Rama sulmon sërish protestuesit: Pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”, pë...
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”, pë...
12 eurodeputetë të Parlamentit Evropian, kryesisht të djathtë të Partisë Popullore Europiane, i kanë dërguar disa pyet...
Si zakonisht këto ditë, Edi Rama u nis për të vendosur përpara kryeministrisë një tavolinë me disa ulëse ku b&eum...
Media greke “Protothema” i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, duke u ndalur te kallëzimin penal të paraqitur n...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Ermalinda Ramën, e akuzuar për vrasjen e babait të saj, Anesti ...
I ftuar në Syri Tv me gazetarin Flavio Qarri, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar protestën që...
Dhoma e Avokatisë Sarandë ka reaguar me kritika të forta ndaj publikimit nga kryeministri Edi Rama të fotografive të personave protes...
Për rreth dy javë, studentët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë demonstruar çdo ditë kundër qe...
Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë simbolike për të p&e...
Fotoreporteri i njohur Feliks Bilani, i cili mbetur i lënduar gjatë protestës së zhvilluar nga opozita para Kryeministris më 24 janar, pasi është goditur me sprej në fytyrë nga një polic teksa ndodhej në krye të detyrës duke fotografuar dhe filmuar, ka treguar me detaje se si ka ndodhur ngjarja.
Bilani ka deklaruar se prej vitit 1992 ka qenë pjesëmarrës dhe dëshmitar në dhjetëra protesta, por kurrë më parë nuk është përballur me një sulm të tillë të drejtpërdrejtë ndaj një fotoreporteri gjatë ushtrimit të profesionit. “Kemi kaluar peripeci, por kurrë, kurrë në historinë e protestave nuk është sulmuar një fotoreporter, apo një gazetar drejtpërdrejtë me spraj në fytyrë gjatë kohës që xhiron apo fotografon”, u shpreh Bilani.
Ai tregon se ngjarja ka ndodhur pranë selisë së Partisë Demokratike, në një moment tensioni mes protestuesve dhe policisë, ku po përdorej edhe topi i ujit. Ndërsa po filmonte me telefon dhe mbante aparatin fotografik, ai tha se është goditur papritur me sprej.
“Për 3-4 sekonda kam rënë në tokë. Unë nuk besoj se turma dhe protestuesit mbajnë spraj luftarak… Ishte me uniformë policie”, tha ai.
Fotografi tregon se menjëherë pas ngjarjes është ndihmuar nga persona të pranishëm dhe është transportuar me ambulancë, ku i është dhënë oksigjen, për shkak edhe të problemeve shëndetësore që ai ka, pasi vuan nga probleme kardiake dhe diabetik.
“Në ambulancë më kanë vënë oksigjen menjëherë, sepse polica duhet ta dijë që spaji apo gazi nuk mund të përdoret, unë jam kardiak dhe diabetik dhe nuk mund të sulmosh një njeri me spraj pa ditur pasojat më pas. Më kanë çuar në QSUT, kam bërë analizat, kontrollet, pas rreth dy orësh, unë kam firmosur dhe jam larguar me vullnetin tim. Kam shkuar në shtëpi dhe kam konsumuar ushqime sipas mjekëve, për të nxjerr toksinat”, shtoi ai, duke theksuar se ende ndjen rëndesë në kokë dhe në sy, për shkak të ekspozimit të afërt ndaj sprejit.
“Edhe sot, kokën dhe sytë i kam rëndë, sepse kam qenë në një distancë të afërt”, tha ai.
Feliks Bilani: Që nga 92’ kam qenë në shumë protesta, unë e pranoj që edhe policia në shumë vite, na ka goditur, na kanë marrë aparatet, filmat, kemi kaluar peripeci, por kurrë, kurrë në historinë e protestave nuk është sulmuar një fotoreporter, apo një gazetar drejtpërdrejtë me spraj në fytyrë gjatë kohës që xhiron apo fotografon.
Tek pjesa para selisë së PD, ishte topi i ujit, zoti Strazimiri dhe zonja Vokshi, duke u konfrontuar me policinë, ishte një situatë e nxehtë, unë duke mbajtur aparatin në një dorë dhe telefonin në dorën tjetër duke xhiruar, nuk pash më asgjë, vetëm ndjeva spajin në fytyrë. Për 3-4 sekonda kam rënë në tokë.
Unë nuk besoj se turma dhe protestuesit mbajnë spraj luftarak. E dyta, nuk mund të besoj, se dhe nga 21 janari unë kam dalë me 4 qepje në kokë, dhe nuk besoj se me 21 janar policia ka përdorur gurë drejt mediave apo protestuesve. Nuk mund ta besoj kurrë që një protestues të sulmoj një gazetar, përjashton rastin e 28 majit të 1996, ku po unë jam sulmua nga një simpatizant të kohës, të PS-së. Ishte me uniformë policie.
Në ambulancë më kanë vënë oksigjen menjëherë, sepse polica duhet ta dijë që spaji apo gazi nuk mund të përdoret, unë jam kardiak dhe diabetik dhe nuk mund të sulmosh një njeri me spraj pa ditur pasojat më pas. Shansi është që është hera e dytë, dhe nga 8 janari që jam rrëzuar. Shans që më kanë ndihmuar njerëz, kanë lajmëruar ambulancën dhe jam oksigjenuar menjëherë. Më kanë çuar në QSUT, kam bërë analizat, kontrollet, pas rreth dy orësh, unë kam firmosur dhe jam larguar me vullnetin tim. Kam shkuar në shtëpi dhe kam konsumuar ushqime sipas mjekëve, për të nxjerr toksinat. Edhe sot, kokën dhe sytë i kam rëndë, sepse kam qenë në një distancë të afërt.
Tregtarët e tregut industrial në qytetin e Vlorës kanë dalë mbrëmjen e së hënës në protestë përpara ...
Ky është 56-vjeçari Mikel Ndoj, i cili mëngjesin e kësaj të hëne plagosi në rrugët e Durrësit vajz&e...
Erjon Alibej, njëri nga bashkëpuntorët e prokurorisë së Posaçme SPAK mesidtën e sotme ka qënë i pranishëm n&...
Një zjarr ka përfshirë disa banesa ngjitur njëra me tjetrën në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës. N&...
Edhe Dhoma e Avokatisë Vlorë është rreshtuar kundër vendimit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrë...
Skandali me dosjen e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka Shpata Maneku, ka marrë një dimension të ri pas depoziti...
Bizneset shqiptare po përballen prej më shumë se një jave më vështirësi serioze në aktivitetin e tyre të përdi...
Disa orës pasi nëndrejtori i Kadastrës së Vlorës, Sokol Shehaj doli kundër vendimin për transferimin e Agjencisë Shtet&e...
Një rrjet i madh i trafikut të kokainës u paraqit para gjyqtarëve në Vannes të Francës. Sipas medieve franceze, bëh...
Gjykata Kushtetuese ka rihapur gjykimin për Arben Frrokun, lidhur me vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Seanca për ...