Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë.
Dy jetë të reja u shuan në një aksident fatal. Ela Dhimaku 22 vjeçe ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjecari Kevi Norra, ndërsa motra e saj Rezi Dhimaku 20 vjeçe ishte pasagjere.
Përmes një letre, babai i vajzave të ndjera shpreh dhimbjen për humbjen e dy vajzave të tij dhe sfidën për kurimin e djalit, i cili vijon betejën me leuçeminë.
“Kur u ndava për herë të fundit nga vajzat e mia, më kërkuan një darkë, vetëm një mbrëmje me mua. Më folën me një zë që më dridhet ende në shpirt: ‘Dalim babi, të lutem, se ndoshta nuk shihemi më’. E dinin që do shkoja në stan, në mal, ku rrija më shumë se një muaj. Ndoshta e ndjenin diçka, një parandjenjë që unë e injorova”, shkruan babai në letrën që u lexua këtë mbrëmje në studion e “Për shqiptarët”, në nisje të sezonit të ri televiziv.
“Nuk pranova. Jo se nuk i doja por se nuk munda ta harxhoja lekët e vajzave të nxjerra me aq sakrifica. Ishim në luftë me leuçeminë e djalit të vogël, Islit. Dhe mendova se ishte më mirë të kurseja. Silueta e tyre më është ngulitur në mendje e shpirt. Qëndronin te dera, të heshtura me kokën ulur. I përshëndeta me dorë dhe humba pas kthesës së rrugës. Ngjita malin në këmbë, drejt stanit, 3 orë ecje mes ferrave, shkurreve në terrenin e thepisur. Ishte ora 20:30 kur më ra telefoni. Një zë i trazuar më tha: ‘Ka ndodhur një aksident, por nuk jemi të sigurt; mund të jenë vajzat e tua’. M’u ngri zemra. Elvisa dhe Rozina, a janë mirë? A janë gjallë?”
Vrapova nëpër natë, në terr, nëpër gurë e humnera për të mësuar të vërtetën. Nuk më mbante më toka, më mbante vetëm dhimbja. Në gjysmën e rrugës, një therje më çau kraharorin, si një parandjenjë tragjedie. Pas vetëm dy minutash, një tjetër telefonatë. E hapa me duart që më dridheshin e atë zë s’do e harroj kurrë: Riza, bëhu i fortë, vajzat na lanë”. Në atë natë të zezë, mes askundit, humba gjithçka. U ula aty, nuk doja të ngrihesha më. Zbritjen nga mali që zgjat tre orë, e bëra për një orë e gjysmë i shkatërruar, por i gjallë për të parë vdekjen me sytë e mi”.
Elvisa dhe Rozina u shuan në pak sekonda, mbrëmjen e 24 gushtit në aksidentin tragjik, ndërsa udhëtonin nga fshati i tyre drejt Sarandës.
Kishin marrë një tezgë këtë vit e punonin si shitëse ambulante në Sarandë, shisnin shishqebap, bukë me qofte e misra. Ishin shumë të lumtura sepse çdo para e fituar, i afronte edhe më shumë me kurimin e vëllait 7 vjeçar.
Isli është diagnostikuar me leuçemi para pothuajse 4 vitesh. Familja nuk i ka pasur kushtet për ta ndjekur, kanë bërë sa kanë mundur këtu në Tiranë dhe disa herë e kanë dërguar në Athinë, por asnjë rezultat.
Elvisa dhe Rozina ishin krahët e prindërve të tyre. Fëmijërinë e kaluan nëpër male, në stane, duke ndihmuar me bagëtitë.
“Flinin mbi xhupat e prindërve, të shtruar mbi gurë. Me duar të njoma mblidhnin çaj dhe e shisnin. Edhe sot, në muret e shtëpisë së tyre, varen tufat e fundit të çajit që ato mblodhën para se të ndodhte aksidenti. Kishin zgjedhur të ndihmonin familjen por dhe të përqafonin rrugën e dijes. Elvisa kishte mbaruar studimet për Teknik Laboratori, në 1 shtator do të fillonte punë. Ndërsa Rozina këtë vit do të ishte në vitin e tretë për infermieri. Dëshironin të vazhdonin ëndrrat për t’u bërë dikushi, por mbi të gjitha, një ditë të mund të shëronin vëllain e tyre nga leucemia”, shkruan i ati.
Por sot nuk janë më. Prindërit janë të shkatërruar e djali i vogël rritet pa dy motrat që ishin gjithçka për të. Shtëpia është bosh, dhimbja mbizotëron e zija ka pushtuar çdo cep. Vetëm rikthimi i Islit të shëruar mund të sjellë jetë sërish në familjen Dhimaku. Për të, Fondacioni Firdeus ka marrë përsipër kurimin e tij.
Vrasja e një nëne 36-vjeçare në Volos në gusht tronditi të gjithë komunitetin grek. Burri i saj 40-vjeçar e vrau at&...
Kanë kaluar 14 vite nga atentati me tritol që i mori jetën gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, por autorët ende nuk janë zb...
Gjatë fushatës së vitit 2013 për zgjedhjet vendore në Kosovë, ai që sot është Kryetari i Komunës së Lipja...
Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik. Vendim...
Drejtoria e Burgjeve ka deklaruar se gjendja shëndetësore e të penduarit të Drejtësisë Nuredin Dumani aktualisht është e...
"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu e nis rr&eum...
Gjyqi për dy punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU) në Gjykatën e Beratit për rastin e perimeve me pesticide...
Pas aksidenti tragjik në Itali, është identifikuar 18-vjeçari shqiptar që humbi jetën. Valjero Maksuti, me kombësi shqip...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me mbështetjen e Policisë së Shtetit, po vijon aksionin në Parkun Kombëtar t&...
Zbardhen përgjimet e prokurorisë dhe policisë së Elbasanit ku u godit një rrjet spaçatorësh që shpërndanin koka...