Taksa e qarkullimit mbi karburantin u vendos në Shqipëri në vitin 2012. Fillimisht ishte vetëm 7 lekë për litër, por u rrit gradualisht në vitet pasuese deri në vitin 2015, kur arriti nivelin prej 27 lekësh për litër, që mbetet i pandryshuar edhe sot.
Ideja që përdoruesit e rrugëve të kontribuojnë për infrastrukturën nuk ishte e re. Ajo ishte diskutuar që në kohën e projektit të Rrugës së Kombit, kur u argumentua se një pjesë e kostos së ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve duhet të mbulohej nga vetë përdoruesit e tyre.
Më vonë, kjo filozofi u institucionalizua në formën e taksës së qarkullimit mbi karburantin, që sot paguhet nga çdo konsumator sa herë furnizon automjetin. Qëllimi zyrtar ishte i qartë: përdoruesit e rrugëve të kontribuonin për financimin kryesisht të mirëmbajtjes së infrastrukturës rrugore. Taksa mblidhet për çdo litër benzine apo nafte të shitur dhe konsiderohet një tarifë për përdorimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit rrugor.
Në praktikë, ajo është bërë një nga komponentët kryesorë të barrës fiskale mbi karburantin, së bashku me akcizën dhe TVSH-në. Me rritjen e konsumit të karburantit ndër vite, janë rritur edhe të ardhurat që buxheti mbledh nga kjo taksë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, vetëm në vitin 2025 u arkëtuan rreth 220 milionë euro nga taksa e qarkullimit. Këtu nis paradoksi. Nuk ka pothuajse asnjë transparencë se si përdoren këto fonde. Në teori, ato duhet të shkojnë për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrjetit rrugor. Në praktikë, nëse rrugët do të kishin gojë të ankoheshin, shumë prej tyre do të tregonin një histori krejt tjetër.
Autostrada Tiranë – Durrës, nyja kryesore që lidh qendrën ekonomike të vendit, prej vitesh është e mbushur me gropa dhe arnimet e asfaltit zgjasin vetëm pak kohë. Edhe në rrugë të tjera të rëndësishme, riparimet bëhen shpesh përpara se investimet të kenë përfunduar plotësisht. Rruga e Kombit është një tjetër shembull i kësaj ironie fiskale. Riparimin dhe mirëmbajtjen e saj përdoruesit e paguajnë vetë përmes tarifës së kalimit, e cila vazhdon të llogaritet me kursin e vjetër prej 138 lekësh për një euro, kur sot monedha europiane këmbehet rreth 96 lekë.
Taksat e larta janë një nga arsyet pse karburanti në Shqipëri rezulton ndër më të shtrenjtët në rajon kur matet në raport me të ardhurat. Në terma nominalë, nafta mund të kushtojë 15-30% më lirë se në disa vende të tjera të rajonit. Por kur çmimi krahasohet me fuqinë blerëse, situata përmbyset: për qytetarët shqiptarë, karburanti rezulton deri në dy herë më i shtrenjtë.
Kjo nuk është e vetmja arsye. Një tjetër problem i vazhdueshëm është reagimi shumë i shpejtë i çmimeve kur nafta shtrenjtohet në bursat ndërkombëtare dhe ulja shumë më e ngadaltë kur çmimet bien. Sjellja është reflektuar edhe në ecurinë e normave të fitimit të tregtuesve kryesorë të karburanteve në vend, të cilat rriten kur cikli i çmimeve është në rënie. Tensionet dhe konfliktet në Lindjen e Mesme po ndikojnë sërish në tregjet globale të energjisë. Historia ka treguar se krizat e naftës të lidhura me konflikte gjeopolitike zakonisht zgjasin më shumë sesa pritet dhe luhatjet e çmimeve mund të jenë të forta dhe të paparashikueshme.
Në një situatë të tillë, çdo rritje e çmimeve në tregjet ndërkombëtare përkthehet shumë shpejt në rritje të çmimit në pompë edhe për konsumatorët shqiptarë, siç ndodhi ditët e fundit, kur nafta për pak ditë u rrit nga 175 në 200 lekë për litër.
Përballë kësaj situate, reagimi më i zakonshëm i qeverive ka qenë ndërhyrja administrative në treg. Në Shqipëri, kjo u provua me krijimin e Bordit të Transparencës, një mekanizëm që në teori duhej të stabilizonte çmimet, por që në praktikë krijoi shumë pikëpyetje për mënyrën se si funksiononte tregu.
Në vend që të rikrijohen struktura të reja administrative si një lloj “Bordi 2” që fillimisht mund të ulë çmimet dhe më pas të bëhet pjesë e problemit (kartelit), masa më e thjeshtë dhe më e drejtpërdrejtë do të ishte ulja e barrës fiskale mbi karburantin. Nëse një taksë u vendos për të financuar rrugët dhe sot nuk ka transparencë për përdorimin e saj, atëherë pyetja është e thjeshtë: pse duhet të vazhdojë të paguhet në të njëjtin nivel? Në një kohë kur çmimet e energjisë janë të paqëndrueshme dhe fuqia blerëse e qytetarëve mbetet e ulët, lehtësimi i taksave mbi karburantin do të ishte mënyra më e drejtpërdrejtë për të ulur koston që paguajnë familjet dhe bizneset.
Në fund të fundit, nëse qeveria nuk mund të ulë çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare, të paktën mund të ulë taksat mbi të!/monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
14 Mars13:49
Sherr në Maliq/ Çifti bën për spital 45-vjeçarin, zbardhet motivi
Një çift të rinjsh janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë plagosur lehtë pas sulmit fizik një 45-vjeçar. Bur...
AKTUALITET
14 Mars13:01
Dita e Verës në Tiranë nis me konfiskimin e ballokumeve nga 4 policë bashkiakë
Shqipëria feston sot Ditën e Verës, një nga festat më të lashta dhe më të dashura për shqiptarët, që...
AKTUALITET
14 Mars12:51
Shqiptari i dëbuar nga Franca kërkon ndihmë: Familja ka ngelur atje, më kanë vendosur ndalesë
Istref Selmanllari, është një shqiptar që ka jetuar në Francë deri para pak kohësh, por së fundmi është dë...
AKTUALITET
14 Mars12:36
Doganat dhe Tatimet nisin kontrollet në tregun e karburanteve, aksioni i parë në Elbasan
Administrata Doganore dhe Administrata Tatimore kanë nisur kontrollet në sektorin e karburanteve në kuadër të një plani të p&...
AKTUALITET
14 Mars12:04
Përplasje të ashpra në Baks-Rrjoll, policia dhunon protestuesit/ Banorët: Na rrahën si të ishim serbë
Tensionet kanë arritur sërish pikën kulmore në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë, ku protesta e banorëve kundër nd&...
AKTUALITET
14 Mars11:54
E rëndë! E moshuara gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Maliq
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maliq ku një moshuar është gjetur e pajetë në banesën e s...
AKTUALITET
14 Mars11:48
Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur
Një aksident rrugor në aksin Rrëshen-Kukës ka përfunduar me plagosjen e dy personave.
Burime zyrtare nga policia bënë me dij...
AKTUALITET
14 Mars11:44
E afërmja e 25-vjeçares që u vetëvra: Zgjodhi mos t’u bëhej barrë familjarëve, do të niste jetën nga zeroja në Tiranë
Pas kryerjes së homazheve në zonën e qujatur “Obelisku” në qytetin e Lezhës ndaj 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, nj&eum...
AKTUALITET
14 Mars11:40
Sekuestrohet kokainë, kanabis, municione luftarake dhe një shumë parash, arrestohet i riu në Devoll
Policia e Korçës ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi u kap me drogë dhe municione. Pas hekurave ra shtetasi D. M., pasi u kap me kokai...