AKTUALITET

Trekëndëshi Balluku-Abazi-Ademi/ E vërteta për bllokimin e aeroportit të Vlorës

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Janar 2026, 19:00

Trekëndëshi Balluku-Abazi-Ademi/ E vërteta për bllokimin e

Duke hetuar aferat e korrupsionit të Belinda Ballukut me rrugët, prokurorët e SPAK mund të kenë rënë në gjurmët e të vërtetës për aeroportin e Vlorës, projekti gjigand infrastrukturor që është futur në ngërç për një mosmarrëveshje mes aksionerëve. Në dukje, ngërçet ligjore dhe pretendimet e palëve mund të ngjajnë të komplikuara, por me pak vëmëndje kuptohet qartë se cili është ndikimi i fuqishëm në prapaskenë; se kush është dora që në njërën anë ka paralizuar projektin përmes gjykatave, ndërsa në anën tjetër luan me opinionin publik duke përdorur mediat, me synimin për ta gllabëruar thuajse gjysmën e investimit.

Pak ditë më parë, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën në shtëpitë dhe zyrat e biznesmenëve që rezultojnë përfitues nga tenderat e rrugëve të Belinda Ballukut. Një prej këtyre operacioneve u krye në banesën dhe zyrën e Arbër Abazit, biznesmen shumë i afërt me zv.kryeministren përmes lidhjeve të ngushta familjare, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj.

Trekëndëshi Balluku-Abazi-Ademi/ E vërteta për bllokimin e

Arbër Abazi, bashkëjetues me vajzën e tezes të Belinda Ballukut

Kontrollet në banesën e Arbër Abazit lidhen me hetimin e tenderave të loteve të Unazës së Madhe të Tiranës. Emri i tij ka dalë në hetimin e procedurave për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7, ku fitues është shpallur bashkimi i kompanive “Alko-Impex General Construction&2T’ sh.p.k. Kompania e tij është Alko-Impex General Construcion dhe Arbër Abazi përveç se është familjar i Belinda Ballukut, si bashkëjetues me vajzën e saj të tezes, njihet në Tiranë edhe si nip i ish-deputetit të Partisë Socialiste Sadri Abazi.

Por ajo që tërheq vëmëndjen është se kompania e tij ‘Alko-Impex General Construction’ është degë e kompanisë me të njëjtin emër e regjistruar në Kosovë, ku zotërohet nga shtetasi kosovar Imer Ademi. (Shiko faksimilen më poshtë)

Trekëndëshi Balluku-Abazi-Ademi/ E vërteta për bllokimin e

Faksimile që tregon se ALKO IMPEKX është në pronësi të Ymer Ademit

Të dy këta biznesmenë, Imer Ademi dhe Arbër Abazi kontrollojnë edhe shoqërinë koncesionare ‘Kukur Hydro Energy’. Këtu Arbër Abazi është regjistruar si administrator. Me pak fjalë, se Abazi dhe Ademi, së bashku kanë krijuar një lidhje të ngushtë në biznes, një ortakëri që rezulton të sjellë fitime nga fondet shtetërore përmes tenderave që tashmë po hetohen intensivisht nga SPAK.

Trekëndëshi Balluku-Abazi-Ademi/ E vërteta për bllokimin e

Valon Ademi

Vetëm se historia nuk mbyllet këtu. Për shumëkënd emri i Ymer Ademit nuk do të thotë asgjë, pasi ai është një personazh me profil të ulët publik, por ai është edhe babai i Valon Ademit, aksionerit më të vogël të aeroportit të Vlorës, që po mban të bllokuar investimin me pretendimet e tij për të kaluar nga 2% në 49% të investimit dhe që ka vënë në lëvizje jo vetëm gjykatat dhe mediat pranë qeverisë.

Lidhja Valon Ademi-Arbër Abazi-Belinda Balluku është edhe arsyeja se përse po mbahet i bllokuar aeroporti i Vlorës, por i jep edhe një shpjegim angazhimit të gjykatave dhe mediave në këtë çështje.

Trekëndëshi Balluku-Abazi-Ademi/ E vërteta për bllokimin e

Behgjet Pacolli duke folur për mosmarrëveshjet me aeroportin e Vlorës

I prekur nga qasja e Belinda Ballukut në raport me atë vetë ka qenë edhe biznesmeni i MABCO, Behgjet Pacollli, gjë që e ka shprehur në emisionin Opinion. Nuk do shumë për të dalë në përfundimin se ky rrjet njerëzish me lidhjet e tyre që tashmë po hetohen nga SPAK qëndrojnë në prapaskenë të presioneve që bëhen për të bllokuar aeroportin e Vlorës dhe që shkojnë përtej një biznesmeni si Valon Ademi.

Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe ambasadës zviceriane

Vetëm ky konglomerat pushteti dhe parash që zgjatohet nga Prishtina në zyrat e zv.kryeministres Balluku e shpjegon edhe angazhimin e mediave pranë qeverisë për të mbajtur anën e biznesmenit Valon Ademi duke sulmuar Behgjet Pacollin. Por edhe për t’i dhënë një gjykateseje garancinë se mund ta rrëzojë një vendim të një shkalle më lart, sic është skandali me vendimin e gjyqtares Marjana Sheganit që nga salla e gjyqit në Gjykatën e Shkallës së Parë rrëzoi një vendim që ishte dhënë më parë nga Gjykata e Apelit për aeroportin e Vlorës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?