Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg' për Sabah Nuzin, i arrestuar në shtator të këtij viti me urdhër të SPAK, për përfshirjen në vrasjen e Klevis Lleshit. 22-vjeçari u gjet i groposur dy vite pas zhdukjes së tij, ndërsa hetimet zbuluan se ekzekutimi i tij ishte një akt i mirëorganizuar i një hakmarrjeje të gjatë ndërmjet dy fiseve, Hoxha dhe Lleshi.
Sipas SPAK, Nuzi ishte ekzekutori dhe kishte marrë 50 mijë euro për vrasjen e Lleshit nga porositësi Aurel Hoxha, i cili ndodhet ende në kërkim. Në pranga ranë edhe dy të tjerë: Samet Loka dhe Sajmir Kolaveri, ky i fundit i arrestuar në Itali, që kishin rol ndërmjetësimi dhe ndihmës në realizimin e krimit.
Sabah Nuzi, 31 vjeç, rezulton me precedentë të shumtë penalë. Në vitin 2020 u arrestua nga Policia e Matit për kërcënim dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa në vitin 2012 ishte ndaluar për plagosjen me armë të tre personave.
Hakmarrja mes dy fiseve që nisi në Britani
Ngjarja tragjike është pjesë e një zinxhiri hakmarrjesh që nisi jashtë kufijve të Shqipërisë, në Londër. Konflikti midis dy familjeve nisi me vrasjen e Agim Hoxhës, i cili u gjet i djegur në makinën e tij në Mbretërinë e Bashkuar. Hetimet britanike zbuluan se ai ishte vrarë më parë dhe më pas ishte vendosur në makinë për të fshehur gjurmët. Si autorë të krimit u arrestuan Arben dhe Afrim Lleshi – ky i fundit për deklarata të rreme për të mbrojtur vëllanë.
Arben Lleshi e pranoi vrasjen, por mohoi djegien e trupit. Ai u dënua me 32 vite burg dhe në vitin 2016 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Megjithatë, drejtësia nuk e ndali zinxhirin e gjakut.
Historia e gjakmarrjes: viktimat njëra pas tjetrës
2013 – Vritet Xhavit Lleshi, babai i Arbenit, në një atentat në Pujkë, Burrel.
2016 – Ekzekutohet Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit, në fshatin e lindjes.
2017 – Rrëmbimi i Artan Lleshit, djali i Hajredinit, në Burrel. Ai u pa për herë të fundit në Kamëz dhe rezulton i zhdukur.
2020 – Zhduket Klevis Lleshi, trupi i të cilit u gjet i groposur dy vite më vonë. Ai ishte goditja e radhës e fisit Hoxha.
2023 – Arben Lleshi, i dënuar për vrasjen e Agim Hoxhës, vritet brenda burgut të Peqinit.
Ndërkohë që Apeli ka lënë në fuqi masën për Sabah Nuzin, hetimet e SPAK vijojnë për zbardhjen e plotë të këtij rrjeti hakmarrjesh dhe për gjetjen e Aurel Hoxhës, i cili konsiderohet truri i ekzekutimit të fundit. Policia dhe prokuroria janë në kërkim të bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë sagë kriminale që përfshin krime brenda dhe jashtë vendit.
Një 49-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Mirditë, pasi aksidentalisht ka rënë në lumin Fan...
Një turiste gjermane ka mbetur e plagosur një ditë më parë, ndërsa është rrëzuar nga ambientet e një komplek...
Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet për shpërndarje droge. Sipas njoft...
Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pas një serie kërcënimesh të rënda dhe aktesh p...
Parametrat e ish-kryetarit të PS dhe ish-kryeministrit Fatos Nano mbeten stabël. Bëhet me dije se situate neurologjike e ish-liderit socialist...
LA REPUBBLICA Ka një pistë shqiptare në hetimin për atentatin ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci. Emri mbi të cilin janë përq...
Janë sekuestruar në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit 61 kilogramë kanabis, e cila ishte e ndarë në 120 pako dhe...
Policia ka zbuluar detaje në lidhje me kapjen e një sasie prej 61 kilogramësh kanabis në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”. Një automj...
Biznesmeni Elman Abule, i marrë i pandehur për dosjen e Erion Veliajt, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kund&eu...