Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
TIRANË- Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili ishte shoferi i betonieres me të cilën u përplasë për vdekje 4 të rinjtë në Fushë Prezë, është arrestuar sot nga policia. Krrashi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Sipas informacioneve policore, automjeti ku u dhëtonin katër të rinjtë me shpejtësi të lartë është përplasur me betonieren që ishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin. Po ashtu bëhet me dije se shoferi nuk kishte lejen e drejtimit për këtë kategori automjetesh. Pas aksidentit i riu është larguar nga vendngjarja
Më tej bëhet me dije se në pranga është vënë edhe Valentin Krrashi, i afërm i 24-vjeçarit, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka larguar nga vendi i aksidentit, 24-vjeçarin. Policia ka arrestuar gjithashtu menaxherin e firmës, shtetasin Daniel Koxha, për prodhimin e betonit, në të cilën ishte i punësuar shtetasi Aleksandër Krrashi për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se menaxheri nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh. Ndërkohë është shpallur në kërkim administratori i firmës së betonit, 27 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, për aksidentin e ndodhur në Fushë Prezë, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. K., 24 vjeç, drejtuesi i automjetit betoniere, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në segmentin rrugor ”Vorë - Fushë Krujë”, automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin E. L., 25 vjeç (i pajisur me leje drejtimi), që dyshohet se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, ka goditur nga pas betonieren me drejtues shtetasin A. K. (pa leje drejtimi për këtë kategori mjetesh), që kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin. Nga goditja, automjeti tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi dhe 3 pasagjerët. Pas aksidentit, drejtuesi i betonieres është larguar nga vendngjarja;
-V. K., 25 vjeç, i afërm i 24-vjeçarit, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka larguar nga vendi i aksidentit, 24-vjeçarin;
-D. K., 34 vjeç, me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, në të cilën ishte i punësuar shtetasi A. K., për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se menaxheri nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.
-Gjithashtu, është shpallur në kërkim administratori i kësaj firme, shtetasi S. H., 27 vjeç. Punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Foto ilustruese TIRANË - Shqipëria u rendit në vendin e 89 në Indeksin e Lumturisë për vitin 2025, një publikim i Kombev...
TIRANA- Sanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë” po zhvillohet ditën e sotme në GJKKO. Nga kjo seancë janë...
TIRANA- I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, vijoi edhe sot dëshminë e tij në GJKKOku po zhvillohet seanca për dosjen "P...
Veliaj TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga marrja në pyetje e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Vel...
ITALI- Autoritetet italiane kanë goditur një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku në pranga janë...
Prokurori Shehaj KPA TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 19 mars me parashtrimet në ...
TIRANA- Sanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë” po zhvillohet ditën e sotme në GJKKO. Nga kjo seancë janë...
KORÇË- Një stallë është përfshirë nga flakët në fshatin Ravonik të Korçës, ku si pas...
LUSHNJE- Një 27-vjeçar është plagosur me thikë në fshatin Krutje të Lushnjës. Policia bën me dije se se i ...
Paratë e sekuestruara MORINË - Një 44-vjeçar me origjinë nga Kosoavë është proceduar penlaisht nga Policia pasi k...