AKTUALITET

‘5 Maji’ përballë drejtësisë: Gjykata e Posaçme urdhëron hetimin penal të Kryeministrit Edi Rama, Veliaj e të tjerëve

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Tetor 2025, 15:18

‘5 Maji’ përballë drejtësisë: Gjykata e

Nga Elton Qyno

Një nga zhvillimet më të rëndësishme dhe më të bujshme në drejtësinë shqiptare është shënuar së fundmi, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar zyrtarisht Prokurorinë e Posaçme (SPAK) të regjistrojë dhe të nisë hetimet penale ndaj Kryeministrit Edi Rama, në lidhje me shpronësimet masive të kryera në zonën e njohur si “5 Maji” në Tiranë.

Hetimi përqendrohet në procedurën e miratimit dhe zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 533, i cili është përdorur, sipas kallëzimit penal të depozituar nga qytetari Ledion Mziu, si bazë ligjore për një proces të njëanshëm, të padrejtë dhe të manipuluar shpronësimesh, i cili nuk ka pasur asnjëherë interes publik real, por ka shërbyer për të favorizuar ndërtimet shumëkatëshe të kompanive private me lidhje të ngushta me pushtetin lokal dhe qendror. Kjo është hera e parë në historinë e pas viteve ’90 ku një Kryeministër në detyrë përballet me hetim penal të urdhëruar nga vetë Gjykata për një çështje që përfshin vendimmarrjen e nivelit më të lartë të ekzekutivit dhe që preket drejtpërdrejt me jetën, pronën dhe të drejtat e qindra qytetarëve.

Në kallëzim, të kallëzuarit kryesor janë Kryeministri Edi Rama dhe ish-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilët akuzohen se kanë tejkaluar kompetencat e tyre kushtetuese dhe ligjore, kanë shpërdoruar detyrën publike dhe kanë shkelur rëndë parimet e drejtësisë dhe transparencës në një proces që është maskuar si projekt urbanistik, por që në thelb ka qenë një skemë përfitimi për interesa private. Sipas kallëzuesit, VKM nr. 533 nuk është përdorur për interes të qytetarëve, por për të justifikuar legalisht prishjen e banesave, largimin me forcë të pronarëve dhe më pas dhënien e truallit në përdorim të kompanive ndërtuese që kanë përfituar projekte shumëkatëshe komerciale.

Më tej, në kallëzim argumentohet se Edi Rama ka mbajtur përgjegjësinë më të lartë për këtë proces, jo vetëm si drejtues i Këshillit të Ministrave, por edhe si autoritet që sipas Ligjit Nr. 9000 datë 30.1.2003 ka detyrimin ligjor të ndalojë, pezullojë apo rishqyrtojë çdo akt të ministrave apo strukturave vartëse që bie në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin apo interesin publik. Mosveprimi i Kryeministrit në këtë rast, pavarësisht denoncimeve publike dhe protestave të gjata të banorëve, interpretohet si një miratim i heshtur apo bashkëpunim i drejtpërdrejtë në shkeljen e ligjit.

Pas më shumë se pesë vitesh nga nisja e projektit, qindra familje të lagjes “5 Maji” dhe zonave përreth vazhdojnë të jenë të zhvendosura, pa dëmshpërblim të drejtë dhe pa transparencë mbi të ardhmen e pronës së tyre, ndërkohë që në truallin e tyre janë ngritur ndërtime që nuk kanë asnjë lidhje me interesin komunitar apo funksione publike, por shërbejnë si projekte për shitje banesash luksoze apo qendra biznesi. Kallëzimi kërkon hetim të plotë penal për gjithë procedurën e nxjerrjes së VKM nr. 533, rolin e institucioneve shtetërore, përfituesit realë ekonomikë dhe lidhjet e tyre me zyrtarët publikë, si dhe përgjegjësinë individuale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë para ligjit, falsifikim të interesit publik dhe kapje të institucioneve shtetërore.

Gjykata e Posaçme, pas shqyrtimit të dokumentacionit, ka konstatuar se ka indicie të mjaftueshme për të urdhëruar SPAK-un të regjistrojë procedimin penal dhe të nisë hetimet, çka përbën një sinjal të fortë për drejtësinë shqiptare dhe një moment kyç për besueshmërinë e institucioneve të reja të drejtësisë. Ky zhvillim i jep një dimension të ri çështjes së “5 Majit”, duke e kthyer nga një debat politik dhe qytetar, në një hetim penal ndaj figurave më të larta të qeverisë, dhe duke rihapur plagët e një komuniteti të tërë që prej vitesh kërkon drejtësi.

Tani pritet reagimi dhe veprimi i Prokurorisë së Posaçme, e cila ka në dorë të vërtetojë ose rrëzojë akuzat, dhe të vendosë nëse do të ndërmarrë veprime konkrete hetimore ndaj Kryeministrit të vendit. Nëse kjo ndodh, do të jetë hera e parë në historinë e shtetit shqiptar kur një Kryeministër në detyrë hetohet për korrupsion në lidhje me një vendim qeveritar.

Rasti “5 Maji” po kthehet në simbolin më të fortë të betejës për drejtësi dhe barazi ligjore në Shqipëri.

Fillimisht kallëzimi penal është depozituar pranë SPAK, por më pas materiali kallëzues është përcjellë në Prokurorinë e Tiranës, e cila ka regjistruar procedim penal për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Pas afro tre vitesh hetime, prokuroria ka kërkuar pushimin e çështjes me arsyetimin se mungon vepra penale, kërkesë e cila është pranuar nga gjyqtari Gert Hoxha përmes vendimit për pezullimin e gjykimit. Ky vendim është apeluar nga avokatët e viktimës, të cilët kanë argumentuar se gjykata e juridiksionit të përgjithshëm nuk ka kompetencë për shqyrtimin e kësaj çështjeje, duke kërkuar kalimin e saj tek Gjykata e Posaçme. Më 30 shtator 2025, çështja është shqyrtuar në Gjykatën e Posaçme me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj, ku si prokurori Elvin Gokaj ashtu edhe mbrojtja kanë kërkuar kthimin e çështjes për hetim të mëtejshëm. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Fatri Islamaj, ka vendosur që çështja t’i kalojë për kompetencë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke çuar kështu çështjen për gjykim në këtë gjykatë.

Në vijim, më datë 30 shtator 2025, çështja është shqyrtuar nga Gjykata e Posaçme me gjyqtare Rudina Palloj, ku në seancë ishin të pranishëm edhe prokurori Elvin Gokaj dhe avokati i palës, të cilët kërkuan kthimin e çështjes për hetim të mëtejshëm.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë