AKTUALITET

Analiza e VOA-s: Sky ECC, ‘arma’ e SPAK kundër krimit të organizuar sfidohet në Kushtetuese!

n.f Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2024, 21:32
Analiza e VOA-s: Sky ECC, ‘arma’ e SPAK kundër krimit të
Foto ilustruese

TIRANË- Komunikimet e aplikacionit Sky ECC i kanë dhënë Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri një avantazh në goditjen e krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij me politikën dhe biznesin, por përdorimi i tyre si prova po sfidohet së fundmi në Gjykatën Kushtetuese. Ky material është përgatitur nga gazetarja Klodiana Lala dhe është një bashkëpunim mes Rrjetit BIRN dhe Zërit të Amerikës.

Në Shqipëri, lufta kundër krimit të organizuar është transformuar nga një teknologji që më parë përdorej nga grupet kriminale për të komunikuar në fshehtësi. Sky ECC, një aplikacion i koduar që reklamonte privatësi absolute, është kthyer gjatë viteve të fundit në armën kryesore të Prokurorisë së Posaçme, duke zbuluar mijëra biseda që lidhin kriminelë, politikanë dhe biznesmenë në Shqipëri.

Falë zbërthimit të sistemit Sky ECC, SPAK ka goditur të paktën nëntë organizata të fuqishme kriminale, ka kryer dhjetëra arrestime dhe ka hedhur dritë mbi ngjarje të rënda të viteve të fundit. Këto komunikime konsiderohen gjithashtu nga prokurorët si një avantazh për të kuptuar më gjerësisht shtrirjen e krimit të organizuar shqiptar dhe depërtimin e tij në administratën publike dhe agjencitë ligjzbatuese.

"Sky na ka ndihmuar të kuptojmë shtrirjen e krimit të organizuar shqiptar, që përfshin Shqipërinë, Evropën, por edhe Amerikën Latine, Qendrore dhe Jugore. Na ka ndihmuar të kuptojmë nivelin e organizimit, fuqinë financiare që kanë grupet kriminale,” thotë prokurori i SPAK, Klodian Braho.

“Gjithashtu, na ka ndihmuar të kuptojmë edhe depërtimin e tyre në administratën publike, policinë, prokurorinë, si dhe në organet gjyqësore," shtoi ai.

Sky ECC është një aplikacion i zhvilluar nga kompania kanadeze Sky Global. Ky aplikacion ofronte kriptim të avancuar dhe përdorej gjerësisht nga organizata kriminale për aktivitete të paligjshme, si trafiku i drogës apo i armëve.

Megjithatë, në mars të vitit 2021, autoritetet franceze, belge dhe holandeze arritën t’i deshifronin komunikimet. Prokurori Braho thotë se mes përdoruesve të Sky ECC ishin me mijëra shqiptarë, si në territorin shqiptar, ashtu edhe jashtë tij.

“Gjuha shqipe është një nga gjuhët më të përdorura në platformën Sky ECC,” tha Braho.

Por jo të gjithë janë dakord me trajtimin e të dhënave të Sky ECC si prova gjyqësore. Njëri prej përdoruesve dyshohet se është biznesmeni Pëllumb Gjoka, një investitor strategjik i qeverisë, i cili akuzohet për vrasje me paramendim si pjesë një grupi të strukturuar kriminal që u godit gjatë operacionit “Metamorfoza” në korrik të vitit 2023.

Gjoka e ka ankimuar vendimin që e mban në burg në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar si të paligjshëm arrestimin e tij në bazë të provave të marra nga Sky ECC. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, njëherazi avokat i Gjokës, mbron idenë se përdorimi i këtyre të dhënave si prova gjyqësore përbën një shkelje të të drejtave të njeriut dhe rregullave të privatësisë.

"Jemi përballë faktit që kemi përgjime masive. Me një pajisje përgjuese, ndërmjet dy serverëve të komunikimit të pajisjeve Sky, është marrë i gjithë informacioni. Çfarëdo që të gjesh aty, mund ta përdorësh për të dhëna të sigurisë kombëtare, por jo si prova gjyqësore," tha Manjani.

"Ne nuk jemi në debat me Sky ECC. Ne jemi në debat gjyqësor me prokurorinë shqiptare dhe me gjykatat shqiptare. Të dhënat e përftuara nga Sky ECC duhet t’i nënshtrohen kontrollit të ligjshmërisë në vendin ku përdoren. Nëse në Francë del qoftë dhe një vendim gjykate që autorizon përgjimin e Pëllumb Gjokës, atëherë mund të pranojmë provat," theksoi ai.

Ankimi i Gjokës në Gjykatën Kushtetuese nuk është sfida e parë gjyqësore kundër përdorimit si prova të të dhënave nga aplikacioni i koduar. Padi të ngjashme janë bërë edhe në Gjykatat Evropiane. Ish- ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi shpjegon se të gjitha vendimet kanë qenë unanime dhe konvergojnë sipas tij në tre komponentë kryesorë.

“Së pari, është shumë e rëndësishme e drejta e mbrojtjes së privatësisë së personave, qoftë edhe nëse ata kanë ushtruar veprimtari kriminale. Së dyti, përgjegjës për mbledhjen e të dhënave dhe respektimin e standardeve është autoriteti dhe shteti ku ato janë mbledhur. Pra, përgjegjës është Franca, ajo i ka mbledhur dhe më pas i ka transmetuar. Gjykata e Strasburgut thotë se këto të dhëna janë mbledhur në përputhje me standardet franceze dhe ato evropiane,” tha Halimi.

“Së treti, çdo shtet duhet t’i analizojë dhe t’i përdorë këto të dhëna në përputhje me legjislacionin e tij. Gjithashtu, këto të dhëna duhet t’i nënshtrohen një shqyrtimi gjyqësor për t’u konsideruar të ligjshme," theksoi ai.

Edhe pse përdorimi i mesazheve të deshifruara nga Sky ECC u ka dhënë prokurorëve një avantazh të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar, dokumentimi i ngjarjeve kriminale të lidhura me këto mesazhe mbetet një proces hetimor kompleks. Për prokurorin Klodian Braho, ky proces kërkon kohë, kujdes dhe profesionalizëm.

“Në Sky mund të gjeni komunikime që kanë vlerë provuese, por mund të gjeni edhe opinione, hamendësime dhe thashetheme. Sfida e grupit të hetimit, prokurorit dhe hetuesve është të bëjnë një vlerësim sa më të saktë të këtyre komunikimeve. Kjo bëhet duke i ndërthurur komunikimet e Sky ECC me prova të tjera, dokumente dhe dëshmi nga dëshmitarët," theksoi Braho.

Më 19 dhjetor, trupa gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese do të vendosë mbi këtë çështje, duke përcaktuar nëse përdorimi i të dhënave të Sky ECC si prova përputhet me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare. Ky vendim do të ketë një ndikim të rëndësishëm mbi të ardhmen e luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri./ VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan