AKTUALITET

"5 VKM nominale për Ron Yeffet", Shehaj: Kontrata të dyshimta, pse SPAK nuk e merr në pyetje Ramën

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Prill 2026, 19:48
"5 VKM nominale për Ron Yeffet", Shehaj: Kontrata të

Emisioni Investigativ Plug, ka zbardhur detaje të reja për historitë me zhvatje dhe mashtrim të biznesmenit Ron Yeffet, i njohur si mik i kryeministrit Edi Rama.

E ftuar sot në “Task Force” Brisida Shehaj hedh dritë në kontratat e dyshimta të miratuara nga Këshilli i Ministrave.

 "Të gjitha VKM-të ka bërë Edi Rama për KAYO-n, janë katër, pesë.

Shqetësimi më i madh që duhet të ngrejë opozita dhe unë mendoj që nuk duhet të mjaftohen me këto interpelanca, duhet të kërkojnë të gjithë dokumentacionin urgjent të analizojnë mënyrat se si janë lidhur këto kontrata. Duke bërë edhe një background të veprimeve ligjore që ka kryer Rama dhe të asaj çka kërkohet nga këto VKM që të plotësojë kompania që lidh kontratën, aty kupton dhe sa mik dhe sa shok dhe sa xhan apo sa i vlefshëm mund të jesh ti për Edi Ramën...

Duhet të kuptojmë një gjë që, ai ka dy kontrata, pra ka dy kompani me Kajo, Roni Yeffet. Një e ka për të prodhuar këto automjetet e blinduara, Shotën e famshme, të paçertifikuar kërkund, që nuk ishte prodhuar,  pra ne nuk kemi prodhim. Timak-u i asaj vajzës që erdhi nga Turqia, me atë prestanomin tjetër nuk bënte prodhim.

Të gjitha tenderat që ka fituar ajo zonja në Shqipëri me Timak-un, janë të gjitha tendera që janë dhënë nga institucione shtetërore, por janë dhënë për kompani, për mjete, zjarrfikëse, ambulanca të cilat nuk janë prodhuar në Shqipëri. Në rastin më të mirë i ka prodhuar babai i asaj në Turqi. Këtu ka thjesht montim, prandaj nuk ka as punonjës, as teknologjinë e ngritur.

Por me këtë VKM e parë, që ky zotëria do, me gjithë Kajon, do ndërtojnë automjete të blinduara në Shqipëri, të pajisura me teknologjinë e fundit. Kjo kompania duhet të investonte 15 milionë euro në tre vite. Po. 15 milionë euro nuk i ka faturim Timaku.

 Ndërsa kompania e dytë e krijuar është për prodhimin e armëve të kalibrit të vogël dhe të mesëm dhe të dronëve. Pra, ato dronët që thotë Rama. Po sipas VKM-së, për të bërë atë gjë duhet të investoja 50 milionë euro në tre vite. Pra vetëm këto dy VKM-të që ka këto dy kompanitë, sipas përcaktimeve që ka po VKM-ja e krijuar, Ardi Veliu mund të lidhte kontratë me këto kompani. Themelonte këto kompanitë e tjera, vetëm nëse fakturonin që këto kishin mundësi të investonin 65 milionë, 70 milionë euro. Në tre vite. Ku i ka?

Pse u detyrua, Roni Yeffeti, mbasi u miratuan VKM-të nga Edi Rama, të hynte në negociata që bëhen me Ardi Veliun. Të hynte në këtë negociatë duke blerë me 490.000 euro 49% të aksioneve të kësaj kompanisë Timak. Pse nuk erdhi me këto kompanitë gjigande? Se ky është biznesmen i suksesshëm. Ka kompani në Amerikë, ka bërë investime në Senegal, thotë, në Itali ka bërë investime, thotë, ka bërë në Izrael.

Pse nuk hyri me këtë kompaninë e tij ndërkombëtare? Këtë kompaninë me të cilën bën edhe kontrata në emër të një shteti anëtar të NATO-s? Për kë shtet ka negociuar Roni Yeffeti, ka firmos 5 milionë dollarë, kujt do ja sjelli këtë sistem?

Pra të kuptojmë çfarë është Roni, duhet të kuptojmë çfarë veprimesh ligjore bëjnë këta. Pra, këta bëjnë, ndërtojnë Kajon, bëjnë ca VKM, që Kajo të krijojë shoqëri me ca partnerë të nderuar. Na del që partneri i nderuar është ky Timaku i kësaj vajzës që ka ardhur nga Turqia, dhe meqë s'kemi si e fusim Ronin, e fusim aksioner aty. Ku i gjeti 65 milionë euro se s'është vetëm ajo. Kriteri është duhet të ketë linja të ngritura teknologjie, të prodhojë, të provojë kapacitetet e veta. Çfarë linje teknologjie? Ata s'prodhojnë asgjë.

Kemi kontrata që lidhen në emër të dyshuara.

Në asnjë moment shteti nuk duhet të investonte para.  Pra investimi i vetëm që bën shteti është toka. Po. Ndërkohë kemi në rastin e Timak Defence-it, që ai në momentin e krijimit, dy-tre muaj pasi është krijuar, pra në tetor, nëntor të vitit 2025, ka marrë 10 milionë euro pagesa. Dhe që janë paradhënie nga  repartet ushtarake. Pra, nuk i ka dhënë Kajo para, ka lidhur kontrata me repartet tona ushtarake, për t'i furnizuar me, me automjetet e blinduara.

Janë 10 milionë euro paradhënie të marra. Pra me këtë 10 milionë euro, ai pretendon të ngrejë teknologjinë dhe të nisë të prodhojë ndonjë gjë. Kjo gjë është e jashtëligjshme në këtë rast.

Dhe pika e fundit që kam e kam me SPAK-un. Ilir Meta mbahet në burg, sepse ata i thonë, kur ka qenë ky i ÇEZ-Dias, Kastriot Ismailaj, në Vjenë, te ai hoteli ke fjetë dhe ti. Arben Ahmetajt i thotë, ke bërë ti udhëtime me Mirelin, dhe unë do të hetoj ty për korrupsion e pastrim parash. Po dhe Ilir Beqaj në burg.

SPAK-u duhet të ngrihet, ta thërrasë Edi Ramën."

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan