
Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen në barrë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, por në Shqipëri ky presion duket se ka prekur masën më të gjerë të popullsisë, sipas anketës “Securimetri 2025” të realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.
Të dhënat tregojnë se në Shqipëri, rreth 75% e qytetarëve vlerësojnë se taksat dhe tarifat rrisin koston e tyre të jetesës me 10% deri në 50% te të ardhurave mujore. Specifikisht, grupi që deklaron se detyrimet publike marrin 21-30% të të ardhurave të tyre mujore është më i larti në rajon, me 30% të të anketuarve, duke lënë pas mesataren e Ballkanit Perëndimor prej 25%.
Kjo shifër tregon se, ndryshe nga fqinjët, shqiptarët e ndjejnë barrën e detyrimeve publike si një shpenzim që dikton mirëqenien e tyre mujore. Vetëm 13% e shqiptarëve mendojnë se shteti u merr më pak se 10% të kostove të jetesës, niveli ky më i ulët në rajon pas Serbisë.
Kjo do të thotë se për gati një të tretën e popullsisë në Shqipëri, pagesat ndaj institucioneve publike marrin një pjesë mjaft të konsiderueshme të buxhetit familjar, duke tejkaluar mesataren e rajonit.
Kosova shfaqet si një ekonomi më barrën më të lehtë për qytetarët e saj. Rreth 17% e qytetarëve të saj e ndjejnë barrën e pagesave publike nën nivelin 10%, një tregues ky më pozitiv se në Shqipëri.
Serbia ka përqindjen më të lartë të qytetarëve që deklarojnë kosto ekstreme ku 11 % e qytetarëve pohojnë se çojnë 50% të të ardhurave mujore në shtet, ndërsa në Shqipëri kjo kategori është pothuajse e papërfillshme me 3%. Kjo tregon se sistemi serb mund të jetë më agresiv ndaj grupeve më të ardhura të larta, ndërsa sistemi shqiptar shënjestron më gjerësisht shtresën e mesme.
Maqedonia e Veriut udhëheq rajonin me 36% te të anketuarve që paguajnë10-20% te të ardhurave mujore, duke u renditur shumë afër Shqipërisë për nga perceptimi i barrës së moderuar.
Për Shqipërinë, shifrat tregojnë një ndjeshmëri të lartë ndaj detyrimeve financiare publike, ku përfshihet faturat e ujit, energjisë dhe të tjera që kanë bëjnë me taksat e tarifat. Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë pohoi se këto kosto gërryejnë ndjeshëm të ardhurat e tyre mujore./Monitor.al
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Shkurt07:51
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
Sot, 10 Shkurt 2026, dollari amerikan blihet me 80.5 lekë dhe shitet me 82 lekë.
Euro blihet me 96.1 lekë dhe shitet 96.8 lekë.
Franga z...
AKTUALITET
10 Shkurt07:14
Shtrëngata shiu në orët e pasdites, si do të ndryshojnë temperaturat sot
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të den...
AKTUALITET
9 Shkurt22:45
Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët lidhur me protestën e thirru...
AKTUALITET
9 Shkurt22:16
Apeli i GJKO la në fuqi dënimin me 1 vit burg, vjen lëvizja e kryebashkiakut Memolla
Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer n&eum...
AKTUALITET
9 Shkurt20:25
Shqiptari kapet me kokainë në atlete, si e tradhtoi veten pasi u ndalu
Ai u ndalua gjatë një kontrolli nga policia dhe iu zbulua drogë të fshehur brenda këpucëve.
Ngjarja ndodhi në Città d...
AKTUALITET
9 Shkurt20:23
I riu shqiptar kapet ‘mat’ duke shitur kokainë
Gjatë një operacioni të fokusuar kundër trafikimit të drogës, karabinierët e Riccione arrestuan një 21-vjeçar shq...
AKTUALITET
9 Shkurt19:44
Polici nxori armën dhe kërcënoi qytetarin, dalin detaje të reja. Si nisi sherri për parkingun
Një efektiv policie që ushtronte detyrën e tij në qarkun e Kukësit dhe një punonjës i një biznesi u përplasën ...
AKTUALITET
9 Shkurt19:24
VIDEO/ Efektivi i poloicisë sherr me kolegun, nxjerr armën dhe kërcënon qytetarët
Gazetarja Klodiana Lala ka denoncuar një ngjarje të pazakontë, ku sipas saj një efektiv policie është përfshirë në...
AKTUALITET
9 Shkurt18:51
I ati iu emërua si Prefekt i Tiranës, Arbër Hajdari: Ka qenë dhe mbetet shembull për mua dhe për shumë të tjerë
Biznesmeni dhe humanisti Arbër Hajdari, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka uruar babain e tij Shkëlqim Hajdari për emë...
AKTUALITET
9 Shkurt18:41
Aksident i rëndë tek 'Shkalla e Tujanit', përplasen dy automjete
Dy automjete janë përplasur këtë të hënë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” pjesë e rrugës s&...