Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse
Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familje...
Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familje...
Vendi ynë do të ndikohet ditën e sotme nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me mot të kthjellët në pjes&eu...
Dashi Është e vështirë të frenosh oreksin e tepërt që dashi do të ketë gjatë kësaj dite. Në...
Harry Kane shpallet fitues i Topit të Artë 2026, duke kurorëzuar një vit të jashtëzakonshëm me fanellën e Bayern Munic...
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka deklaruar nga Pogradeci se procesi i reformës zgjedhore dhe asaj territoriale është në dorë të institucioneve shqiptare dhe se organizata që ai përfaqëson nuk ndërhyn në përcaktimin e modeleve politike apo zgjedhore. Ai u shpreh se Prezenca e OSBE-së ka mbështetur punën e komisionit të posaçëm për reformën, por theksoi se procesi ka ecur ngadalë dhe ka humbur kohë, ndonëse tani është rifilluar.
Sipas tij, një pjesë e rëndësishme e punës ka qenë edhe çështja e financimit të partive politike, që ai e cilësoi si element thelbësor të demokracisë. “Ne nuk jemi këtu për të propozuar një model të caktuar. Ka modele të ndryshme dhe çdo vend ka sistemin e vet,” u shpreh ai, duke theksuar se roli i OSBE-së është vetëm asistues në zbatimin e rekomandimeve të OSBE.
Ai shtoi se vendimmarrja për sistemin zgjedhor i takon vetëm shqiptarëve, duke përfshirë edhe çështje si numri i deputetëve në Kuvend, ku sipas tij ka argumente të ndryshme pro dhe kundër uljes apo rritjes së numrit. “Është një çështje e shqiptarëve dhe nuk është detyra jonë të komentojmë aspektet teknike të sistemit,” tha ambasadori, duke theksuar se çdo vend ka realitetin dhe nevojat e veta institucionale. Në lidhje me pyetjen e hartës territoriale ambasadori u përgjigj: “Nuk jam i sigurt që do shkoni me hartën e re territoriale, nuk e di do shikojmë, deri tani nuk kam dëgjuar që do të jetë gati një hartë e re e di që dhe këtu mendime të ndryshme, nuk është puna ime që të hy në këtë debat.”
Për pyetjen e pakënaqësive të partive të vogla në lidhje me reformën zgjedhore që dominohet nga partitë e mëdha ambasadori shprehet se: “Ky lloj diskutimi ekziston në vendet e tjera gjithashtu, edhe prapë mund të kuptoj edhe vendimin e atyre partive që konsiderohen që nuk respektohen në mënyrën e duhur dhe që nuk u jepen mundësi për tu zhvilluar. Por duhet thënë që ka shumë vende ku sistemi bazohet në parimin e dy palëve, një parti e madhe ose një koalicion partish të mëdha nga njëra anë dhe një koalicion partish të mëdha nga ana tjetër.
Ose dy parti, të mos flasim për Europën, por në Shtetet e Bashkuara ka dy parti, edhe gjithë përpjekjet që janë bërë nga aktorët e tjerë për të krijuar parti të tjera të vogla nuk kanë punuar atje dhe asnjëri nuk do të thotë që Shtetet e Bashkuara nuk janë një vend demokratik. Domethënë ekzistojnë sisteme të ndryshme. Jemi, mund të konsiderojmë që jemi akoma në periudhë tranzicioni në Shqipëri. Mendoj që duhet ta gjejnë një sistem që është më i përshtatshëm për vendin tuaj. Nuk e di, ka periudha që kanë vazhduar më shumë. Perandoria Osmane ka qenë këtu 500 vjet, komunizmi ka qenë këtu 45 vjet. Tranzicioni nuk tregon që nuk thotë që nuk ka zhvillim. Zhvillimi vazhdon dhe mendoj që tranzicioni do të vazhdojë, dhe vazhdon tek ne gjithashtu, tek ne gjithashtu ndryshohet nganjëherë sistemi zgjedhor. Jam francez, ju e dini që në Francë kemi patur disa reforma zgjedhore dhe jemi duke diskutuar. Në Francë ka disa parti që kërkojnë ndryshim të zgjedhjeve sepse konsiderojnë që sistemi i tanishëm nuk është i përshtatshëm.”.
Një sasi lëndë plasëse shpërtheu derën e brendshme të një banese trekatëshe në Rrilë të Lezhë...
Policia e Vlorës ka ndaluar dy shtetas të dyshuar për pengmarrje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. S...
Në mbledhjen e fundit, Bordi i Transparencës në datë 21 Maj 2026, vendosi të ulë çmimin e naftës me 5 lekë p&eu...
Policia e Vlorës ka arrestuar drejtorin e IMT-së Sarandë, Dorian Hoxha, i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës. Operaci...
Në procesin gjyqësor për pasuritë e sekuestruara, ka dëshmuar Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj, i njohur si “mbret&rdqu...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi nga foltorja e Kuvendit solli shqetësimet që vinë nga spitali i Lushnjës. Në interpelancë...
Guarda Civile spanjolle arrestoi më 8 maj një trafikant droge shqiptar, i kërkuar nga autoritetet franceze dhe spanjolle për vepra të...
Gjykata e Apelit ka vendosur që Prokuroria të rinisë hetimet për vrasjen e ish-policit Arben Bilali, i ekzekutuar më 30 janar 2019 n&...
Babai i Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej 8 gushtit 2022 është paraqitur paraditen e kësaj të enjteje në ambient...
Policia ka arrestuar një nga personat e dyshuar të përfshirë në grabitjen me armë të argjendarisë në Kamëz. ...