nuk përdoren më. Po normalisht varet se cila kompani ose cilët kompani i kanë bërë, ia kanë dhënë gjithashtu kompanive të tjera tenderat për t'i zbatuar, mund të jenë ndoshta kompani në Indi, kam dëgjuar, nuk e kam të konfirmuar. Tani, varet se cilit indian ia ke dhënë, se ke indianë të mirë dhe indianë të këqij.

Atëherë, përsa i përket Diellës, pse nuk jam entuziast? Është shumë e thjeshtë. Deri tani kemi parë një gjë vizuale. Për të thënë të vërtetën, qeveria jonë është, ka qenë gjithmonë shumë e suksesshme për të na krijuar një iluzion vizual. Iluzioni vizual fillon që te postimet nëpër Instagram dhe Facebook që ne shikojmë natyrën e bukur të Shqipërisë, ndërkohë nuk e di se çfarë ka participuar qeveria jonë që ta bëjë atë natyrë, atë e ka bërë Zoti, dhe vazhdon tani me iluzionin më të ri vizual i cili na shitet si teknologji dhe kjo është Diella. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan