Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...

Aldo Bare, i dënuari përjetë si drejtues i "bandës së Lushnjës", kërkon të përfitojë ulje dënimi në Gjykatën e Lartë. Bare ka depozituar një rekurs në këtë gjykatë, që do të shqyrtohet nga një kolegj penal me relator gjyqtarin Sandër Simoni.
Më konkretisht, sipas njoftimit të Gjykatës së Lartë, Aldo Bare ka kërkuar uljen e dënimit me 45 ditë për vitin 2018.

Bare, njeriu që iu futi tmerrin qytetarëve të Lushnjes në vitet 1997-1999 u arrestua në Turqi dhe u ekstradua në vitin 2009. Ka qenë një nga efektivët më të mirë të Repartit Special 326, Briskutt, që tani njihet si RENEA. Pas ndryshimeve në vend, në vitin 1990, Bare largohet nga trupat speciale dhe emri i tij do të harrohej deri në verën e vitit 1997. Pas vrasjes së të vëllait të tij, Ramadan Shkurti, zë fill edhe Banda e Lushnjës dhe krimet e saj. Për këtë krim, Aldo Bare vrau dhe më pas masakroi duke i prerë kokën, rivalin e tij në Lushnje, Artur Daja.
Ai akuzohet për krijim të organizatës kriminale, 15 vrasje, për rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale në bashkëpunim nga organizata kriminale, vendosjes së eksplozivit në stadiumin e Lushnjës, për vendosjen në 2001 të eksplozivit në banesën e inspektorit të policisë, Idriz Shuli, për vrasjen në janar të vitit 2005 të Klodian Haxhiut, vendosje e eksplozivëve në mars të 2005 në një apartament në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, për vrasjen në korrik 2005 të Baki Taullahut dhe për një numër vrasjesh të tjera.
Si u krijua banda e Lushnjes
Zanafilla e “Bandës së Lushnjës” nis aty nga viti 1997. Gjithçka nisi pas një sherri mes Aldo Bares dhe Artur Dajës, pas një bisede telefonike mes dy miqve. Grindja mes tyre nuk do të mbaronte vetëm me një mbyllje telefoni. Sipas prokurorisë, Aldo Bare qëllon ndaj Artur Dajës, duke e plagosur, por vdes në vend një shoku i këtij të fundit, Genci Kashari. Por në këtë shkëmbim zjarri mes palëve ka mbetur i vdekur vëllai i Aldos, Ramadan Shkurti.
Pas ngjarjes, trupat e të vrarëve Ramadan Shkurti dhe Bardhyl Rabia janë mbajtur peng për një kohë të gjatë nga Artur Daja, që nuk ka lejuar marrjen e kufomave nga familjarët e tyre. Për t’u hakmarrë për të vëllanë e tij, Aldo Bare (Alferd Shkurti) krijoi bandën e armatosur, duke përfshirë edhe persona të tjerë të akuzuar në këtë proces. Kjo bandë ka pasur 15 anëtarë. Ndërkohë që tre nga të dyshuarit si anëtarë të së ashtuquajturës “banda e Lushnjës” janë vrarë, përkatësisht Gentian Kulla, Edison Xhafaj, Leonard Prifti.
Por mes tyre ka edhe një të penduar të drejtësisë. Ndihmësi i drejtësisë shqiptare ka rrëfyer në seancat gjyqësore të gjitha historitë e krimeve të kryera nga kjo bandë si dhe të gjithë emrat e anëtarëve që kanë shkrepur këmbëzën e pistoletës, apo butonin e lëndës eksplozive.Është i vetmi nga 15 pjesëtarët e “familjes së madhe” që ka kontribuar për të zbardhur të gjitha misteret e krimeve që mban mbi supe kjo bandë.
Marjo Begaj prej vitesh kultivon perime në fshatin Samaticë të Bashkisë së Dimalit, por nga viti në vit ky sektor po bëhet ...
“Si nuk pritën dot dhe një javë këto mediat, sa të merrja edhe unë lekët…” , shfryu i riu nga Libra...
Prokuroria e Fierit ka zbardhur detaje nga skema e mashtrimit me “piramidat online” që u zhvillua në Divjakë, ku një ditë...
56-vjeçari Përparim Mehmeti i cili u mbajt peng për disa orë në Tiranë nga dy të rinj, shokë të djalit të ...
Janë ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë dy drejtuesit e automieteve që që ka kryer parakalim të gabuar, njër...
Spiro dhe Dhespo Kalivioti, janë dy të moshuarit e dhunuar në Finiq të Vlorës nga dy persona ende të paidentifikuar q&...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se dhuna ndaj gazetarit të “Piranjave” tregon se si trajtohen mediet që kërkojnë ...
Në Shqipëri për vitin 2024 rezulton se 17% e fëmijëve të moshës nën 5 vjeç janë mbi peshë. Të d...
Që prej momentit kur Ujësjellësi i Fierit kaloi në varësi të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, shoqëria ka par...
Dy persona në Tiranë kanë rënë në prangat e policisë për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fat...