Zinedin Zidane, në prapaskenë po punon për Francën e Botërorit të ardhshëm…
Ndërsa “Les Bleus” janë në mes të Kupës së Botës, Zinédine Zidane, trajneri i mundshëm i ardhsh&eum...
Ndërsa “Les Bleus” janë në mes të Kupës së Botës, Zinédine Zidane, trajneri i mundshëm i ardhsh&eum...
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman , në afërsi të vendit té quajt...
Pas një pushimi të shkurtër ka rinisur procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme. Gjatë...
Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në hyrje t&eum...
SPAK ka goditur rreth një muaj më parë një tjetër grup kriminal, një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafik...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka lëshuar akuza të forta ndaj Izraelit gjatë një takimi të partisë së tij, duke dekla...
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiu, i akuzuar...
Një mega operacion i Prokurorisë së Posaçme çoi në lëshimin e 10 urdhër arresteve te emrave të njohur të...
Temperaturat e larta të verës paraqesin rrezik të shtuar për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit, fëmi...
Grupi politik Partia Demokratike Evropiane ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës në intervistën e tij për Financial Times, ku shau...

Buzë një kodrine në fshatin Mënik të Tiranës, natën e 26 shkurtit 1951 u pushkatuan pa gjyq 22 intelektualë pas pesë ditësh tortura të rëndë çnjerëzore që kaluan në hetuesi.
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22 intelektualë të Tiranës. Ata konsideroheshin nga regjimi si antikomunistë që ishin të shkolluar jashtë vendit dhe vinin nga familje të pasura. Befas, në krahun e oborrit të ambasadës sovjetike në Rrugën e Durrësit në Tiranë, shpërtheu një sasi e pakët dinamiti, nga e cila u thyen vetëm disa xhama. Dhe ja, brenda një nate, sipas listave të përgatitura qysh më parë, u shoqëruan të lidhur mbi treqind vetë, midis tyre, Sabiha Kasimati, dijetare e Institutit të Shkencave, Jonuz Kaceli, nga familja e madhe e Kacelëve, Fejzi Dika, i lauruar në Montepelier për filozofi dhe pedagogji, poet e mendimtar patriot, Ing. Vasil Noçka, një prej yjeve të Universitetit të Shtutgardit, Prof. Ibrahim Babamusta, personalitet i njohur i kulturës perëndimore, Gaqo Qano, doktor i kirurgjisë dentare, i kthyer nga studimet në SHBA, Gani Strazimiri, inxhinier i shquar i ndërtimit, Rrok Radovani, profesor i kimisë, Tefik Gabrani, ekonomist, zotërues i disa gjuhëve, patriot i kthyer nga Selaniku në atdhe për Kosovën e shumë të tjerë.
Nga listat e zeza nën diktatin e Enver Hoxhës dhe të Mehmet Shehut u përzgjodhën për pushkatim 22 vetë, të gjithë banues në Tiranë. Shumë njerëz qenë të bindur se atentati dhe arrestimet u kryen me urdhër nga lart, me anën e shërbimit të fshehtë, me emrin Sigurimi i Shtetit, duke fashitur kështu ëndrrat e shpresat e qytetarëve për shembjen e diktaturës. Asnjë nuk u pyet për ngjarjen e bujshme me dinamit, por veç për ndodhi e biografi të paraluftës. Madje, pati zyrtarë rusë, që ndërhynë për lirimin e disave prej tyre. Ishte koha, kur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, po bënin hapat e para. Viktimat e terrorit komunist, të pushkatuar pa faj e pa gjyq, më 26 shkurt 1951 pranë Urës së Beshirit. Të lidhur tok me tela u varrosën në një gropë të përbashkët, një krim barbar i padëgjuar në histori. Pas ekzekutimit të viktimave, që shkuan drejt vdekjes pa e ditur pse, dokumentet gjyqësore u plotësuan të mangëta.
Kur viktimat nuk jetonin më, nga një dokument i vonuar gjyqësor, merret vesh një vandalizëm i paparë, se më datën 27 shkurt 1951, një trup gjyqtarësh fantazmë i përbërë nga tre vetë, pa praninë e prokurorit, kishte dhënë vendimin e dënimit me vdekje për 22 të vdekur! Në atë dokument të turpshëm mungon sërish një nënshkrim.
Njëri prej intelektualëve të pushkatuar ishte Jonuz Kaceli. I lindur në vitin 1908 në Tiranë, Jonuz Kaleci i përkiste shtresës së tregtarëve, një kategori që tradicionalisht kishte një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike dhe shoqërore të qytetit. Si shumë të tjerë të kohës, ai u përfshi në mënyrën e tij në zhvillimet e Luftës së Dytë Botërore. Gjatë kësaj periudhe, ai ndihmoi forcat partizane, duke besuar se ato përfaqësonin një të ardhme më të drejtë për vendin. Ky angazhim, megjithatë, nuk do të shpërblehej me mirënjohje. Pas vendosjes së regjimit komunist, shumë prej atyre që kishin kontribuar në mënyra të ndryshme gjatë luftës, por që nuk përputheshin plotësisht me vijën ideologjike të pushtetit të ri, u panë me dyshim. Edhe Kaceli u zhgënjye shpejt nga realiteti i ri politik. Nga një mbështetës i hershëm, ai u kthye në një individ të padëshiruar për sistemin. Goditja ndaj tij dhe familjes erdhi në mënyrë të ashpër në vitin 1948, kur ata u dëbuan nga shtëpia e tyre.
Kjo ishte një praktikë e zakonshme e kohës: konfiskimi i pronës dhe zhvendosja e detyruar e familjeve që konsideroheshin “të pabesueshme” politikisht. Por kjo ishte vetëm fillimi i një tragjedie më të madhe. Emri i Jonuz Kacelit përfundoi në listat e Sigurimit të Shtetit, në mesin e atyre që konsideroheshin armiq potencialë dhe që mund të eliminoheshin fizikisht. Klima e viteve të para pas luftës, veçanërisht fundi i viteve ’40 dhe fillimi i viteve ’50, karakterizohej nga paranojë politike, spastrime dhe ndëshkime të rënda ndaj çdo elementi të dyshuar. Më 20 shkurt 1951, ai u arrestua. Arrestimi i tij ishte pjesë e një vale represioni të gjerë. Në hetuesi, Kaceli iu nënshtrua torturave, një praktikë e përdorur për të nxjerrë dëshmi, shpesh të fabrikuara, dhe për të justifikuar ndëshkimet e mëvonshme. Hetuesia në atë kohë nuk synonte të vërtetën, por konfirmimin e akuzave të parapërcaktuara. Vetëm pesë ditë pas arrestimit, më 25 shkurt 1951, jeta e tij mori fund në mënyrë brutale. Ai u vra në qeli nga oficerët e Sigurimit. Nuk pati gjyq të drejtë, nuk pati mundësi mbrojtjeje, vetëm një fund i heshtur dhe i dhunshëm, si për shumë të tjerë në atë periudhë. Më vonë, sipas një dëshmitari, thuhet se ministri i Brendshme Mehmet Shehu e vrau me torturat dhe e hodhi nga dritarja. Jonuz Kaleci u dërgua në gropën e vdekjes, pasi ishte vrarë më parë nga torturat.
Por historia nuk përfundon me vdekjen e Jonuz Kacelit. Regjimi komunist kishte një qasje ndëshkuese kolektive: familja konsiderohej përgjegjëse po aq sa individi. Më 2 mars 1951, vetëm pak ditë pas vrasjes së tij, familja e Jonuz Kalecit u dëbua nga Tirana dhe u dërgua në Skrapar. Dokumenti zyrtar që shoqëronte këtë dëbim është një dëshmi e ftohtë burokratike e një tragjedie njerëzore.
Në të thuhej: “Dërgohen në atë qytet të dëbuar nga Tirana familjet e disa reaksionarëve të pushkatuar këto kohët e fundit për aktivitet terrorist kundra Pushtetit Popullor. Këto janë: 1) Familja e Jonuz Kacelit. Interesohuni për sistemimin e saj në ndonjë ndërtesë, gjithashtu t’u gjendet ndonjë punë sa për të siguruar bukën e gojës”. Ky formulim tregon qartë se si shteti i trajtonte njerëzit si dosje dhe kategori, jo si qenie njerëzore me dinjitet. Familja e tij u reduktua në një problem administrativ: një grup njerëzish që duhej sistemuar diku dhe mbajtur gjallë në minimum. Historia e Jonuz Kacelit është, në thelb, historia e një njeriu që besoi, u zhgënjye dhe më pas u shkatërrua nga sistemi që dikur kishte ndihmuar. Historia e Jonuz Kacelit nuk është vetëm e së kaluarës, ajo është një kujtesë e vazhdueshme për vlerën e lirisë, të drejtës dhe dinjitetit njerëzor.
Ai urdhër i lëshuar nga Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu për pushkatimin e 22 personave si të “akuzuar” për terrorizëm, nuk vrau vetëm ata njerëz, fati i të cilëve ishte i destinuar të fundosej nga armët e regjimit. Sistemi nuk u mori vetëm jetën atyre, por goditi dijen, sulmoi intektualizmin dhe rrënoi klasën e pasur. U gjet si shkak hedhja e një bombe në ish-Ambasadën e Bashkimit Sovjetik për të nisur spastrimin e njerëzve të ditur specialistë në fusha të ndryshme, që dyshoheshin si kundërshtarë të sistemit komunist. Duke analizuar se çfarë personifikonin të pushkatuarit 26 shkurtit 1951, u kuptua qartë se që të gjithë ishin rrethuar nga lapsi i kuq dhe pritej vetëm momenti që tu dorëzoheshin për pushkatim agjentëve të Sigurimit të Shtetit. Formimi profesional i shumë prej të pushkatuarve tregoi se nuk ishte vetëm një krim i zakonshëm nga dosja e zezë e komunizmit, por plumbat e derdhur mbi trupin e 22 personave synonin të vrisnin frymën antikomuniste./Memorie.al
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vran...
Propozimi që investitorët strategjikë të ndërtojnë edhe porte turistike pa iu nënshtruar procedurës së koncesionit ...
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka folur mbi padinë e kryetarit të arrestuar të bashkisë së Tiranës...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për nismën e Sokol Sadushit, për ndryshime në praktikën për masën e sigurisë "arrest me...
Në prag të Pashkës Ortodokse ka nisur fluksi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Sipas informacioneve nga autoritetet s...
Gazetari Artan Hoxha ka ngritur akuza të forta ndaj mënyrës se si paraqitet lufta kundër korrupsionit në Shqipëri. I ftuar në...
Publikohen pamjet e ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një qen i racës pitbull ...
Gjykata e Apelit me juridiksion të përgjithshëm ka dënuar me 35 vite burg Azgan Mërnicën, i cili vrau me armë zjarri, policin...
Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për kallëzimin në prokurori që ka depozituar pronari i MCN TV, Endri Meksi, për kërcënimin ...
Një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale tregon një skenë sa të pazakontë, aq edhe komike, të ndodhur te Zgara Op...