Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

7 Marsi është festa e mësuesit. Një ditë ku mësimdhënes, nxënës dhe prindër përveçse të festonin do duhej të bashkoheshin dhe të reflektonin mbi realitetin e sotëm të shkollës shqiptare.
Arritjet, problemet dhe vizionin për të ardhmen.
Mësuesit por edhe prindërit do duhej të rikonceptonin rolin e shkollës në jetën publike. A është ajo një diplomore kë fëmijët dhe të rinjtë "hiqen qafe" për disa orë apo është laboratori delikat ku formohen mendjet e së ardhmes?
Shkolla shqiptare ka kaluar nëpër etapa të ndryshme dhe ka marrë goditje nga drejtime të ndryshme.
Ajo ka nisur si përpjekje e rilindasve dhe pedagogëve të krijimit të shtetit shqiptar, jo vetëm si mjedis edukimi formal por edhe si hapësirë e formësimit të një vetëdije patriotike dhe morale. Jo më kot pushtuesit e kundërshtonin me forcë krijimin e shkollës shqipe ndërsa patriotët dhanë jetën për të.
Më pas edukimi u formalizua dhe i shërbeu ideologjisë në pushtet. Në kohën e diktaturës shkolla mori një rol të rëndësishëm në formimin e njeriut të ri. Duhet thënë edhe se mësuesi apo profesori në atë kohë kishte një status social të respektuar dhe autoriteti i tij nuk vihej në diskutim, në klasë, auditor apo edhe në shoqëri.
Pas ndryshimeve demokratike dhe ekonomisë së tregut roli i shkollës ndryshoi. Pati progres dhe njohje ndërkombëtare të diplomave por edhe probleme të rënda.
Fatkeqësisht shkolla (publike dhe private) sot perceptohet më shumë si një biznes fitimprurës sesa një institucion misionar.
Mjafton të shikojmë materializmin e rëndomtë të 7 Marsit, ku mirënjohja për "prindin e dytë" reduktohet në zarf.
Mjafton të shikojmë fenomenet e shit-blerjeve të provimeve, madje edhe të vetë diplomave.
Mjafton të shikojmë mënyrën si pushtetarë qëndrorë, lokalë apo edhe fare periferike e trajtojnë edukimin, si një bankomat të pashterrshëm, ndërsa nxënësin si një klient të përjetshëm.
Sigurisht që shkolla shqiptare kalon sfida të ngjashme me ato të pedagogjisë botërore. Teknologjia, interneti, smartphone-t e aksesueshëm që në moshë të vogël e kanë ndryshuar raportin e nxënësit me nxënien, e kanë zvogëluar kohëzgjatjen e vëmendjes dhe vështirësuar raportin klasik mësues-nxënës.
Mirëpo për hir të së ardhmes, për hir të mendjeve te reja që duam të formojmë, për hir të nivelit shkencor, kulturor apo moral që dëshirojmë nga brezat e rinj, shkolla duhet të marrë vmendjen e duhur dhe dinjitetin e munguar.
Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për rritje rrogash, shkolla të reja apo laboratorë, edhe pse këto janë të gjitha të nevojshme.
Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mesataren e mësuesit, klasat e zbrazura nga emigracioni, klasat pa ngrohje, mungesën e një vakti për fëmijët më të varfër, mësimin me turne, mungesën e mjediseve sportive apo kulturore, mungesën e bibliotekave dhe kafet si salla studimi për studentët, edhe pse këto janë të gjitha halle të rënda që e demotivojnë mësuesin apo nxënësin nga kryeqyteti deri në fshatrat më të thellë.
Këtu bëhet fjalë për reforma të thella, për një ndërgjegje kombëtare e cila e kupton se nga shkolla dhe vetëm nga shkolla mund të kalojnë kultura dhe vlerat. Nga mësuesi dhe vetëm nga mësuesi mund të kalojë ngulitja e koncepteve bazë të jetesës në shoqëri dhe respektit për të ngjashmin.
Është shkolla ajo të cilës ne i drejtohemi kur fenomenet e injorancës masive na penalizojnë në përditshmëri, kur shtresa të gjëra të shoqërisë manipulohen, përdoren si mish për top nga politikanë te paskrupullt, personazhe injorante të tiktokut, trash tv apo edhe gomoneve të Anglisë.
Është koha ta vlerësojmë shkollën nëse duam të shpëtojmë nga idiokracia.
Është koha ta vlerësojmë vërtet mësuesin!
Kishat Kisha e Shën Kollit është një monument kulture me rëndësi të veçantë kombëtare për vlerat ...
Rritja e përgjithshme e çmimeve ishte 7.1 për qind në muajin janar sipas matjeve që vijnë nga metodologjia e Eurostat që ...
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”. Mësohet se një kamion ka dal&eu...
Viti 2022 shënoi rritje alarmantë të shifrave të të miturve të përfshirë në ngjarje kriminalë. 1470 ka qen&e...
Shefi i qarkullimit rrugor Tiranë foli për aksidentet që ndodhin në vendin tonë, marrë shkas edhe nga rasti i fundit, i për...
Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditen e kësaj të hënë në Tiranë, ku një autobus i linjës së &ldq...
Gazmir Korbi, i cili humbi jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë në Kroaci, ishte pjesë e komandës së Forcës Aj...
TIRANE- Një shkresë e re tregon se Prokuroria e Columbias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka kërkuar gjykatës nxjerrj...
TIRANË- Vdekja e Elton Tahirit vë në pranga mikun e tij të ngushtë, Majdiel Husa. Policia e Shtetit, bën të ditur se shkaku...
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për të caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie&...