DW: Studentët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës! Kryeministri kërkon bisedime, por bën akuza
Gjatë ditës së 12 të protestës studentore u hodhën molotovë, gurë, objekte në flakë, gaz lotsjellës dhe...
Gjatë ditës së 12 të protestës studentore u hodhën molotovë, gurë, objekte në flakë, gaz lotsjellës dhe...
Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës masive të studentëve dhe të rinjve të zhvilluar më 24 tetor në Tiranë, duke...
Çmimet e larta të karburanteve po rëndojnë mbi buxhetet familjare dhe po ndryshojnë zakonet e përdorimit të automjeteve. ...
Qytetarët në Serbi votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në një klimë të tensionuar politike, pas prote...
“New York Times” i ka kushtuar një artikull protestës së të shtunës në Tiranë, ku studentët protestuan s&e...
Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës, ka pësuar hemorragji gjatë ndërhy...
Dita sjell mundësi të reja, emocione dhe sfida për shenjat e zodiakut. Nga marrëdhëniet në çift te karriera dhe financat,...
Një qendër e presionit të ulët atmosferik, e zhvilluar përkatësisht mbi Adriatik, do të sjellë në vendin tonë...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...

Gjatë ditës së 12 të protestës studentore u hodhën molotovë, gurë, objekte në flakë, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Studentët vijuan të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Tri ditë qetësie u pasuan nga një e shtunë përplasjesh të ashpra në rrugët e kryeqytetit. Dita e 12 e protestës studentore pati molotovë, gurë, objekte në flakë, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Studentët vijuan të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili, vetëm pak orë përpara protestës, përsëriti ftesën për dialog, por edhe akuzat për grupe të dhunshme të infiltruar mes tyre. Bilanci i përplasjeve ishte 13 të lënduar, mes protestuesve, policisë dhe përfaqësuesve të medias.
Ora 14:00 i gjeti studentët sërish përpara Ministrisë së Arsimit. Përplasjet me policinë nisën vetëm pak minuta më vonë, për t’u përshkallëzuar përgjatë pasdites e deri në mbrëmje, në rrugë, sheshe e zona të ndryshme të Tiranës.
Koshave të mbeturinave dhe objekteve të tjera iu vu zjarri, ndërsa flakët përfshinë edhe derën e Ministrisë së Mjedisit. Në drejtim të Bankës së Shqipërisë u hodhën molotovë, ndërsa policia ndërhyri me ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë demonstruesit.
Mes tymit, flakëve dhe përplasjeve me forcat e rendit, protestuesit vijuan të kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e kthyer ditën e 12-të në një nga episodet më të tensionuara të protestave.
Rama kërkon dialog, por bën akuza
Kryeministri Edi Rama e nisi edhe këtë të shtunë me një tjetër ftesë për dialog, për t’u rikthyer vetëm pak orë më vonë me akuza për grupe të dhunshme të infiltruar në protestën studentore. Përpara Kryeministrisë, një stol i madh betoni mbante fletë me mbishkrimin “Dialog”, një gjest simbolik që kreu i qeverisë e përsërit prej pesë ditësh.
Por brenda paradites, Rama doli përkrah ministrit të Brendshëm Ervin Demo, duke folur për persona me precedentë kriminalë, grupe të radikalizuara dhe individë të nxitur e të paguar për të ushtruar dhunë. Kryeministri tërhoqi paralele me protestat në Francë dhe Itali, duke bërë të ditur se Shqipëria po bashkëpunon me këto dy vende për masa të reja sigurie.
“Duke qenë se njëkohësisht në të tria vendet tona, flama e terrorit urban të ANTIFA-s është shfaqur me forcën e vet të verbër” – u shpreh Rama.
Krahas akuzave dhe paralajmërimeve për masa ndaj dhunës, Rama pranoi se një pjesë e pakënaqësive që kanë nxitur protestën janë legjitime. Ai përmendi shtrenjtimin e jetesës, vështirësitë e strehimit dhe kërkesat për më shumë meritokraci e barazi sociale. Ai premtoi masa konkrete.
“Ne jemi absolutisht të fokusuar dhe së shpejti do të bëjmë me dije dhe cilat do të jenë masat që do të marrim” – deklaroi kryeministri.
13 të lënduar nga përplasjet
Përplasjet lanë pas 13 të lënduar: tetë protestues, tre efektivë policie dhe dy përfaqësues të medias. Nëntë prej tyre u paraqitën në Spitalin e Traumës, mes të cilëve një protestues me dëmtime në sy.
“Njëri prej të cilëve i lënduar në sy, po i nënshtrohet ekzaminimeve. Jashtë rrezikut për jetën”- njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Në QSUT morën trajtim një protestues dhe një efektiv policie, të cilët më pas lanë spitalin.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) raportoi dy incidente të tjera ndaj gazetarëve gjatë protestës së së shtunës, duke e çuar në 45 numrin e rasteve të dokumentuara ose të raportuara nga 13 deri më 24 tetor. Mes tyre përfshihen dhuna fizike, kërcënimet, pengimi i raportimit dhe sulmet verbale ndaj përfaqësuesve të medias./DW
Qytetarët në Serbi votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në një klimë të tensionuar politike, pas prote...
“New York Times” i ka kushtuar një artikull protestës së të shtunës në Tiranë, ku studentët protestuan s&e...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog drejtuar studentëve dhe të rinjve që prej ditësh protestojnë...
Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një artikull përsh...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart Xhaferrin, pas raportim...
Monika Kryemadhi ka komentuar protestën dhe tensionet e regjistruara në Tiranë, duke u shprehur se dhimbja e shkaktuar nga përplasjet nuk pr...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka parlajmëruar thirrjen e të tjera protestave kombëtare. Nga selia blu, Berisha u shpreh se studentët po l...
Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ka reaguar pas protestës së sotme në Tiranë, duke shprehur shqet&e...
Kryedemokrati Sali ngriti akuza të forta në drejtim të Policisë së Shtetit, në një reagim në ditën e 12 të pro...
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve. Berisha i ka b&...