VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...

Këto mesazhe dashurie dhe devotshmërie nuk janë të një të riu të magjepsur pas një vajze të bukur në të njëjtën moshë, por të Astritit, këtij 57-vjeçari nga Tepelena që, me sa duket, ka rënë brenda kokë e këmbë me një zonjë 52-vjeçare nga Fieri, të cilën e ka parë vetëm dy herë në jetë. Dhe ky takim i vetëm ka ndodhur plot 30 vite më parë. Dakord, nëse do të ishte vërtet dashuri, pavarësisht moshës, do të meritonte respekt, por për fat të keq gjërat nuk janë tamam ashtu.
Sepse zonja, të cilës i drejtohen këto mesazhe, ka një tjetër mendim.
Në realitet, kur lexon mesazhet, kupton që Astriti është një i fiksuar që kërkon me çdo kusht të bindë 50-vjeçaren t’ia kthejë pasionin që ka për të, pavarësisht indiferencës së një gruaje, e cila ka vetëm një vit që ka humbur burrin dhe ka prioritete të tjera në jetën e saj.
Por nga lindi gjithë ky pasion ndaj një gruaje, të cilën e ka njohur 30 vite më parë, në rrethana shumë normale?
Zonja tregon për Piranjën, Luela Gaxhja, se në të vërtetë nisja e kësaj historie fiksimi ka ndodhur në kohën kur bashkëshorti i zonjës, mik i Astritit, ishte ende gjallë. Ky i fundit, nëpërmjet rrjeteve sociale, fillimisht ka kontaktuar me një nga djemtë e zonjës, me biseda tërësisht normale.
Pak kohë pas këtyre bisedave, që nuk lënë asnjë shkak për dyshim, fatkeqësia godet familjen e 50-vjeçares, teksa bashkëshorti i saj ndërron jetë.
Dhe këtu, pa kaluar as një vit, Astriti i shkruan gruas tashmë të ve: “Unë të dua. Ty tani të ka vdekur burri. Do të vish të jetosh me mua.”
Edhe pse përballej me refuzime të vazhdueshme të gruas, ai kërkonte çdo lloj forme për të folur me të. E shqetësuar nga kjo situatë, zonja vendos t’i shkruajë vetë në Messenger për të ditur arsyet e këtyre komenteve dhe bisedave të njëpasnjëshme nga Astriti. Aty ajo kupton qëllimet e vërteta të Astritit. Por kjo është më e pakta, sepse çmenduria e këtij individi arrin deri aty sa kërkon bashkëjetesë me një grua thuajse të panjohur për të.
Madje në shtëpinë e saj. Tani le të shijojmë pak disa chat-e ku Astriti na shpalos gjithë arsenalin e tij të joshjes: “Mundohu të gjesh dashurinë shpirtërore se je e re.”
Për këtë burrë kaq romantik, një zonjë që vendos të respektojë kujtimin e bashkëshortit të ndjerë është thjesht një budallaqe. Nisur nga ky fiksim i vazhdueshëm ndaj saj, zonja mundohet ta vërë në sedër, duke i kujtuar burrin e ndjerë. Por as kjo metodë nuk funksionon. Madje duket se e stimulon edhe më shumë.
Me gjithë këto biseda, ku Astriti nuk heq dorë prej zonjës, vendosim t’i çojmë në takim të dy personazhet. Që në takimin e parë, zonja ishte nën presion, ndaj aty ndërhyjmë ne për të kuptuar arsyet e vërteta. Astriti, sapo sheh kamerën, largohet. Ndaj edhe ndërhyrja e Policisë së Fierit duhej bërë.
Ai u shoqërua në Komisariatin e Policisë së Fierit, nga ku u la i lirë pak orë më vonë, por të paktën mori një mësim. Dëshirat dhe ëndrrat kanë vlerë kur ndahen nga dy persona dhe kur ekziston vullneti i përbashkët për të qenë pranë njëri-tjetrit.
Në të kundërt, duhen respektuar kufijtë e gjithsecilit aq më tepër kur bëhet fjalë për një person që e ke parë vetëm njëherë në jetë./ piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Një vrasje ndodhi mëngjesin e sotëm në Montecalvoli di Santa Maria a Monte, në provincën e Pizës. Viktima ësht&eu...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 14 të arrestuarit në protestën kombë...
Juria në Bruksel ka shpallur gjashtë burra fajtorë për vrasjen e Ardit Spahiut, i cili u qëllua për vdekje në Molenbeek m&e...
Ka nisur në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për 14 pers...
Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, është arrestuar tre ditë më parë, pasi Gjykata e Posaçme e ...
Banorët e prekur nga projekti TID janë mbledhur sërish sot para bashkisë së Durrësit. Atyre u është njoftuar se do t&e...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë. Ndërk...
Mëngjesin e sotëm, banorët e fshatit Baks Rrojit në Velipojë, dolën sërish në protestë për të ndaluar p...
Një magazinë e rrënuar e ish-pesticideve në fshatin Hysgjokaj të Lushnjes po kthehet në rrezik serioz për shëndetin e ...
Është zbardhur dinamika e ngjarjes së ndodhur pak pas mesnate në zonën e Saukut, ku 18-vjeçarja Natalia Murati u paraqit e pla...