Urdhëruan lirimin e protestuesve/ Taulant Balla sulmon Prokurorinë e Tiranës
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...

Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe pastrim parash, që lidhet me grupin Çopja–Çela. Sipas Prokurorisë së Posaçme, hetimi pasuror, i zhvilluar paralelisht me procedimin penal nr. 187/2023, ka identifikuar pasuri që dyshohet se janë produkte të veprimtarisë kriminale, të regjistruara në emër të personave nën hetim dhe familjarëve të tyre.
Me vendimin e datës 14 tetor 2026, Gjykata e Posaçme ka caktuar sekuestron mbi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të shtetasve A.Ç. dhe F.C.
Konkretisht, është sekuestruar një sipërfaqe toke arë prej 2.000 metrash katrorë në Sharrë të Tiranës, në bashkëpronësi të shtetasit A.Ç. dhe shtetases A.Ç. Gjithashtu, janë sekuestruar kuotat 100% të shoqërisë “Check Company” sh.p.k., me adresë në rrugën e Dibrës në Tiranë. Në pronësi të kompanisë rezultojnë 25 automjete.
Sipas SPAK, organizata kriminale kishte shtrirje ndërkombëtare dhe bashkëpunonte me grupe të tjera për transportimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine drejt porteve europiane, përfshirë Hamburgun dhe Anversin. Fitimet dyshohet se investoheshin në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj.
Hetimet janë mbështetur në analizën e komunikimeve të enkriptuara në platformën SkyECC dhe në bashkëpunimin me Europol-in dhe autoritetet e Belgjikës, Francës, Holandës, Gjermanisë dhe Italisë.
Prokuroria thotë se janë evidentuar rolet e pjesëtarëve të dyshuar dhe është dokumentuar zinxhiri i transferimit të parave të përfituara nga aktiviteti kriminal. Në kuadër të këtij procedimi janë caktuar masa sigurimi personal ndaj 16 personave.
Veprat penale nën hetim përfshijnë trafikun e narkotikëve, pastrimin e parave, grupin e strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të tij.
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Një aksident ka ndodhur në aksin kombëtar Berat–Lushnjë, pranë fshatit Barbullinjë, ku një autobus i linjës Berat&...
Një prej pedagogëve pjesëmarrës në protestë ka mbajtur një fjalim të fortë drejtuar efektivëve të polic...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Pas organizimit përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, në vijim të protestave kundër qeverisë...
Të paktën 38 punonjës të medias janë sulmuar, penguar ose plagosur, shumica prej tyre nga punonjës të policisë. Insti...