AKTUALITET

AKSHI: Aplikimet për nënshkrim dhe certifikatën elektronike brenda afatit, kujdes me delegimin e procesit

M.B. Përditësimi i fundit 26 Korrik 2024, 08:01
AKSHI: Aplikimet për nënshkrim dhe certifikatën elektronike
Foto ilustruese

TIRANA- Prej gati 2 muajsh është rikthyer sistemi i pagesave online për t’u pajisur me Nënshkrimin Elektronik apo Certifikatën Elektronike për fiskalizimin. Pagesa online që prej sulmit kibernetik qëndroi mbi 1 vit e mbyllur. Pagesat kryheshin vetëm manualisht nga bizneset. Teksa në dhjetëra raste të aplikuara për Certifikata e Fiskalizimit sipas kontabilistëve, aplikimi vjen brenda disa minutave, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Nënshkrimin Elektronik. Për t’u pajisur me Nënshkrim Elektronik, edhe pse pagesa kryhet online, sërish aplikimi kalon në pritje, njësoj sikur të bëhej manualisht, madje duke kaluar edhe afatet ligjore.

Siç është rasti i një biznesi që ka aplikuar që prej datës 7 Korrik për Nënshkrimin Elektronik dhe ende nuk ka marrë përgjigje. Si bizneset dhe kontabilistët ngrenë shqetësimin se kjo vonesë po sjell problematika, pasi përkojnë me periudhën e depozitimit të pasqyrave financiare në QKB. Këto vonesa mund të çojnë bizneset drejt penaliteteve për mosdepozitim të Pasqyrave Financiare në afat.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për shqetësimin e ngritur nga bizneset pohoi se nuk ka vonesa përtej afateve ligjore, si për aplikimet për pajisjen e Nënshkrimit Elektronik dhe Certifikatën Elektronike. AKSHI sqaroi se Certifikata Elektronike mundësohet automatikisht pas kryerjes së pagesës, pasi ky lloj aplikimi nuk kërkon verifikim përtej pagesës. Ndërsa për aplikimet për nënshkrim elektronik të administratorëve të bizneseve, veç verifikimeve për pagesën e kryer, kërkojnë dhe verifikimin e informacioneve të vendosura nga qytetari, që e lidhin këtë të fundit me subjektin për të cilin aplikojnë si administratorë.

“Fillimisht duam të theksojmë se asnjë nga aplikimet për pajisje me nënshkrim elektronik apo me certifikatë elektronike, në kuadër të procesit të fiskalizimit, nuk është jashtë afateve të marrjes së shërbimit prej 10 ditëve pune. Nga ana e stafit tonë po kryhet një punë voluminoze, në mënyrë që t’u qëndrojmë këtyre afateve edhe pse kjo periudhë ka një fluks të shtuar të aplikimeve për këto shërbime.

Procesi automatik i marrjes së shërbimit, pas kryerjes së pagesës online është vetëm për pajisjen me certifikatë elektronike në kuadër të procesit të fiskalizimit. Ky lloj aplikimi kërkon vetëm verifikimin e kryerjes saktë të pagesës, nëpërmjet mandatit të pagesës. Në momentin që pagesa kryhet online ky verifikim nuk ka nevojë të kryhet e kështu mund të gjenerojmë automatikisht certifikatën elektronike për subjektin.

Nga ana tjetër, aplikimet për nënshkrim elektronik të administratorëve të bizneseve, veç verifikimeve për pagesën e kryer, kërkojnë dhe verifikimin e informacioneve të vendosura nga qytetari, që e lidhin këtë të fundit me subjektin për të cilin aplikojnë si administratorë.

Kjo pasi AKSHI, si Ofrues i Kualifikuar i Shërbimeve të Besuara (OKSHB), duhet të garantojë vërtetësinë atributeve të vendosura në nënshkrimin elektronik të mbajtësit të nënshkrimit. Ky është një proces që kërkon kohë dhe realizohet nga punonjësit e sektorit të çelësave publik pranë AKSHI-t. Për sa më sipër nënshkrimet elektronike nuk mund të gjenerohen automatikisht nga sistemi.

Nga ana tjetër, aplikimet për nënshkrim elektronik të administratorëve të bizneseve, veç verifikimeve për pagesën e kryer, kërkojnë dhe verifikimin e informacioneve të vendosura nga qytetari, që e lidhin këtë të fundit me subjektin për të cilin aplikojnë si administratorë”, theksohet në sqarim.

AKSHI gjithashtu kërkoi që bizneset të bëjnë kujdes me delegimin e procedurës për aplikimet e nënshkrimit elektronik te zyrat e kontabilitetit dhe të mos neglizhohen njoftimet paraprake për datën e përfundimit të vlefshmërisë.

“Një dukuri shqetësuese që vihet re shpesh nga ana jonë, është fakti se shumë biznese e delegojnë kryerjen e kësaj procedurë tek zyrat e kontabilitetit apo persona të tretë. Kjo sjell që njoftimet e personalizuara periodike që nisen drejt çdo përdoruesi nga ana jonë, për të treguar kujdes për datën e përfundimit të validitetit të nënshkrimit elektronik, të neglizhohen.

Neglizhenca ndaj njoftimeve të përfundimit të validitetit bëjnë dhe që pjesa më e madhe e aplikimeve për rinovimin e nënshkrimit elektronik të lihet për në moment të fundit, si rasti konkret i shprehur në e-mailin tuaj.

Së fundi duam të ritheksojmë se asnjë aplikim nuk është jashtë afatit të marrjes së shërbimit të kërkuar dhe se gjykojmë se këtu nuk ka një situatë e cila pritet të rekuperohet nga ana e AKSHI”.

Pagesa online është një lehtësim për bizneset, pasi nuk duhet të presin gjatë, për t’u pajisur me Certifikatë apo Nënshkrime Elektronike që ju nevojiten në punët e tyre të përditshme./ Monitor

akshi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan