Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
TIRANË- Vëzhgimi përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina, të cilat mbështeten me asistencë financiare nga Bashkimi Europian nëpërmjet programeve që nxisin integrimin e këtyre vendeve.
Të gjithë grafikët e prodhuar nga sondazhi i kryer në popullsinë e këtyre vendeve gjatë viteve 2022-2024, e nxjerrin Shqipërinë në krye të perceptimit për korrupsionin e lartë, nivelin e ryshfetit dhe mungesën e besimit se korrupsioni mund të mundej.
Kurba e perceptimit të korrupsionit për Shqipërinë qëndron në të njëjtin nivel me atë të një dekade më parë, ndërsa vendet fqinje tregojnë një tendencë në rënie në vitet e fundit.
“Në 2023/2024, shqiptarët ishin më të cenuarit nga korrupsioni, pasi 80% e popullsisë shqiptare është e prirur për të pranuar ose ofruar ryshfet,” konstatohet në raport.
Me përjashtim të Kosovës dhe Malit të Zi, përqindja e individëve që raportojnë se u kanë dhënë ryshfet zyrtarëve publikë është afërsisht në nivelin e një dekade më parë edhe në vendet e tjera.
Shqiptarët shfaqen mungesë besimi me rënien në 20% të optimizmit në luftën anti-korrupsion në kontrast me vendet e tjera, ku shënohet një rritje e lehtë e besimit se korrupsioni mund të luftohet.
Sipas SELDI-it, të dhënat tregojnë se “politikat antikorrupsion në rajon nuk priren të prodhojnë një efekt të qëndrueshëm”.
Të dhënat e survejimit u diskutuan të enjten në Forumin Rajonal mbi Qeverisjen e Mirë me temë “Politikat Kundër Korrupsionit dhe kapjes së shtetit – Progresi drejt anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, apeloi për gjetjen e mekanizmave për ndryshimin e kësaj situate duke i cilësuar të dhënat për vendet e përfshira në studim si “shumë më të larta se mesatarja e BE-së”.
Duke iu referuar Shqipërisë, ai tha se “presim që puna e qeverisë për strategjinë antikorrupson të miratohet dhe të zbatohet e plotë në veçanti në sektorët Kadastra, Tatimet, Dogana, prokurimi publik, arsimi dhe shëndetësia”.
Ndërsa në një mesazh për gjithë rajonin ai theksoi se ishte e rëndësishme që të mos minoheshin përpjekjet e bëra kundër korrupsionit.
“Është e rëndësishme që partnerët në rajon të shmangin veprimet që minojnë luftën anti-korrupsion, për shembull dobësimi i transparencës në prokurimin publik, apo akte ligjore të porositura të cilat anashkalojnë procedurat standarde, apo kufizimin e mandateve të organeve të pavarura anti-korrupsion,” u shpreh ai.
Ambasadori vuri theksin tek forcimi dhe pavarësia e shoqërisë civile dhe përfshirja e saj aktive konsultimet për formësimin e politikave antikorrupsion dhe monitorimin e tyre.
I ftuar në takim, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani i kategorizoi përpjekjet e vendeve të rajonit në këtë drejtim në tre etapa, ndërtimi i strukturave të posaçme anti-korrupsion, krijimi i një legjislacioni të mirë që u garanton pavarësinë dhe krijimi i kushteve teknike, mjetet dhe teknologjinë për të punuar këtyre strukturave.
Duke iu referuar punës së strukturës që ai drejton, Dumani tha se ka shënuar suksese në 5 vitet e jetës dhe se ka kapacitetet dhe aftësitë për të ushtruar ndjekjen penale ndaj subjekteve të ndryshme. pavarësisht profilit të tyre politik apo publik dhe profileve të larta të krimit të organizuar.
Ai shtoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk është sfidë institucionale vetëm e SPAK-ut, por kërkon angazhim të veçantë të të gjitha institucioneve dhe shoqërisë civile në veçanti.
Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali e ftuar për të përshëndetur foli për përkushtim dhe vullnet të mazhorancës që po qeveris që prej një dekade vendin për të mbështetur institucionet anti-korrupsion, pa komentuar gjetjet e vëzhgimit.
Ndërsa ministrja e shtetit për Administratën dhe Anti-korrupsionin, Adea Pirdeni, prezantoi një sërë hapash ligjorë e mekanizmash veprimi, që sipas saj, qeveria po i ndërmerr për të minimizuar hapësirat për korrupsion.
Por, përfaqësuesja e opozitës, Jorida Tabaku, u tregua kritike ndaj angazhimeve qeveritare duke iu referuar vëzhgimit të SELDI-it si shqetësues për situatën e korrupsionit në vend.
Ajo tha se në parlament kanë kaluar ligje të porositura që tregojnë ‘kapjen e shtetit” dhe se dokumenti negociues i qeverisë për anëtarësim në BE nuk parashikon masa reale për anti-korrupsionin.
“Këtë duhet të ndryshojë qeverisja dhe jo të hartojë procese integrimi në letër dhe strategji anti-korrupsioni në letër,” shtoi Tabaku.
Vëzhgimi i prezantuar në forum vë theksin tek mosefikasiteti i politikave anti-korrupsion dhe asistencës financiare të Bashkimit Europian ndaj këtyre vendeve.
“Prevalenca e ryshfetit për mbi 20 vjet dhe gjetjet e fundit të tij tregojnë se arritjet në kontrollin e korrupsionit kanë qenë zhgënjyese,” konkludon ai./Reporter.al
Foto ilustruese TIRANË- Administrata Tatimore iu ka kujtuar të gjithë tatimpaguesve që brenda datës tetor duhet të deklarojn&...
Aksident POGRADEC- Një aksident është regjitruar ditën e sotme në aksin Korçë-Pogradec. Mësohet se një autom...
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur në aksin “Korçë-Pogradec” nga ku mësohet se një 48-vjeçar duke drejt...
MORINA- Një 36-vjeçar nga Kosova është vënë në hetim pasi ka tentuar të fusë në Shqipëri para të...
TIRANA- Ilir Proda merr zyrtarisht tashmë detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Minist...
TIRANA- Lidhur me skandalin e Onkologjiku, Prokuroria e Posaçme ka nisur me marrjen në pyetje të akuzuarit, ku sot gjithashtu u paraqit mjeku...
TIRANA- Një 36-vjeçar, pronar i një biznesi për shit-blerje aparatesh telefonikë, është arrestuar në Tiran...
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj vrasësit të grave Dan Hutra është shtyrë ditën e sotme. Mësohet se shkak ...
KORÇA- Ditën e sotme është arrestiar Bledar Trëndafili, personi i cili tentoi të digjte gruan e tij. Trëndafili e spë...
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka marrë pjesë në Forumin për Politikat e Mirëqeverisjes. Në ketë forum, Dumani ka d...