Rama heq dorë nga karriget e dialogut, nxjerr tavolinën prej guri para Kryeministrisë
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me studentët, të cilët prej dy javësh vijojnë protestat d...
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me studentët, të cilët prej dy javësh vijojnë protestat d...
Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentor...
Gjatë ditës së hënë, moti në vendin tonë pritet të karakterizohet nga reshje lokalisht të dobëta, ndërs...
Investimet kapitale nga buxheti i shtetit arritën në 62,7 miliardë lekë gjatë 9-mujorit, duke realizuar vetëm 35,6% të plan...
Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi, ato ju nxisin të bëni edhe më shum&eum...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Ilir Beqaj fitoi edhe dy javë e gjysmë kohë në gjykimin e çështjes penale për aferën e sterilizimit, ku akuzohet për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup të strukturuar kriminal”.
Trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, i kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj, edhe këtë herë pranoi kërkesën e përfaqësuesit ligjor të Beqajt, avokatit Ermal Yzeiraj për shtyrjen dhe të kësaj seance, për t’ju dhënë mundësia që të përfundojnë dëgjimin e gjithë seancave audio, si për të formuluar kërkimet paraprake.
Në fillim të seancës të enjten më 15 janar, gjykata bëri me dije se Drejtoria e Burgjeve kishte kthyer përgjigje për kërkesën Beqajt për të dëgjuar regjistrimet audio përmes një kompjuteri të palidhur me internetin, me argumentin se nuk e kanë infrastrukturën e nevojshme.
Avokati Yzeiraj vërejti se u duhet edhe një shtyrje seance për t’i dëgjuar të gjitha regjistrimet e të përgatisin kërkimet e qëndrimet e tyre. Në vijim, ai pretendoi se prokurorët e SPAK nuk janë të qartë në akuzën e paraqitur, pasi ka specifikuar se është vendimi i gjyqtares së seancës paraprake. Ai kërkoi që të dëgjohet regjistrimi i seancës audio kur prokurorët Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili kanë paraqitur akuzën ndaj Beqajt dhe të vendosi gjykata nëse ka akuzë të SPAK.
Prokurorët e akuzuan dhe kërkuan gjykimin e Beqajt për “shpërdorim detyre” të kryer në bashkëpunim, por gjyqtarja e seancës paraprake, Flojera Davidhi i ftoi ata të ndryshonin akuzat ndaj tij. Në përfundim, ish-ministri i Shëndetësisë u akuzua për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturar kriminal”.
Avokati Yzeiraj tha se strategjia e tij në këtë çështje është që, nëse prokuroria nuk ka ndonjë akuzë, të kërkojë kontrollin incidental në Gjykatën Kushtetuese.
Ashtu si në çdo seancë, Beqaj paraqiti deklaratë, kur në këtë rast pretendoi se koncesioni nuk ka sjellë ndonjë dëm, pasi me vendim të qeverisë, shërbimi po i kthehet shtetit.
Në përfundim, gjykata pranoi kërkesën për shtyrje dhe seanca e ardhshme u caktua të zhvillohet më datë 3 shkurt, në orën 12:00.
Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.
Prej vitit 2021, Beqaj drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, post nga u dorëhoq në nëntor të vitit 2023. Në tetor të atij viti ai u bë gjithashtu pjesë e grupit negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Veç për aferën e sterilizimit, Beqaj është dërguar për gjykim në fillim të muajit prill së bashku me 10 të pandehurit të tjerë për aferën korruptive me fondet e ndihmës nga Bashkimi Evropian nëpërmjet procedurave të pavërteta të prokurimit dhe pastrimit të parave përmes faturave fiktive, në kuhën kur ai drejtonte SASPAC.
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për ish-prok...
Jonida Proga, e motra e Egli Progës, personit të vrarë në Pogradec nga një eksponent i PS-së, Denis Meçe në verë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 15 janar lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurore...
Qeveria shqiptare ka shpenzuar 100 milionë euro për impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura për Bashkinë e Ti...
Janë publikuar sot në Fletoren Zyrtare 7 ligjet e Paketës Fiskale. Brenda këtij viti administrata tatimore dhe ajo doganore duhet të ...
Duke hetuar aferat e korrupsionit të Belinda Ballukut me rrugët, prokurorët e SPAK mund të kenë rënë në gjurmët e...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Plepa-Shkozet në Durrës. Sipas burimeve, makina ka p...
Një burrë 40-vjeçar u arrestua në Matera pasi kreu një sulm me rrëmbim çantash ndaj një gruaje. Incidenti ndodhi n&e...
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për emërimin e Marjeta Përlala në detyrën e Drejtoreshës së Përgjithsh...
Trupi i Floresha Prengu, nënës së re të dy vajzave që u zhduk pa gjurmë në mesin e tetorit, është gjetur. 35-vje&cc...