Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
GREQI- Shkatërrohet një grup kriminal në Greqi. Mësohet e grupi kriminal përbëhej nga tre shqiptarë dhe një grek.
Grupi kriminal ushtronte aktivitet në shitjen e drogës në zona të ndryshme të Athinës. Në kuadër të një operacioni të organizuar, u arrestuan 3 shqiptarë dhe një grek, ndërkohë që u kryen 5 kontrolle banesash dhe një tjetër në një biznes.
Nga hetimet paraprake rezultoi se bëhet fjalë për një grup kriminal me veprimtari të vazhdueshme, me strukturë hierarkike dhe me role të dallueshme mes anëtarëve të tij, i cili merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe cannabis, në zona të ndryshme të Athinës.
Për sa i përket metodologjisë së funksionimit, anëtarët e organizatës komunikonin kryesisht nëpërmjet aplikacioneve online (Viber), duke shmangur përmendjen e emrave në biseda për të vështirësuar identifikimin e tyre, ndërkohë që përdornin emra të koduar për lëndët narkotike që trafikonin. Nga hetimet rezultoi se 43-vjeçari Arjel Tafilaj nga Selenica, ishte drejtuesi, i cili merrte çdo vendim lidhur me grupin, ndërsa ishte i informuar përpara se të merrej ndonjë veprim nga anëtarët e tjerë.
31-vjeçari Ledjo Harizi nga Luftinja e Memaliajt, si një anëtar kyç i grupit, zëvendësoi 43-vjeçarin aty ku ishte e nevojshme, duke mbajtur një biznes legjitim që grupi e përdorte për mbledhje dhe vendimmarrje.
55-vjeçari Viktor Leme nga Lushnja, kryente shpërndarjen e drogës dhe komunikimin me “klientët”, duke ndjekur me besnikëri udhëzimet e drejtuesve të organizatës, ndërsa 29-vjeçari grek Spyridon Antoniou furnizohej nga grupi i mësipërm dhe shpërndante sasi kokaine dhe cannabisi.
Gjatë operacionit policor, Arjel Tafilaj u arrestua teksa drejtonte automjetin tip “Smart” me targa IYP-2976, ndërsa me pas i’u sekuestrua edhe fuoristrada tip “Porsche Caynne” me targa shqiptare AB 766 JI që përdorej për transportin e drogës.
Gjatë kontrollit personal i’u gjetën 150 euro dhe 1 celular ndërsa gjatë kontrollit të banesës i’u gjetën 1770 euro. Gjatë kontrollit personal të të dashurës së tij, shtetases shqiptare R. N, u gjetën 2250 euro, të cilat deklaroi se i’a kishtë lënë në ruajtje Tafilaj.
Ledjo Harizi u kap nga policia në drejtimin e automjetit me targa KNH-6034. Gjatë kontrollit personal i’u gjet 1 celular. Gjatë kontrollit në binzesin e tij u gjetën 4 celularë dhe 145 euro, ndërsa në banesë i’u gjetën 3750 euro, 52 dollarë, 500 lira suedeze, 1600 lek shqiptare, 1 pistoletë me mulli tip “S&WCTG” me 6 fishekë 38 mm, 1 pistoletë tip “COURT 9 COUPS UNIQUE”, 1 pistoletë me ajër tip “TSS”, 1 pistoletë replica me një krehër, 2 fishekë 9 mm, 48 fishekë 32 mm, 1 krehër me 8 fishekë 0.32, 1 thikë, 2 celularë, 2 karta SIM dhe automjeti “Opel Astra” me targa BKX-5340 që shërbente për transportin e drogës.
Viktor Leme u kap nga policia në drejtimin e mjetit “Fiat Panda” me targa ZNE-6901 dhe gjatë kontrollit personal i’u gjetën 350 euro dhe 1 celular. Gjatë kontrollit të banesës i’u gjetën rreth 71 gram kokainë, rreth 33 gram cannabis, 1 peshore elektronike dhe 150 euro.
Policia greke ushtroi kontroll edhe në banesën e Ervin Lavane ku nuk e gjet asgjë e paligjshme. Por jashtë banesës së tij u gjet i parkuar automjeti tip “Audi A8” me targa shqiptare AB 227 MZ në pronësi të Ledjo Harizi, i cili u sekuestrua si produkt i përfituar nga veprimtaria e paligjshme.
Nga hetimet e policise greke dyshohet se 3 shtetasit shqiptarë kanë bashkëpunuar në mbi 300 raste shitjeje të lëndëve narkotike.
Gjatë caktimit të masës së sigurisë, 3 shtetasit shqiptarë janë lënë në “Arrest në burg” duke u transferuar në burgun e Koridhalos.
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme janë miratuar datat e provimeve të Maturës Shtetërore në sesionin e vjesht&eu...
Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO INDI- Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i mbledhur në N...
Votim TIRANË- Në Tiranë, ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që mësohet se po kryhen pas dakordësimit mes Partisë Sociali...
Tiranë TIRANË- Shqipëria ka aktualisht mbi 356 mijë banesa të pabanuara ndërsa çmimet e apartamenteve jan&eu...
foto ilustruese KAVAJË- Një sipërfaqe e madhe toke me pemë është përfshirë nga flakët në Kavajë...
foto ilustruese ELBASAN- Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan ka dënuar 22 persona nё kuadёr tё “Operaci...
Laurent Fuçia TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 25 korrik vendimin lidhur me ankimin e krye...
Kryetari i KLSH TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit është i vetmi institucion i pavaruar që nuk ka përfunduar procedurën...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ditën e sotme ka...
Besnik Hoxha TIRANË- Gjyqtari i 21 janarit, Besnik Hoxha është përjashtuar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kole...