8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, vijon të shpenzojë miliona euro nga taksat e shqiptarëve, apo nga kreditë që sërish i paguajnë shqiptarët e varfër, për disa projekte që i shërbejnë vetëm 1 % të popullit apo të taksapaguesve.
Pasi mbushi me hotele, bare e restorante gjithë Shqipërinë, duke ua shpërndarë miqve të tij apo të mazhorancës, Agolli ka hapur një tjetër tender. Agolli synon që të përmirësojë estetikisht plazhin e Durrësit. Më shumë ngjason me premtimin e famshëm të Ferdinand Xhaferrit, i cili kur kandidoi për kreun e Bashkisë së Durrësit tha se “do përmirësojmë cilësinë e diellit”.

Kreu i FSHZH-së është pak më i rafinuar, duke shkruar në letra se ka hapur tenderin me objekt “ndërhyrje për rritjen e ofertës turistike dhe për përmirësimin funksional dhe estetik të bregdetit, Bashkia Durrës”.
Mësohet se fondi limit është plot 540,893,816 lekë, ose nëse do e konvertojmë në euro shuma shkon në plot 5.5 milionë euro. Projekti synohet që të realizohet brenda 18 muajve. Në fotot e publikuara, FSHZH-ja ka parashikuar që të ndërtojë edhe brenda në det. Agolli synon që të bëjë disa “ishuj” në stilin e Dubait, por vetëm me një ndryshim të madh. Ishujt janë në miniaturë, ose mikroskopikë dhe jo të banuar apo që të ndërtosh vila apo resorte. Natyrisht idetë nuk mungojnë, por zbatimi lë shumë për të dëshiruar.
Gjithsesi, në dokumente shkruan se “zona e studimit, e shënuar me ngjyrë në hartë, ndodhet në zonën bregdetare që shtrihet nga Ura e Dajlanit deri te Godina e Kavalishencës”. Fondi shkruan se projekti synon transformimin e vijës bregdetare të qytetit të Durrësit në një destinacion bashkëkohor turistik, rekreativ dhe urban, përmes ndërhyrjeve arkitekturore e urbane të planifikuara me kujdes. “Ai përfshin zgjerimin e plazhit ekzistues, krijimin e një parku linear të gjelbër përgjatë vijës detare, zhvillimin e hapësirave publike multifunksionale dhe integrimin e infrastrukturës së re rekreative e sportive. Gjatësia e zonës së ndërhyrjes është rreth 2.8 km, me një zgjerim të bregut deri në 100 metra drejt detit, duke krijuar hapësira të reja publike për banorët dhe vizitorët” vijon dokumenti.

Por, a nuk u bë një tender i ngjashëm vitin e kaluar?!
Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, vitin e kaluar FSHZH-ja hapi një tender për të mbushur me rërë bregdetin e Durrësit, por duket se projekti i shërben më shumë firmës “EMAAR”, të Mohamed Alabbar.
Në atë projekt duket mjaft qartë se i gjithë territori te Porti i Durrësit, atje ku po ndërtohet “Durrës Yacht & Marina”, do të mbushet me rërë dhe do të krijohen plazhe. Fondi i këtij tenderi ishte plot 6 milionë euro. Në dokumente shkruhej se kërkohej riprofilimi dhe mbushja me rërë e vijës bregdetare nga Ura e Dajlanit deri tek Godina e Kavalishencës, Durrës”.
Mbushja do të bëhej nga Porti deri tek fundi i shëtitores së re te godina e Kavalishencës.
“Në zonën e Portit të Durrësit po zhvillohet një investim i njohur si Durres Yaht Marina që synon dhe krijimin e një zone të re bregdetare. Pranë këtij investimi, zona ranore e bregut të detit është shumë e reduktuar dhe ka një gjerësi prej rresh 15 deri në 20 metra” thuhet në këto dokumente.
Tashmë, do të investohen të tjera miliona euro për të njëjtin projekt. Po synohet të “ndihmohet” Alabbari? Apo firma që mbushi me rërë plazhin s’ka bërë punime të mira?/Voxnews
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për herë të parë mbi marrjen si e pandehur të numrit 2 të qeverisë, Belin...
Nevzat Spaho alias “Nevi” që konsiderohet si i “forti” i Prrenjasit dhe që tashmë është arrestuar për vras...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin Zogu i Parë, ku një makinë ka përplasur një motor. Nga informa...
IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit i ka vendosur shiritin një objekti 14-katësh, i cili ka rezultuar pa leje ndërtimi. Pa...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti alarmin në Kuvend për situatën në sistemin e prokurimeve publike, duke deklaru...
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në qytetin e Vlorës, ku për shkak të erës së f...
Një falje mbi 2 miliardë euro detyrime tatimore, gjoba e kamatëvonesa por pa një listë konkrete, kështu po merr formë proje...
Një incident me armë zjarri u shënua sot në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër, ku një konflikt për mot...
Vijon seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku po diskutohen pikat e rendit të ditës. Por përveç fjalimeve, deputet&e...
Në policinë e Shkodrës është raportuar fillimisht për të shtëna me armë zjarri pranë Stacionit të Treni...