Vijon marshimi i protestuesve, thirrje njëzëri: Arrestoni Ballukun!
Protesta kundër qeverisë vijon në rrugët e Tiranës, teksa qytetarët pjesëmarrës në ditën e 106-të t&eum...
Protesta kundër qeverisë vijon në rrugët e Tiranës, teksa qytetarët pjesëmarrës në ditën e 106-të t&eum...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të dielën se planifikon të heqë tarifën prej 15% për uiskin irlandez. Trum...
Kontratat koncesionare dhe partneritetet publik-privat do të kalojnë nën një kontroll më të fortë administrativ, pasi ...
Disa mijëra njerëz jetojnë në një makinë, furgon ose kamping në qytetin e Los Anxhelosit. Situata nxjerr në pah vë...
Një qytetare që mori pjesë në protestë ka reaguar ashpër ndaj situatës në vend, duke ngritur shqetësime për ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim të ardhur nga një oficer i Policisë s...
Komisioni Europian po shqyrton mundësinë e një “Akti për Ujin”, i cili do të vendoste një kuadër më të...
Ford (F.N) po tërheq nga tregu 223,472 automjete në SHBA, për shkak të depozitave të karburantit që mund të kenë rrjed...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar në rrjetet sociale për situatën e furnizimit me ujë në Tiran&e...
Shqiptarët paguajnë për karburant, makina, banka dhe prona, por kur vjen puna te sigurimi i jetës, shëndetit apo pensioni privat, kul...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në kremtimin e 25-vjetorit të bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura dhe Gardën Kombëtare të New Jersey-t.
Në këtë ceremoni, të zhvilluar në Komandën e Forcës Tokësore në Zallherr, krahas autoriteteve të larta të mbrojtjes dhe përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, ishin të pranishëm dhe përfaqësuesja e Gardës Kombëtare të New Jersey-it, Gjenerale Yvonne Mays, si dhe zonja Nancy VanHorn, e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Në fjalën përshëndetëse, Presidenti i Republikës e cilësoi këtë përvjetor si akt nderimi për partneritetin Shqipëri-SHBA që ka prodhuar besim, profesionalizëm, siguri, dhe, mbi të gjitha, lidhje njerëzore midis ushtarakëve, institucioneve dhe dy popujve.
“Për Shqipërinë, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një nga gurët themelorë të politikës sonë të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes”, – deklaroi Presidenti Begaj në fjalën përshëndetëse, duke theksuar se bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të New Jersey-it, përbën një nga historitë më të suksesshme të bashkëpunimit ushtarak dhe strategjik Shqipëri-SHBA, pasi për 25 vite ka ndihmuar në transformimin, modernizimin dhe forcimin e Forcave të Armatosura.
“Ka qenë një marrëdhënie besimi, profesionalizmi dhe solidariteti. Përmes trajnimeve, edukimit ushtarak, mbështetjes teknike, stërvitjeve të përbashkëta dhe angazhimeve operacionale, ky partneritet ka ndihmuar që Forcat tona të Armatosura të afrohen gjithnjë e më shumë me standardet më të mira të NATO-s. Sot, Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë më profesionale, më të ndërveprueshme dhe më të përgatitura për të përmbushur detyrimet e tyre kombëtare dhe aleate”, – u shpreh Presidenti i Republikës në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Gjatë fjalës vërejti se ka ende potencial për të zgjeruar këtë bashkëpunim dhe se ai duhet të marrë dimensione të reja, si në arsimin ushtarak, stërvitjet e përbashkëta, në mbrojtjen kibernetike, edhe në zhvillimin e infrastrukturës strategjike.
Në këtë kontekst, Presidenti Begaj theksoi: “Shqipëria ka shumë për të ofruar dhe shumë për të ndërtuar së bashku me partnerët e saj amerikanë. Infrastruktura strategjike, kapacitetet mbrojtëse, Baza Ajrore Taktike e Kuçovës, porti i Porto Romanos, projektet në fushën e transportit dhe korridoret rajonale të lidhjes janë pjesë e një vizioni më të gjerë: një vizioni të një Shqipërie më të fortë, më të sigurt dhe më të dobishme për Aleancën”.
Për sa i përket situatës në rajonin tonë dhe sfidave të kohës, Presidenti Begaj theksoi nevojën për forcim të mëtejshëm të NATO-s, anëtarësim të Kosovës në këtë organizëm dhe prezencën e domosdoshme të SHBA-së në rajon.
“Në këtë kohë krizash dhe pasigurish, siguria është më parësore se kurrë. Për Shqipërinë, NATO duhet të mbetet e fortë, aktive dhe e bashkuar, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri ynë kryesor strategjik”, – deklaroi Presidenti i Republikës duke u shprehur se “sfida të përbashkëta kërkojnë përgjigje të përbashkëta”.
“Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj strategjike. Ajo qëndron me Shtetet e Bashkuara, me NATO-n dhe me botën demokratike. Dhe nëse dikush kërkon të gjejë një vend pro-amerikan në rajonin tonë, do ta gjejë gjithmonë në Shqipëri, në Kosove dhe kudo ku ka shqiptarë. Ne ishim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në koalicionin antiterror, jemi edhe sot në nismën e Samitit për Paqen” – deklaroi Presidenti Begaj.
Kreu i Shtetit rikonfimoi mirënjohje për kontributin e Gardës Kombëtare të New Jersey-it dhe mbështetjen e tij për suksesin e mëtejshëm dhe forcimin e marrëdhënieve me Shtete e Bashkuara:
“Le të jetë ky 25-vjetor jo vetëm një kremtim i së shkuarës, por edhe një zotim për të ardhmen.
Një zotim për më shumë bashkëpunim.
Një zotim për më shumë siguri.
Një zotim për një Aleancë edhe më të fortë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të
Amerikës.
Gjenerale Mays, Faleminderit shumë që jeni sot këtu!
Ne shqiptarët kemi një thënie: “Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit”. Ju jeni në shtëpinë tuaj këtu.
Ambasadore, faleminderit për gjithçka keni bërë!”, – u shpreh Presidenti i Republikës në mbyllje të fjalës përshëndetëse, ku përcolli dhe një mesazh drejtuar të rinjve përmes nxënësve të gjimnazit “Qemal Stafa”, të pranishëm në këtë ceremoni.
“Të rinjtë, – theksoi Presidenti Begaj, – janë gjenerata që do të forcojë edhe më shumë miqësinë shqiptaro-amerikane dhe janë e ardhmja e këtij partneriteti strategjik.
Kryetarja e Komisionit të Turizmit, Kulturës dhe Diasporës, Ina Zhupa, denoncoi nismën “Porta e Alpeve” si një paketë...
Tre pika këmbimi valutor janë goditur nga policia e Tiranës pasi ishin pa licencë. Nën hetim u vunë pronarët si dhe u sekuest...
Të paktën 3 subjekte në Tiranë janë zbuluar se kryenin këmbim valutor pa licencë. Sipas policisë njoftohet se ka nisur...
Një 17 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi shantazhonte një grua 38-vjeçare ...
Një aksident është shënuar këtë të mërkurë në Durrës, ku për pasojë kanë mbetur të ...
Krimet që lidhen me rendin dhe sigurinë publike përbëjnë pjesën më të madhe të çështjeve penale n&eum...
Një nga fraksionit e dosjes “Revanshi”, GJKKO pranon gjykim e shkurtuar për Aldo Avdylin, Edson Jozwik, Henerigert Mitri ish-drejtor i Pol...
Kryeministri Edi Rama nga homazhet për Servet Pëllumbin, ka kujtuar se si njihej me ish-kryetarin e Kuvendit. Ai tha se në fillim mes të d...
Një 29-vjeçare është arrestuar nga efektivët e komisariatit numër 3 në Tiranë. E reja është dënuar m...
Shqipëria është një nga vendet më të ndotura në Evropë, duke zënë vendin e tretë në renditje, refe...