AKTUALITET

Apartamentet po shiten në ajër edhe në Jug, çmimet arrijnë deri në 3,500 euro/m2

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Korrik 2023, 18:00
Apartamentet po shiten në ajër edhe në Jug, çmimet

Apartamentet nuk po shiten në ajër vetëm në bregdetin e Durrësit, siç po ndodh me pronat e projektit të “Durrës Yahts Marina”, por edhe në disa resorte që pritet të zhvillohen në Jug të vendit, por edhe në njësi të tjera të pasurive të paluajtshme.

Çmimet e apartamenteve në resortet e Jugut, sipas zyrave të shitjeve, variojnë nga 2,000 deri 3,500 euro për metër katror. Kërkesa për blerje apartamentesh në Jug është më e lartë se për vilat.

Blerjet e apartamenteve po rrisin edhe më shumë trendin e zhvillimit të modelit për investim të dhënies së tyre nëpërmjet qiradhënies, ku faktorët avantazhues mbeten fluksi i lartë i turistëve, çmimet e qirave dhe brandet e hoteleve që investitorë kanë sjellë në resorte.

Nga zyra e shitjeve të kompanisë “Concord Investment” u pohua për “Monitor” se resorti “Marina Bay Saranda” pritet të fillojë së shpejti dhe investitori ka si referencë shitjeje çmimin rreth 3,200-3500 për metër katror.

“Blerësit potencialë që kanë paraqitur kërkesë janë kryesisht të huaj të gërshetuar me blerës vendas, profesionistë të lirë që çmojnë Sarandën si destinacion turistik. Çmimet e qirave të apartamenteve janë rreth 400-500 euro nata në resorte të tilla me 5 yje të cilët janë në ndërtim e sipër”, u pohua nga zyra e shitjeve të “Concord Investment”.

Resorti “Marina Orikum”, investim që ka ardhur në kohë e projektuar dhe zhvilluar nga ana e një investitori italian, sot është në plan-zhvillimi me Vila Marinë dhe Apartamente Marinë, të pozicionuara brenda një Marinë.

Sipas “Concord Investment” çmimi i apartamenteve ekzistuese varion në varësi të pamjes nga 2,000 deri ne 2,500 euro/m2. Ndërkohë në investimin e ri atë të godinave të reja me standarde bashkëkohore çmimet fillojnë nga 2,500 euro/m2 deri ne 2,800 euro/m2 dhe 3,000 euro/m2, në varësi të pamjes panoramike (pent-house).

“Për të dyja projektet, ka kërkesa fillestare për prenotime dhe investitori është duke studiuar të ofrojë këto nivele çmimesh”, nënvizohet nga zyra e shitjeve.

Resorti “San Nicolas Residences” në Palasë është drejt përfundimit dhe sipas zhvilluesit të projektit, “Alba Investim” çmimi për apartamentet nisin nga 3,000 euro/m2.

Zyra e shitjeve thekson se kërkesa është e lartë dhe blerësit janë kryesisht “profesionistë të lirë”, noter, doktor, biznese, shqiptarë nga diaspora, të cilët kërkojnë të shfrytëzojnë potencialet që ka aktualisht zona, në trend për sa i përket blerjes për investim.

Cmimet e qirave janë minimalisht 500 euro/nata për apartamentet dhe tendence 700-1000 euro/nata për vilat”.

Ndërsa në resortin “Santorini Recidence” në Palacë referuar publikimeve të agjencive imobiliare, çmimet e apartamenteve variojnë nga 2,500 deri 2,700 euro për metër katror.

Kërkesë e lartë edhe për apartamente, shpesh në cash

Kërkesa mbetet e lartë në përgjithësi për bregdetin e Jugut, edhe për apartamentet, sipas operatorëve të tregut. Sipas tyre, në shumë raste blerjet bëhen edhe me para në dorë, duke ndikuar në rritjen e ofertës për valutë.

Çmimet fillojnë nga 1500-1700 euro për metër katror në zonën e Vlorës, për tu rritur më pas në varësi të pozicionit dhe llojit të pronës, deri në nivelet e 3500 euro, dhe tendenca është gjithnjë në rritje për shkak të zhvillimeve të pritshme në infrastrukturë, çka po përshpejton dhe më shumë blerjet.

Krahas blerjeve cash, ka dhe shumë të huaj që po e preferojnë bregdetin e Jugut teksa çmimet, pavarësisht rritjes, janë më të lira se në vendet e tjera bregdetare të rajonit, si në Kroaci, ku p.sh. në Dubrovnik sipas një kërkimi në internet në zonat e mira luhaten mes 4000-6000 euro/m2, apo në Budva ku shiten deri në afër 4 mijë euro/m2.

Shqiptarët blejnë në Tivar

Nga të pasurit e Shqipërisë më tepër interes për blerje pronash në Malin e Zi ka pasur për apartamentet në qytetin e Tivarit sipas Stela Dhami përfaqësuese ekzekutive për Shqipërinë dhe Kosovën në agjencinë “Colliers International”.

Dhami pohoi më herët për Monitor se sezoni më i gjatë turistik në Malin e Zi që mundëson të ardhura nga qiraja për gjatë gjithë vitit, si dhe çmimet më të lira të pronave luksoze se në Tiranë janë arsyet e shtimit të kërkesës për blerje apartamentesh nga shqiptarët.

Krahasuar me Malin e Zi, çmimet e pronave të luksit në bregdetin shqiptar janë më të shtrenjta se riviera e Tivarit që është po aq e njohur sa riviera e Budvës.

Sipas të dhënave të agjencive imobiliare në Malin e Zi çmimet më të shtrenjta të pronave janë në Budva dhe Kotor, ndërsa Tivari ofron çmime më të lira.

Sipas të dhënave të agjencive imobiliare çmimet e shitjes së apartamenteve të banimit në Budva variojnë nga 1,700 deri 3,800 euro për metër katror, ne qytetin e Kotorit 2,000 deri 3,500 euro për metër katror dhe në Tivar nga 1,400 deri 3,000 euro për metër katror.

Në Budva për ketë vit çmimet e apartamenteve luksoze variojnë nga 3,500 deri 6,000 euro për metër katror, në Kotor 3,500 deri 8,000 euro. Çmimet në këto zona janë rreth 14 deri 56% më shtrenjtë se pronat luksoze në resortet në Sarandë.

Ndërsa në qytetin e Tivarit çmimet e apartamenteve luksoze arrijnë 1,400 deri 3,000 euro, 16% më lirë se pronat e luksit në Sarandë. Krahasuar me Budvën dhe Kotorin pronat e luksit në Sarandë janë gati 2 herë më të lira.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan