POLITIKE

‘Licencat e fotovoltaikëve po i merr mafia’/ Këlliçi në Këshillin e Stabilizimit: Efektet korruptive dhe kriminale rrezikojnë dhe Evropën

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Tetor 2025, 19:22
‘Licencat e fotovoltaikëve po i merr mafia’/

Ligjvënësi demokrat, Belind Këlliçi ka ngritur alarmin, lidhur me licencat e dhëna nga qeveria për shfrytëzimin e energjisë diellore përmes ndërtimit të parqeve fotovoltaike.

Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Stabilizim Asocimit, Këlliçi tha se qeveria ka miratuar licensa fotovoltaike pa një studim të mirëfilltë të rrjetit të sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes, pa marrë në konsideratë ngarkesën dhe kapacitetin e rrjetit ekzistues.

Sipas Këlliçit, licensat fotovoltaike, të cilat prezantohen si sukses në çdo aktivitet ndërkombëtar nga Qeveria Shqiptare, në shumë raste janë licensa agrofotovoltaike, të dhëna në kundërshtim me ligjin për tokën bujqësore, me efekte të parikuperueshme për bujqësinë dhe blegtorinë.

Paraprakisht, shton më tej Këlliçi, janë miratuar licensa për instalime me kapacitet për rreth 6500 MWp, nga të cilat 90% e tyre zotërohet nga një duzinë kompanish në pronësi nga persona me akuza si pjesëtarë të organizatave mafioze dhe krimit të organizuar.

‘Kjo nuk ka pasoja vetëm për Shqipërinë, por shtrirja e efekteve korruptive dhe kriminale në sektorin e energjisë, mund të rrezikojë edhe sigurinë e furnizimit dhe operimit të gjithë sistemit të energjisë në Evropën Kontinentale’, u shpreh Këlliçi në fjalën e tij.

Fjala e Plotë e Belind Këllicit:

Sot në fjalën time dua të fokusohem në një nga sektorët më të rëndësishëm, atë energjitik, i cili përbën bazën e zhvillimit ekonomik të vendit dhe e gjithë infrastruktura e tij është infrastrukturë kritike, me ndikim të lartë në sigurinë tonë kombëtare.

Shqipëria burimin kryesor të energjisë parësore e siguron nga produktet e naftës, energjia hidrike, energjia elektrike e importuar, përdorimi i druve të zjarrit dhe sasi të tjera shumë të vogla nga burime alternative.

Familjet shqiptare konsumojnë 500 ktoe nga të cilat 125 ktoe sigurohen nga djegia e druve të zjarrit. Thënë qartë familjet shqiptare 25% të energjisë e sigurojnë nga djegia e druve të zjarrit, ç’ka bën që Shqipëria të dështojë në integrimin e energjisë së rinovueshme në sistemin e ngrojes dhe ftohjes. Kjo ka një ndikim shumë të lartë në përmbushjen e Direktivës Vlerësimit dhe Impaktit Mjedisor. Shqipëria ka shfrytëzuar afërsisht 50% të potencialit të saj hidroenergjetik, ndërkohë që ndihma e drejtpërdrejtë shtetërore në zhvillimin e këtij potenciali ka munguar.

Energjia e humbur dhe e pafaturuar (vjedhjet) nga kompania shtetërore që realizon furnizimin është 1.41 TWh ose 121 ktoe. Kjo sasi energjie është sa 23% e energjisë së përdorur në rrjetin e shpërndarjes për një total prej 6.1 TWh.

Sasia e energjisë së tregtuar në treg të lirë nga Bursa Shqipëri/Kosovë e energjisë është 0.371 TWh. Kjo është më pak se 5% e konsumit total të energjisë elektrike në vend, ose është sa furnizimi 15 ditor në vend me energji. Shqipëria nuk përmbush Direktivën (EU) 2019/944 për “Retail Market”, ku konsumatorët që janë nxjerrë në treg të lirë nuk gjejnë dot furnizues dhe furnizohen nga Shërbimi i Mundësisë së Fundit që jepet nga kompania shtetërore e furnizimit të energjisë me çmime të përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë.

Aktualisht drejtori i Bursës Shqiptare të Energjisë është nën hetim për favorizim të tregtarëve të furnizimit me energji elektrike, deformim të tregut të energjisë elektrike nëpërmjet kontratave të njëanshme me tregtarë spekulativë dhe çmime zyrtarisht të provuara më të larta se ato që publikon bursa Shqiptare e Energjisë.

Procesi Unbandling në sistemin e shpërndarjes së energjisë nuk është realizuar sipas kërkesave të Komunitetit të Energjisë. Ende nuk është krijuar Operatori i Energjisë së Rinovueshme dhe të tre kompanitë e ndara nga Operatori Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë janë nën kontrollin e kompanisë mëmë OSSHE, pra jemi ende larg direktivave.

Kjo ka sjellë që rregullat e mekanizmit balancues të rëndojnë tek prodhuesit privat të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme dhe në mungesë të adoptimit të Rregullit (EU) 2022/869, të ketë pasiguri në bashkëpunimin e ndërsjellë të balancimit të sistemit të operimit, si bllok kontrolli i pavarur për ngarkesën dhe frekuencën e sistemit.

Keq menaxhimi i energjisë nga burimet e rinovueshme e mban larg Shqipërinë nga objektivat e 2030 dhe 2050 për të rritur përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe për të ulur emetimet e efektit serë. Kjo fakton që tregu i energjisë elektrike nuk është i integruar dhe vijon të operohet në formë të deformuar.

Si pasojë e këtij deformimi sektori i energjisë elektrike ka humbjet më të larta të energjisë në rajonin e Ballkanit dhe investimet me eficencën më të ulët në rajon.

Nga viti 2015 në sektorin energjitik janë investuar më shumë se 2 miliardë Euro, por vendi ynë vijon të ketë rrjet të transmetimit dhe të shpërndarjes që nuk garanton siguri furnizimi dhe humbje shumë të larta në krahasim me vendet anëtare të ENTSO-e.

Në 99% të rasteve këto investime realizohen me vlerën limit të përcaktuar nga enti prokurues, me një ofertues të vetëm dhe shumë drejtues të korporatave energjitke janë nën hetim, marrë të pandehur ose të dënuar për korrupsion dhe favorizim tenderash. Rasti i fundit është dhe vetë zv. KM Belinda Balluku.

Gjatë vitit 2024-2025 Shqipëria ka pasur një blackout total me efekt kaskadë në Malin e Zi dhe Kroaci dhe një blackout në gjysmën e territorit të saj. Në të dyja rastet ajo ka vënë në rrezik rrjetin sinkron të interkonjeksionit dhe pasojat mund të ishin të rënda edhe për evropën kontinentale.

Në rastin e parë ka pasur edhe një terr informativ dhe mungesë transparence sidomos mbi gjetjet e raportit të Shkurt 2025 të realizuar nga ENTSO-e mbi arsyet e kolapsit të sistemit të transmetimit në Shqipëri. Aktualisht Shqipëria nuk garanton qëndrueshmëri në sigurinë e operimit dhe nuk përmbush Commission Regulation (EU) 2017/2196 dhe (EU) 2019/941.

Është konfirmuar nga studime të pavarura se referuar listës së patronazhistëve të Tiranës, rezulton se 80% e të punësuarve në sektorin elektro-energjitik në kryeqytet, janë votues të partisë në pushtet. Kjo provon se një nga arsyet e dështimit të sektorit, janë politikat korruptive të rekrutimit të punonjësve dhe që lidhen ngushtësisht me korrupsion zgjedhor.

Qeveria ka miratuar licensa fotovoltaike pa një studim të mirëfilltë të rrejtit të sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes, pa marrë në konsideratë ngarkesën dhe kapacitetin e rrjetit ekzistues.

Licensat fotovoltaike, të cilat prezantohen si sukses në çdo aktivitet ndërkombëtar nga Qeveria Shqiptare, në shumë raste janë licensa agrofotovoltaike, të dhëna në kundërshtim me ligjin për tokën bujqësore, me efekte të parikuperueshme për bujqësinë dhe blegtorinë.

Këto licensa janë dhënë në rajonet më të varfra të Shqipërisë ku jeta e qytetarëve lidhet ngushtësisht me aktivitetin bujqësor dhe blegtoral. Rezistenca e këtyre qytetarëve është e pamundur, pasi në shumë raste ata janë përballur me struktura të krimit të organizuar, që mesa duket janë pronarët realë të këtyre licensave të dhëna nga Qeveria Shqiptare. Për disa akte miratimi të tjera të licensave fotovoltaike aktualisht është nën hetim Zv. KM Balluku, 2 ish Drejtorë të KESH si dhe drejtori aktual në detyrë është i pandehur.

Janë miratuar paraprakisht licensa për instalime me kapacitet për rreth 6500 MWp, nga të cilat 90% e tyre zotërohet nga një duzinë kompanish në pronësi nga persona me akuza si pjesëtarë të organizatave mafioze dhe krimit të organizuar.

Shqipëria nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë reale për të konvertuar në gaz, prodhimin e energjisë në Termocentralin e Vlorës. Kjo qasje e qeverisë përforcohet nga veprimet e saj, duke instaluar dy Centrale Pluskuese të Prodhimit të Energjisë me naftë të rëndë, të importuara nga Bangladeshi dhe vendosura në operim në vitin 2024.

Ky investim prej 80 milionë Euro, ka prodhuar në dy vjet vetëm 0.08 TWh nga pritshmëria prej 1.6 TWh. Për këtë rast është nën hetim zyrtar Zv. KM e Shqipërisë dhe gjithë zinxhiri drejtues i kompanive shtetërore të lidhura me sektorin e energjisë dhe të naftës. Madje faktet e dorëzuara në SPAK, mund të provojnë lidhje dhe përfitime direkte edhe nga Garda Revolucionare e Iranit.

Ndërkohë që kemi të konfirmuar zyrtarisht nën hetim Administratorët e kompanive shtetërore të Prodhimit, të Transmetimit, të Shpërndarjes, të Bursës së Energjisë dhe Ministrin Përgjegjës të Linjës, për deformim të tregut të energjisë, favorizim të aktorëve privatë të tregtimit të energjisë, për fshehje të bilanceve reale financiare, tender korruptivë, shkatërrim të tokës bujqësore, dhe favorizim të subjekteve të lidhura me krimin e organizuar, miratimi i kapitullit 15 të Energjisë, kapitullit 27 të Mjedisit, pjesë e Cluster 4, duket si konfirmim për të thelluar abuzimet dhe bashkëpunimin me botën e mafies në sektorin e energjisë.

Kjo nuk ka pasoja vetëm për Shqipërinë, por shtrirja e efekteve korruptive dhe kriminale në sektorin e energjisë, mund të rrezikojë edhe sigurinë e furnizimit dhe operimit të gjithë sistemit të energjisë në Evropën Kontinentale.

Referuar Institutit Vienez të Studimeve Ekonomike Ndërkombëtare, për sa i përket konvergimit të Ballkanit Perëndimor me EU, rezulton se Shqipërisë do t’i duheshin më shumë se 100 vite për të mbërritur standardet e Bashkimit Evropian në sektorin e Infrastrukturës dhe Mjedisit.

Për sa i përket qeverisjes do të duheshin më shumë se 64 vite...

Këto janë vetëm disa nga problematikat kryesore që doja të ndaja me ju, pasi këto vendimmarrje korruptive të qeverise në sektorin energjitik, mund të kenë pasoja dhe përtej Shqipërisë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan