Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Detaje të tjera janë mësuar lidhur me arrestimin e 40-vjeçarit Armando Pacanit në Dubai. Mediat braziliane kanë zbuluar me shumë detaje lidhur me jetën e tij dhe aktivitetin kriminal të shqiptarit, i cili deri vetëm pak ditë më parë ishte një ‘fantazmë’ për autoritetet shqiptare dhe ato të huaja. Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (Interpol) e arrestoi Pacanin në Dubai, pasi po hetohej në Brazil për drejtimin e një grupi kriminal që dërgonte kokainë në Europë.
Kapja u bë më 29 korrik, e kryer nga policia e Dubait, por u raportua vetëm pak ditë më pas nga Interpoli. Në Dubai, shqiptari jetonte si CEO i një kompanie metalesh, duke ndërtuar fasadën e një biznesmeni, kur në fakt negocionte tonelata droge. Pacani është i martuar me një grua gjermane dhe prej kohësh jetonte në Brazil. Nga hetimet vlerësohet të ketë nxjerrë në treg 17 ton ‘mall’ me vlerë 3.8 miliardë dollarë, duke u kthyer në një nga shitësit më të mëdhenj të kokainës në Europë.
Grupi i tij dërgoi të paktën 13 ngarkesa kokaine nga vendet e Andeve, nga portet e Rio Grande, në Rio Grande do Sul dhe Itajaí, në Santa Catarina. Droga fshihej në kontejnerë me ngarkesë të ligjshme, pa dijeninë e pronarëve të mallit, ose lihej në anije peshkimi. Një nga dërgesat u sekuestrua nga marina franceze pranë Sierra Leones në nëntor 2022. Varka e peshkimit mbante 4.6 ton kokainë në rreth 100 valixhe.
Për të gjitha mendonte Pacani! Që nga blerja e drohës, tek magazinimi, dërgimi në port...madje kujdesej se kush e merrte "mallin" në Europë. Por, aksioni iu ndërpre kur u fut në listën e të kërkuarve gjatë operacionit "Hinterland" që u zhvillua në mars të vitit të kaluar. Pacani, përveç emerit të tij, ishte i njohur në aplikacionin "SkyECC"edhe me nofkat Albanês (Shqiptari), Forbes dhe Globe.
Për të fshehur sasitë e mëdha të gjeneruara nga trafikimi ndërkombëtar, organizata kriminale përdori metoda të ndryshme të fshehjes së kapitalit. Grupi kishte një lloj banke paralele për të dërguar para jashtë vendit për të paguar furnitorët dhe rrjete të personave juridikë të parë për të qarkulluar fluksin financiar.
Në një deklaratë për të mbrojtur shqiptarin kanë dalë edhe avokatët e tij Eduardo Maurício dhe Diego Pereira Barrios deklarojnë, sipas të cilëve Pacani "është i pafajshëm"
"Ai është i persekutuar nga sistemi i drejtësisë braziliane sepse është shtetas i huaj. Kjo është vërtet absurde dhe një fyerje për drejtësinë,”-thanë ata.
Në mars të vitit të shkaur autoritetet evropiane dhe braziliane ranë në gjurmët e një organizate që trafikonte drogë të llojit kokainë me shtrirje nga Brazili deri në Dubai. Pas dy vite hetimesh u zbulua se organizata kriminale ka trafikuar 17 tonë drogë në Evropë, 12 nga të cilat janë sekuestruar. Asokohe "la Repubblica" e krahasonte rrjetin e shqiptarëve me ndranghetën, teksa shkruan se kanë karakteristika të njëjta.
“Nga një rrjet i vogël që vepronte në nivel lokal, tani e ka zgjeruar sferën e saj të ndikimit në vetë Amerikën Latine. Ata janë të organizuar, kanë para dhe një hierarki të ngurtë të bazuar në lidhjet familjare. Kanë të njëjtat karakteristika të 'ndranghetës, e cila mbetet mafia më e fortë ndërkombëtare. Grupin e drejtonte Armando Pacani, është i lidhur me një klan ballkanik. Gjurma e fundit e tij shfaqet në regjistrin e hyrjeve në Brazil në janar 2019. Njëzet muaj më vonë ai ishte nisur tashmë me një fluturim që e çoi nga Sao Paulo në Dubai. U zhduk. Që nga ajo ditë ai u bë një fantazmë,”- shkruanyr media italiane.
Si nisën hetimet
Hetimi që solli operacionin “Hinterland” filloi në mars 2021, pas një sekuestrimi prej 316 kilogramësh kokainë që ndodhi në Hamburg të Gjermanisë. Pas konfiskimit të drogës, u identifikua një furnizues me kombësi paraguajane, i cili po merrte kokainën e prodhuar në Bolivi dhe vende të tjera dhe po hynte në Brazil përmes Ponta Porã. Droga më pas transportohej me kamionë në Santa Catarina dhe Río Grande do Sul, ku ngarkesat ruheshin në kompanitë e organizatës kriminale pranë porteve të Río Grande dhe Itajaí. Nga atje ngarkesat u kontaminuan në dërgesa të ligjshme në bashkëpunim me menaxherët e logjistikës për t’u dërguar në kontinentin evropian. Ndërkohë në Europë, ishte përgjegjës për shpërndarjen në vende të ndryshme të rajonit shqiptari Pacani./ZËRI
Pistoleta e sekuestruar LEZHË- Të shtëna me armë janë dëgjuar ditën e sotme në lagjen “Skënderbeg&r...
pamje nga operacioni VLORË- Forcat RENEA kanë zhvilluar mbrëmjen e djeshme një operacion ‘blic’ në Vlorë. Sipas ...
foto ilustruese TIRANË- Censi, ose ndryshe numërimi i popullsisë, një nga ngjarjet më të mëdha për një vend, q...
foto ilustruese TIRANË- Për sipërmarrësit, rezultatet e Censit 2023 janë sinjale negative që në vend do të vijoj&eu...
foto ilustruese TIRANË- Përveç pakësimit, struktura e popullsisë është plakur dhe moshat e vjetra dominojnë. T&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Gazeta e njohur britanike “Metro” i ka kushtuar një reportazh turizmit shqiptar. Gazetarja Alice Mu...
Vjedhja SHKODËR- Dy persona kanë vjedhur një shumë të konsiderueshne eurosh në një pikë shërbimesh në...
Denaj KORÇË- Pas protestave të shumta, Ministria e Bujqësisë ka arritur të zhvillojë një takim me fermerët ...
KRUJË- Një zjarr është riaktivizuar në lagjen Bojë të Krujës. Pas fikjes së zjarrit në më...
Foto ilustruese TIRANË- Huatë që nuk kthehen në afat në banka, në raport me totalin, i janë rikthyer rënies në...