Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det
Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve ...
Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve ...
Donald Trump ka nisur një sulm të ri ndaj gazetares së CNN , Caitlan Collins, të cilën me sa duket ai e do ta urrej&eu...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Punonjësi i "Shqiponjave" që humbi jetën ne Maliq, Enea Mekolli Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashki...
Momente tensioni u regjistruan gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, menjëherë pas golit të shënuar nga skuadra mike. F...
Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama, një...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë m...
TIRANË - Gjithnjë e më shumë konsumi i veshjeve në vendin tonë po zhvendoset te mallrat e dorës së dytë, të njohura si të përdorura.
Pjesa e popullsisë që “investon” në veshjet e reja, kryesisht të rinjtë, po pakësohen nga emigrimi dhe rënia e lindjeve, ndërsa popullsia në moshë pensioni, që po zgjerohet, harxhon më pak për veshje.
Të dhënat e INSTAT treguan se gjatë vitit 2024, importet e veshjeve të përdorura në sasi shënuan rritje me mbi 81%. Gjatë vitit të kaluar u importuan 22,1 mijë tonë veshje të përdorura nga 12,2 mijë tonë në vitin 2023.
Importet e veshjeve të përdorura nga viti 2019 deri në vitin 2023 ishin rreth 12 mijë tonë, por në 2024 gati u dyfishuan në mbi 22 mijë tonë.
Me inflacionin e lartë të dy viteve të fundit ka një zhvendosje të blerjeve të konsumatorëve shqiptarë, të cilët kanë frenuar blerjen e veshjeve të reja, duke u zhvendosur tek të përdorurat.
Gjatë vitit të kaluar, importet e veshjeve të reja pësuan rënie në disa grupe ose qëndruan në vendnumëro.
Importet e veshjeve të reja në sasi ishin në rënie të lehtë për dytin viti radhazi më 2024.
Rënia e konsumit të veshjeve në Shqipëri mbart disa faktorë të shumëfishtë që kanë të bëjnë me tkurrjen dhe plakjen e popullsisë dhe me rritjen e fortë të çmimeve të mallrave të shportës.
Tkurrja e numrit të të rinjve, të cilët zakonisht priren të blejnë veshje të reja po ndikon negativisht konsumin. Gjithashtu popullsia e vendit po tkurret përveçse po plaket.
Vendi nisi të tkurret nga njerëzit që prej vitit 1990. Normat e ulëta të lindshmërisë dhe emigracioni ishin faktorët kryesorë që kontribuuan në zvogëlimin e popullsisë. Gjatë periudhës midis censeve 2011-2023, popullsia e vendit u tkurr me 420 mijë banorë.
Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se një në pesë individë (19,7%) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3%) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5% në Censin e 2001.
Moshat më të vjetra kanë strukturë të ndryshme konsumi nga të rinjtë dhe harxhojnë pak për veshje dhe zakonisht priren të plotësojnë nevojat në tregjet e dorës së dytë. Por veshjet e dorës në dytë janë kthyer në trend edhe për grupmoshat e tjera kudo në botë, për shkak se shpesh ofrojnë çmim të ulët kundrejt një cilësie të mirë.
Barometri i Ballkanit, një anketë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal që mat perceptimin e qytetarëve për situatën ekonomike, gjeti se më 2024 shqetësimi më i madh i shqiptarëve ishte inflacioni i lartë. Pas luftës në Ukrainë, çmimet e shportës në Shqipëri u rritën me ritme dyshifrore.
Njësoj si në Europë, qytetarët shkurtuan shpenzimet për veshje dhe këpucë. Edhe në Europë dhe më gjerë, shitjet e veshjeve të reja po përballen me rënie këtë vit, edhe pse inflacioni po stabilizohet duke thyer të gjitha parashikimet për rritje të shitjeve në fillim vit./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË - Në vitin 2022 Shqipëria kishte shpenzimet shëndetësore për frymë (publike +private), prej vet&e...
Foto ilustruese TIRANË - Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak t...
Tirane TIRANË- Në Tiranë qytetarët mendojnë se administrata e re amerikane nën drejtimin e Presidentit Donald Trump do të...
Foto ilustruese ITALI- Një rast dhune është regjistruar në Itali ku protagonist i ngjarjes ka qenë një 20-vjeçar shqip...
Durres SHKOZET- Banoret e rrugës "Prishtina" në lagjen 14 në Shkozet kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë. Ata kan&...
Moti i keq BULQIZË- Moti i keq i cili poshtoi vendin para disa ditësh nuk ka kaluar në disa zona të vendit. Mësohet se prej më...
kasandra cani dhe esma verlaku TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me sherrin e ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet, konflikt...
TIRANË- Dosja.al, ka zbardhur detaje të tjera nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Tik-Toke...
TIRANË- Dosja.al, ka zbuluar protagonistet e sherrit ditën e djeshme në Tiranë. Burime për Dosja.al, bëjnë m...
TIRANE- Një tjetër skandal përfshin Policinë e Shtetit. Një qytetare është paraqitur ditën e djeshme për të ...