
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re të dendur tymi që ka mbuluar një pjesë të mirë të qytetit.
Vatra e zjarrit ka rënë brenda pyllit me pisha, pranë vijës hekurudhore në zonën e Zvërnecit, ndërsa tymi është i dukshëm nga disa lagje të Vlorës.
Banorët dhe pushuesit në qytetin e Vlorës në ndihmë të zjarrfikësve për të izoluar flakët dhe për t’i shuar ato. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, duke detyruar forcat zjarrfikëse të vendosin në dispozicion të gjithë personelin për izolimin e vatrës.
Zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme dhe rrezikon të përfshijë një sipërfaqe të madhe me pyje dhe bimësi, ndërsa ekziston rreziku që flakët t’u afrohen edhe bizneseve dhe ambienteve të tjera pranë zonës.
Në terren ndodhen shërbimet zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat e tjera të emergjencës, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës së prekur dhe të respektojnë udhëzimet e forcave në terren, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve vijon.
Siç edhe më herët korrespondneti i Top Channel Mikel Marsi raportoi, menjëherë pas sinjalizimit, drejt zonës janë nisur forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Sipas të dhënave paraprake, situata paraqitet e vështirë për shkak të përhapjes së zjarrit në një zonë me bimësi të dendur dhe erës që favorizon avancimin e flakëve.
Burime nga shërbimi zjarrfikës bëjnë me dije se aktualisht ne Vlorë janë aktive pesë vatra zjarri njëkohësisht, çka ka vështirësuar ndarjen e forcave në terren. Përveç zjarrit në Pyllin e Sodës, ndërhyrje po kryhen edhe në Dukat, pranë tunelit të Llogarasë, në zonën e Parkut të Mallrave dhe në Triport.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Korrik16:15
Vatër zjarri në Zvërnec/ Tymi i dendur mbulon Vlorën
Një vatër zjarri është shfaqur në zonën e Zvërnecit, ndërsa reja e madhe e tymit është përhapur dhe &eu...
AKTUALITET
26 Korrik16:00
Dallgë të fuqishme dhe erë e fortë, ngrihet flamuri i kuq në plazhet e Vlorës
Era e fortë dhe deti i trazuar kanë ndryshuar panoramën në bregdetin e Vlorës mesditën e kësaj të diele, duke detyruar...
AKTUALITET
26 Korrik14:40
Ish-partnerja e Nertil Buzit rrëfen momentet e tmerrit: Hyri në dhomën time me armë, më detyroi ta ndiqja pas
Grupi hetimor pritet të marrë sërish në pyetje 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-part...
AKTUALITET
26 Korrik14:21
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër/ Grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca
“Ai ishte një djalë që kishte bërë shumë gola”, kështu shprehen në Londër disa shqiptarë, të...
AKTUALITET
26 Korrik14:02
"Molla e sherrit" një vajzë, zbardhet plagosja e 22-vjeçarit
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e së shtunës, 25 korrik, në fshatin Gjorm t&eu...
AKTUALITET
26 Korrik13:11
Donacionet, fondet publike dhe akuzat për keqmenaxhim: Çfarë po ndodh në QSUNT?
Në shkurt të këtij viti, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” publikoi në faqen e saj zyrtare një list&e...
AKTUALITET
26 Korrik12:50
Mbushte makinën me naftë dhe paguante me euro false, kapet 'mat' 24-vjeçari
Një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Durrës pasi dyshohet se përdorte kartëmonedha të falsif...
AKTUALITET
26 Korrik12:39
Të shtëna me armë, në pranga një 38-vjeçar, procedohen 9 persona
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër p&eu...
AKTUALITET
26 Korrik12:26
VIDEO/ Denoncimi i qytetarit: Përsëri digjen mbetjet në landfillin e Fushë-Krujës, kamionët vazhdojnë të shkarkojnë plehrat!
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranjat News për të denoncuar djegien e mbetjeve në landfillin e fshatit Ha...
AKTUALITET
26 Korrik12:09
Pogradec/ Kishte pikasur defektin dje dhe u kthye për ta rregulluar, detaje nga vdekja e elektricistit
Policia e Korçës po heton ngjarjen e rëndë të ndodhur sot (26 korrik) në Pogradec.
Sipas informacioneve dhe banorëve jas...