
Një kompani amerikane nga Florida ka ngritur padi kundër Air Albania para Gjykatës së Lartë të Anglisë dhe Uellsit, duke pretenduar shkelje të kontratave të qirasë për dy avionë të tipit A320-200.
Gat Aircraft and Engine Leasing Limited, degë e GA Telesis, e ka paraqitur padinë më 1 gusht në gjykatën britanike duke pretenduar se transportuesi kombëtar shqiptar ndaloi së paguari qiratë për dy avionët, respektivisht avionin ZA-ASM (msn 3676) dhe atë ZA-MMK (msn 4934), në mars 2025. GA Telesis gjithashtu pretendon se linja ajrore ka shkelur detyrimet e tjera ndaj palëve të treta, përfshirë Eurocontrol. Kjo e shtyu qiradhënësin të ndërpresë kontratat e qirasë.
"Në shkelje të mëtejshme të kontratës, Air Albania nuk ka arritur ta ridorëzojë avionin; dhe vazhdon të operojë në mënyrë të paligjshme avionin 3676 [ZA-ASM]," shkruan kompania amerikane në padi.
Ajo i ka kërkuar gjykatës një urdhër ndalimi kundër çdo operacioni të mëtejshëm me ZA-ASM, një urdhër për të konfirmuar ndërprerjen e kontratave të qirasë dhe për të ridërguar të dy avionët me motorë, paratë e papaguara të qirasë dhe dëme e kosto të paspecifikuara. Kapitali ka mundur të sigurojë dispozitivin e padisë së depozituar në gjykatën britanike.
Padia e GA Telesis ndaj Air Albania ne gjykaten britanike
Kompania amerikane tha se i bëri një kërkesë zyrtare Turkish Airlines, si garantues sipas marrëveshjes së qirasë së Air Albania, për pagesën e qirave të papaguara më 14 korrik, të cilën kompania turke refuzoi ta respektonte. Lajmi i padisë është bërë publik fillimisht nga Ch-Aviation, një portal zvicerian i specializuar në lajmet e aviacionit. Portali zvicerian ka kontaktuar edhe palët për këtë zhvillim. GA Telesis refuzoi të komentonte mbi procedurat ligjore në vazhdim, ndërsa Air Albania dhe Turkish Airlines nuk iu përgjigjën kërkesave të përsëritura të ch-aviation për koment.
Turkish Airlines mban një pjesë prej 49% të aksioneve në Air Albania. Të dhënat e Flightradar24 tregojnë se ZA-ASM është parkuar në Aeroportin e Stambollit që nga 6 gushti, pak pasi GA Telesis ngriti padinë. Disa media shqiptare raportuan se avioni ishte konfiskuar, megjithëse ch-aviation nuk mundi t'i verifikonte në mënyrë të pavarur këto pretendime.
Ndërkohë, avioni ZA-MMK është pezulluar në Aeroportin e Stambollit që nga 22 korriku 2024. Air Albania nuk operon më avionë të brendshëm dhe mbështetet vetëm në kapacitetin e avionëve të marrë me qira për të kryer aktivitetin e saj. Aktualisht kompania po operon me qira dy A320-200, nga Fly2Sky (LZ-FSA, msn 4247) dhe Dan Air (YR-DSE, msn 2479).

Kontrata e qirasë me amerikanët
Kontrata e qirasë mes GA Telesis, LLC dhe Air Albania u lidh në vitin 2023. Në atë kohë, kompania amerikane njoftoi dorëzimin e dy avionëve A320 me qira afatgjatë për Air Albania. Avionët ishin pjesë e flotës në pronësi të GA Telesis dhe iu dorëzuan Air Albania në tremujorin e parë të vitit 2023.
"Grupi i Qirasë, Investimeve, Financimit dhe Tregtimit (“LIFT”) i GA Telesis vazhdon trajektoren e tij të rritjes, duke blerë asete me cilësi të lartë, duke investuar në mirëmbajtje dhe duke i vendosur ato me qira afatgjatë. Këta avionë u blenë nga GAT vitin e kaluar me objektivin e ri-dislokimit të tyre në një treg global pasagjerësh në rimëkëmbje, duke mbështetur zgjerimin e shërbimeve ajrore të Air Albania në rajonin e tyre mes industrisë së udhëtimeve në përmirësim," thuhej në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të GA Telesis në atë kohë.
“Jemi të emocionuar që mbështesim planet e rritjes së flotës së Air Albania, ndërsa ato vazhdojnë t'u shërbejnë kërkesave në rritje të udhëtimit ajror të tregut të tyre”, do të shprehej atëherë David Ellis, Drejtor Global i Qirasë dhe Tregtimit në GA Telesis. Por Air Albania nuk pagoi paratë dhe tani çështja përfundoi në gjykatat angleze.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
4 Shtator16:29
“Riprezantim i kamufluar si dëgjesë”, Zhupa reagon për Kodin e ri Penal: Larg standardeve evropiane. Pas nisjes së Parlamentit do të...
Për kryetaren e komisionit të medias Ina Zhupa asnjë nga nenet problematike nuk është reflektuar me ndryshime në përputhje me...
AKTUALITET
4 Shtator16:27
Bllokimi i klinikës ‘International Medicare, aksionerët "ia mbathin"! Shisnin medikamente të skaduara që prej dy vitesh
Klinika ‘International Medicare’ u bllokua pasi nuk deklaroi 1 mln € fitime. Pas operacionit ku në pranga ra administratori E...
AKTUALITET
4 Shtator00:09
Mashtrimi miliona euro, si i manipulonte rrjeti kriminal me shtrirje edhe në Shqipëri pompat e benzinës. Pjesë e grupit grek edhe një shqiptar
Një rrjet i mirëorganizuar i kontrabandës së karburantit që vepronte në Atikës u godit nga policia greke ndërsa një...
AKTUALITET
4 Shtator16:08
Del foto e Gerjana Arapit, bashkëaksioneres së ‘International Medicare’! Klinika reklamonte transplant floku 980 euro
Kjo është Gerjana Arapi, 32 vjeç, bashkëaksionerja e klinikës private International Medicare, që u mbyll sot nga Policia e ...
AKTUALITET
4 Shtator15:49
Pjeshkat toksike me nikel, ekspertët do të hetojnë nëse metali i rëndë ka si shkak ujin e Devollit dhe të Shkumbinit
Pjeshka e Divjakës e kontaminuar me nikel është asgjësuar në Kroaci dhe nuk u kthye në vendin e origjinës. Kështu njof...
AKTUALITET
4 Shtator15:20
KED përfundon verifikimin për Gjykatën Kushtetuese, Denar Biba tërhiqet nga gara
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shpallur listën e kandidatëve të kualifikuar për vendin vakant të kreut ...
AKTUALITET
4 Shtator15:15
Pagesa nis këtë muaj, 250 lekë për të kaluar me makinë në tunelin e Llogarasë
250 lekë do të paguajë çdo shofer/e automjetesh për të kaluar tunelin e Llogarasë, duke nisur nga ky muaj. Zëvend&eu...
AKTUALITET
4 Shtator15:09
Ekzekutoi Artur Bashimin në Greqi, mamaja e vrasësit me pagesë pyet djalin: Ku i gjete kaq shumë para?
Një 27-vjeçar grek, person me precedent të mëparshëm penal, është arrestuar nga autoritetet greke si vrasës i 47-vje...
AKTUALITET
4 Shtator14:57
AKSHI pezullon tenderin 5 mln euro të internetit
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka pezulluar tenderin me vlerë 5 milionë euro për ofrimin e shër...
AKTUALITET
4 Shtator14:41
E rëndë/ 40-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni në Tiranë, humb jetën direkt
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Tiranës, ku një grua ka humbur jetën pasi ...