POLITIKE

The Economist: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë fillimin e fundit të Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Tetor 2026, 20:55
The Economist: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë

Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon zhvillimet në vend në kuadër të valës së demonstratave që po përfshijnë disa shtete evropiane.

Sipas revistës, pakënaqësia ndaj kryeministrit Edi Rama shkon përtej një konflikti të vetëm dhe lidhet me shqetësime më të gjera, mes të cilave korrupsioni dhe vështirësitë ekonomike.

“The Economist” shkruan se protestat kundër Ramës nisën më 31 maj dhe fillimisht u zhvilluan në mënyrë paqësore. Lëvizja, e njohur si “Revolucioni i Flamingove”, u nxit nga kundërshtitë ndaj një projekti turistik të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, në një zonë natyrore të mbrojtur.

Megjithatë, sipas analizës, situata ndryshoi pas 13 tetorit, kur një pjesë e protestuesve kaloi në akte dhune, duke shënjestruar institucione shtetërore, gjykata, banka dhe biznese.

Revista vëren se, pavarësisht përparimit ekonomik të Shqipërisë në vitet e fundit, varfëria dhe korrupsioni vijojnë të ushqejnë pakënaqësinë. Për këtë arsye, kundërshtitë ndaj qeverisë nuk kufizohen vetëm te projekti turistik që nxiti protestat fillestare.

Analiza ndalet edhe te reagimi i kryeministrit Rama, i cili ka akuzuar Rusinë dhe Iranin për nxitjen e trazirave, ka përjashtuar dorëheqjen dhe ka premtuar shpërblime për policinë.

Ndërkohë, një akademik i cituar nga revista, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, vlerëson se reagimi i ashpër i kryeministrit ka dëmtuar legjitimitetin e tij.

Në këtë kontekst, “The Economist” ngre pikëpyetje mbi të ardhmen politike të kreut të qeverisë, duke shkruar se trazirat e kësaj jave mund të shënojnë “fillimin e fundit” të Ramës.

Protestat në Evropë dhe rreziku i përshkallëzimit

Revista e vendos rastin shqiptar në një panoramë më të gjerë evropiane, ku demonstratat po nxiten nga pakënaqësi të ndryshme, përfshirë kostot e jetesës dhe financimin e pamjaftueshëm të shërbimeve publike.

Në disa vende evropiane, grupe të majta janë frymëzuar nga protestat disa javore në Francë për të organizuar demonstrata masive. Megjithatë, sipas “The Economist”, nëse protestat shoqërohen me dhunë, ato mund të sjellin përfitime politike për të djathtën.

Një nga shembujt e përmendur është Italia, ku nxënës të shkollave të mesme nisën gjatë tetorit të zinin klasat në shenjë proteste ndaj financimit të pamjaftueshëm të arsimit. Më pas, protestat u zgjeruan në demonstrata kundër kostos së jetesës, me mbështetjen e partive të majta dhe sindikatave.

Sipas analizës, zhvillimet në vende të ndryshme tregojnë se pakënaqësitë ndaj qeverive mund të marrin përmasa më të gjera, por drejtimi politik i protestave mund të ndikohet edhe nga mënyra se si ato zhvillohen dhe nga reagimi i autoriteteve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë