Për kryetaren e komisionit të medias Ina Zhupa asnjë nga nenet problematike nuk është reflektuar me ndryshime në përputhje me standardet evropiane. “Riprezantimi i sotëm, i kamufluar si dëgjesë ku s’u dëgjua askush nga shoqëria civile, nuk kishte ndryshuar aspak qasje të kodit penal ndaj lirisë së medias. Nenet problematike që cenojnë drejtpërdrejtë lirinë e shprehjes, lirinë e ushtrimit të profesionit të gazetarët dhe fjalën e lirë vazhdojnë dhe mbrohen me absurditete si në videon bashkëlidhur”, shprehet Zhupa.
Duke reaguar pas prezantimit të draftit të ri të Kodit Penal, Zhupa listoi nenet problematike dhe faktin se asgjë nuk është ndryshuar pavarësisht reagimit të Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt, partnerë të Nismës për Reagim të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) dhe organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri.
Ajo paralajmëron se do ta ndjekë prioritet këtë çështje pas nisjes së legjislaturës së re. “Me konstituimin e legjislaturës së re të kuvendit do e ndjek me prioritet absolut këtë çështje, duke përdorur të gjitha instrumentet kushtetues për të dëgjuar grupet e interesit, për të ndjekur standardet evropiane dhe për mos lejuar cenimin e lirisë së medias”, shkruan Zhupa.
Postimi i plotë:
Gazetarët do ndjehen të fyer po nuk i futem në burg; Gazetarët duhen mbajtur nën kërcënim penal; Gazetarët duhet të kenë frikë kur publikojnë lajme për qeverinë dhe për gjykatat; këto ishin disa nga postulatet e kodit të ri penal të Edi Ramës kundër lirisë së medias dhe gazetarëve.
Metodë represive dhe insistim djallëzor për të heshtur dhe kontrolluar gazetarët nëpërmjet kodit të ri penal, totalisht të papranueshëm me standartet europiane.
Riprezantimi i sotëm, i kamufluar si dëgjesë ku su dëgjua askush nga shoqëria civile, nuk kishte ndryshuar aspak qasje të kodit penal ndaj lirisë së medias.
Nenet problematike që cënojnë drejtpërdrejtë lirinë e shprehjes, lirinë e ushtrimit të profesionit të gazetarët dhe fjalën e lirë vazhdojnë dhe mbrohen me absurditete si në videon bashkëlidhur.
Neni 865 (Shpifja) rrit ndjeshëm dënimet, veçanërisht kur informacioni shpërndahet nëpërmjet kanaleve mediatike dhe përdoret si mjet kërcënimi i drejtëpërdrejtë për gazetarët.
Neni 863 (Fyerja) për fyerjet e rënda prezanton kritere të paqarta si “shqetësimi i opinionit publik” dhe “zakonet e mira”, duke mos pasur përkufizime të qarta dhe duke lënë mundësi për interpretim subjektiv dhe zbatim selektiv.
Neni 536 (Ndikimi në pavarësinë e gjykatës) është veçanërisht shqetësues pasi ndalon gjerësisht bërjen apo publikimin e komenteve mbi procedurat gjyqësore, duke ndërhyrë kështu drejtpërdrejt në rolin thelbësor mbikëqyrës të medias dhe duke minuar transparencën.
Neni 517 (Dhënia e Informacioneve) ndalon ‘dekonspirimin’ e operacioneve policore dhe hetimeve, duke prekur drejtpërdrejt punën e mediave, veçanërisht në rastet e investigimit. Kur një gazetar publikon informacion lidhur me një operacion ose hetim në proces, ligji tashmë e përkufizon si dekonspirim.
Për të gjitha këto kishte zero reflektim, përkundrazi një mbrojtje sharlatane për ti lënë të pandryshuara pavarësisht reagimit të Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt, partnerë të Nismës për Reagim të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) dhe organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri.
Ndërkohë që do duhet të kemi një kod penal që e trajton cështjen e gazetarëve dhe lirisë së medias në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës dhe rekomandimet e BE-së, dhe siç parashikohet në Udhërrëfyesin për Shtetin e së Drejtës dhe siç kërkohet nga shoqëria civile dhe komuniteti i medias.
Me konstituimin e legjislaturës së re të kuvendit do e ndjek me prioritet absolut këtë cështje, duke përdorur të gjitha instrumentat kushtetues për të dëgjuar grupet e interesit, për të ndjekur standartet europiane dhe për mos lejuar cënimin e lirisë së medias.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
4 Shtator16:27
Bllokimi i klinikës ‘International Medicare, aksionerët "ia mbathin"! Shisnin medikamente të skaduara që prej dy vitesh
Klinika ‘International Medicare’ u bllokua pasi nuk deklaroi 1 mln € fitime. Pas operacionit ku në pranga ra administratori E...
AKTUALITET
4 Shtator00:09
Mashtrimi miliona euro, si i manipulonte rrjeti kriminal me shtrirje edhe në Shqipëri pompat e benzinës. Pjesë e grupit grek edhe një shqiptar
Një rrjet i mirëorganizuar i kontrabandës së karburantit që vepronte në Atikës u godit nga policia greke ndërsa një...
AKTUALITET
4 Shtator16:08
Del foto e Gerjana Arapit, bashkëaksioneres së ‘International Medicare’! Klinika reklamonte transplant floku 980 euro
Kjo është Gerjana Arapi, 32 vjeç, bashkëaksionerja e klinikës private International Medicare, që u mbyll sot nga Policia e ...
AKTUALITET
4 Shtator15:49
Pjeshkat toksike me nikel, ekspertët do të hetojnë nëse metali i rëndë ka si shkak ujin e Devollit dhe të Shkumbinit
Pjeshka e Divjakës e kontaminuar me nikel është asgjësuar në Kroaci dhe nuk u kthye në vendin e origjinës. Kështu njof...
AKTUALITET
4 Shtator15:20
KED përfundon verifikimin për Gjykatën Kushtetuese, Denar Biba tërhiqet nga gara
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shpallur listën e kandidatëve të kualifikuar për vendin vakant të kreut ...
AKTUALITET
4 Shtator15:15
Pagesa nis këtë muaj, 250 lekë për të kaluar me makinë në tunelin e Llogarasë
250 lekë do të paguajë çdo shofer/e automjetesh për të kaluar tunelin e Llogarasë, duke nisur nga ky muaj. Zëvend&eu...
AKTUALITET
4 Shtator15:09
Ekzekutoi Artur Bashimin në Greqi, mamaja e vrasësit me pagesë pyet djalin: Ku i gjete kaq shumë para?
Një 27-vjeçar grek, person me precedent të mëparshëm penal, është arrestuar nga autoritetet greke si vrasës i 47-vje...
AKTUALITET
4 Shtator14:57
AKSHI pezullon tenderin 5 mln euro të internetit
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka pezulluar tenderin me vlerë 5 milionë euro për ofrimin e shër...
AKTUALITET
4 Shtator14:41
E rëndë/ 40-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni në Tiranë, humb jetën direkt
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Tiranës, ku një grua ka humbur jetën pasi ...
AKTUALITET
4 Shtator14:08
Fjala e lirë në burg, kur ligji bëhet kallëp për heshtje mediatike, Rakipi: Edhe ju do ta pësoni
Këtë të enjte u mbajt tryeza e dytë e prezantimit të draftit për Kodin e ri Penal.
Drejtori i Shkollës së Magjistratur&...