AKTUALITET

Akuzohet se vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, shqiptari dënohet me 14 vjet burg

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Janar 2026, 08:02

Akuzohet se vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, shqiptari

37-vjeçari shqiptar Artur Cerria, është dënuar me 14 vite e 2 muaj burg për vrasjen e bashkëkombësit të tij, 38-vjeçarit Dritan Xhepaxhiu, i njohur edhe si Idrizi, raportojnë mediat italiane.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 gusht 2024, në Tavullia të Italisë,  kur Xhepaxhiu humbi jetën pas një konflikti mes palëve. Sipas hetimeve, Cerria kishte pranuar autorësinë e vrasjes, ndërsa prokuroria e konsideroi ngjarjen si vrasje me dashje.

Nga dosja hetimore mësohet se përplasja dyshohet se kishte ardhur pas një përshkallëzimi konfliktesh, ku viktima ishte paraqitur në banesën e Cerrias së bashku me dy persona të tjerë, të armatosur me mjete të forta. Autopsia ka konfirmuar se janë kryer disa goditje me thikë, njëra prej të cilave rezultoi fatale.

Gjatë seancës në Gjykatën e Pesaro-s, mbrojtja e Cerrias ka këmbëngulur në tezën e vetëmbrojtjes, duke pretenduar se 37-vjeçari ishte sulmuar dhe goditur me çekiç, duke pësuar dëmtime serioze në kokë dhe një prognozë mjekësore mbi 40 ditë. Për këtë arsye, avokatët kërkuan pafajësi ose njohjen e tejkalimit të kufijve të vetëmbrojtjes.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i familjes së viktimës kishte kërkuar dëmshpërblim në vlerën e 2.8 milionë eurove, por gjykata vendosi një kompensim prej 50 mijë eurosh në total.

Pas shpalljes së vendimit, avokatët e Cerrias kanë paralajmëruar se do të ankimojnë dënimin në Apel, pasi të njihen me arsyetimin e plotë të gjykatës, duke vijuar të mbrojnë versionin e vetëmbrojtjes.

Ndërkohë, gjykata ka shpallur të pafajshëm nipin 24-vjeçar të Cerrias, i cili akuzohej për fshehje provash, konkretisht për zhdukjen e thikës së përdorur në ngjarje. Trupi gjykues pranoi argumentet e mbrojtjes, sipas të cilave arma nuk është gjetur kurrë dhe ekzistonte edhe lidhja familjare mes të akuzuarve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan